Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sondazhi: Vetëvendosje e para, PDK e dyta, ndërsa LDK e pesta

Sondazhi online i organizuar nga Gazeta Express zgjoi interesim të jashtëzakonshëm dhe për 5 ditë sa zgjati sondazhi morën pjesë 20 mijë e 327 votues.

Sondazhi: (Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këte të dielë, cilin subjekt politik do ta votonit?) është realizuar me qëllim të matjes së opinionit online të lexuesve të Gazetës Express, por edhe si rezultat i shumë zhvillimeve politike që kanë ndodhur muajt e fundit e që kanë sjellë edhe ndryshime të mëdha në perceptimin publik për parti apo opsione të caktuara politike.

Vetëvendosje e para me 31.8% apo 6468 vota, PDK renditet e dyta me 20.8% apo 4232 vota, AAK e treta me 12.9% apo 2621 vota, e katërta Partia e Re (Ilir Deda dhe Mimoza Kusari) me 12.0% apo 2440 vota, ndërsa LDK ndodhet tek në pozitën e pestë me 10.8% apo 2188 vota, NISMA e gjashta me 6.4% apo 1306 vota, si edhe e fundit AKR me 5.3% apo 1072 vota.


LEXO EDHEHyseni e quan të shtrembëruar dhe të paqëndrueshëm artikullin e NYT

Rezultatet e sondazhit janë online dhe mund t’i shihni duke KLIKUAR KثTU.

Aplikacioni për VOTIM është i verifikuar dhe është jashtëzakonisht i sigurt. Të dhënat e votimit janë konfidenciale dhe shfrytëzohen vetëm për matjen e opinionit dhe shfaqjen e rezultatit të sondazhit.

Gazeta Express ka rifilluar serinë e sondazheve online që qëllim kryesor kanë matjen e opinionit të komunitetit online, si edhe kontribuimit të vazhdueshëm në zhvillimin e debatit të mirëfilltë demokratik rreth politikës në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare.

Ditët e ardhshme do të vazhdojmë me sondazhe tjera në lidhje me tema të ndryshme.
sondazh-express-fb-express_1464620724-8416402.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back