‘Sony’ paraqet ‘Vaio’ – ‘notebook’-un më të lehtë në botë

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
‘Sony’ paraqet ‘Vaio’ – ‘notebook’-un më të lehtë në botë

Korporata japoneze “Sony” do ta lansojë “notebook”-un më të lehtë 8 inçësh në botë, duke u kyçur kështu në tregun në rritje e sipër të laptopëve ultra të lehtë

Laptopi i ri i “Sony”-t, me emrin “Vaio”, është paraqitur në panairin “Consumer Electronics Show” në Las Vegas. Ai do të shfrytëzojë sistemin operativ të “Microsoft”-it – “Windows Vista”, do të përdorë të gjitha programet që gjenden në laptopët e dimensioneve standarde, kurse me një çmim prej rreth 900 dollarësh, ai do të veçohet nga ofertat e laptopëve të tjerë të kësaj kategorie.
Ky laptop ultra i lehtë është përshtatur për përdorimin e internetit dhe, me disa të tjerë të kategorisë së vet, paraqet pikën e vetme të ndritshme të industrisë elektronike gjatë muajve të fundit.
“Sony” ka thënë se “Vaio”, me trashësi të celularit mesatar dhe me peshë pak më të madhe se gjysmë kilogrami, do të jetë në dispozicion me porosi shumë shpejt, derisa në SHBA do të jetë i pranishëm edhe në shitjen me pakicë.

Kosovasot
 
Back
Top