Sondazhi për zgjedhjet: Basha 54. 8 %, Rama 43. 6 %. اfarë mendojnë qytetarët e Tiran

MasteR

I'm offline
Kandidatet-per-Bashkine-e-Tiranes-te-shoqeruar-nga-bashkeshortet-ne-celjen-zyrtare-te-fushates1-.jpg

Kandidati i “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha fiton 54. 8 % të votive, ndërsa kryebashkiaku Edi Rama 43. 6 %. Kandidati i partisë Komuniste Hysni milloshi fiton 0.4 %, ndërsa 1.2 % nuk pranojnë që të shprehen. ثshtë ky përfundimi i një sondazhi të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushatash në lidhje me procesin zgjedhor të 8 Majit për Bashkin e Tiranës. Në këtë sondazh janë shpërndarë 500 pyetësorë dhe ai përfshin periudhën 8-15 prill. Sipas organizatorëve të sondazhit, në shqyrtim janë marrë vetëm personat që do votonin në zgjedhjet e 8 majit dhe që ishin votues të asaj qendre votimi ku po zhvillohej pyetësori.
Sondazhi
Sipas të dhënave të bëra publike, 54. 8 % e të anketuarve do të votojnë në zgjedhjet vendore të 8 Majit, kandidatin Lulzim Basha dhe 43. 6 % e tyre do të votonin për kandidatin e “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama. Marzhi i gabimit pr kët sondazh sipas organizatorëve është llogaritur në 8 %, por edhe pas kësaj sërisht Basha del fitues i zgjedhjeve me 50.4 % dhe Rama me 48 % të votave të të anketuarve. Nëse do ti referoheshim votave të partive, atëherë pro partisë Socialiste kanë votuar 43. 2%, për Partinë Demokratike 49.6 %, për LSI-në 4 %, për partitë e tjera 2.4 %, ndërsa 0.8 % nuk japing asnjë lloj informacioni. Ndërkohë, si prioritet 39. 8 % e të anketuarve rendisin punësimin si çështje parësore, për të vijuar më tej me 22.35 % për infrastrukturën, 16.2% për mirëqënien, 4.9 për të rinjtë, 4.5 projkte konkrete, 3.3 arsim, 2. 4 % rritje pensionve, 2 % ulje çmimesh, 1. 6 gjelbërim, 0.8 % ulje taksash. Personave të përfshirë në këtë sondazh i janë drejtuar pyetje edhe mbi kandidatët, Rama dhe Basha, çfarë ato mendojnë për aftësitë, kulturën, ndershmërinë etj. Mendimin për çdo kandidat po e japim të plotë si më poshtë:
Opinioni për Ramën: 24 % mendojnë se është punëtor, 15 % arrogant, 15 % mashtrues, 14 % i aftë, 7 % korrekt, 7 % i zgjuar, 6 % i konsumuar, 5 % i paaftë, 5 % i ndershëm, 2 % jo familjar
Opinion për Bashën: 26 % mendojnë se është i aftë, 19 % i kulturuar, 11 % i zgjuar, 10 % mashtrues, 9 % i paaftë, 6 % punëtor, 5 % s’jell ndryshimin, 5 % s’bën për kryebashkiak, 5 % diplomat, 2 % barbar, 2 % i besueshëm.
 
Back
Top