SONDAZHI : Koalicioni i majtë merr 46 përqind, koalicioni i djathtë 44 përqind

Love

βeℓℓe â๓e
Sondazhi në “Ora News” : Koalicioni i majtë në avantazh, PD fiton si parti. Sondazhi i parë për këto zgjedhje është prezantuar nga IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News.

sondazh.jpg


Ajo që bie në sy është se shqiptarët e kanë ndjerë shumë krizën ekonomike. Po ashtu shumica e tyre janë të pakënaqur me qeverisjen. Ndërkohë vetëm 28.9 përqind thonë se zgjedhjet do i fitojë koalicioni i Berishës. Kurse 45.6 përqind thonë se do fitojë koalicioni i Edi Ramës. 24.9 përqind thonë se nuk e dinë.

Ndërkohë koalicionin e majtë e votojnë 46 përqind, kurse koalicionin e djathtë 44 përqind.

PD është me një pikë përpara PS-së. LSI merr 5.5 përqind, kurse FRD dhe AK marrin nga 4.8 përqind. Megjithatë 20 përqind nuk e kanë vendosur akoma votën e tyre. Sondazhi është kryer me 1 mijë zgjedhës në Shqipëri. Ata janë ndarë në gjininë, moshën dhe vendin ku banojnë. Marzhi i gabimit 3.2 përqind.

Sondazhi është kryer për koalicionet që janë regjistruar tashmë. Sondazhi ka përfunduar të martën në darkë, më 30 prill dhe dje janë përpunuar të dhënat. Sondazhi është realizuar nga periudha 27-30 prill. Intervistat janë kryer me telefon fiks ose celular. Të pyetur se a do të votojnë më 23 qershor, 76.6 përqind thonë se do votojnë me siguri.



Rezultatet për votimin

Koalicioni i Edi Ramës- 46.0 përqind
Koalicioni i Sali Berishës- 44.0 përqind



PS-36.0 përqind
LSI-5.5 përqind
PSD-1.0 përqind



PD- 37 përqind
PR- 1.5 përqind
PDIU- 1.5 përqind



FRD- 4.8 përqind
AK- 4.8 përqind

Në krahasim me 4 vjet më parë, si jetohet

50.6 përqind thonë se jetohet më keq.
20.3 thonë se jetohet më mirë.
27.3 përqind thonë se janë në të njëjtën mënyrë.

Problemet më urgjente në Shqipëri


65.5 përqind thonë papunësia.
33.2 përqind thonë korrupsioni.
24.6 përqind thonë zhvillimi ekonomik.
24.6 përqind thonë varfëria.
20.2 përqind thonë rrogat dhe pensionet e ulëta.
19.5 përqind thonë shëndetësia.

Në drejtim të bashkimit me Kosovën:

65.5 përqind janë pro.
29.1 përqind janë kundër.
5.6 përqind thonë nuk e di.

Ju do preferoni që mes Shqipërisë dhe Kosovës të kishte:

61.1 përqind duan një integrim të fortë ekonomik dhe doganor.
27.1 përqind duan një shtet federativ/bashkim.
11.8 përqind thonë se nuk e dinë.

Sa e rëndësishme është që Shqipëria të bëhet pjesë e BE?

51.8 përqind thonë se është shumë e rëndësishme.
32.1 përqind thonë se është e rëndësishme.
10.5 përqind thonë se është pak e rëndësishme.
4.2 përqind thonë se nuk është aspak e rëndësishme.

Si e vlerësoni punën e qeverisë në fushën e politikave ekonomike

48.2 përqind e vlerësojnë negativisht.
33.9 përqind e vlerësojnë pozitivisht.
14.1 përqind as pozitivisht, as negativisht.
3.8 përqind nuk e di.

Si e vlerësoni punën e opozitës nën drejtimin e Edi Ramës

Pozitivisht- 31.5 përqind
Negativisht- 37.2 përqind
As pozitive, as negative- 21.1 përqind

Kush do fitojë zgjedhjet e ardhshme?

Koalicioni i Sali Berishës- 28.9 përqind.
Koalicioni i Edi Ramës- 45.6 përqind.
Nuk e di- 24.9 përqind
Tema
 
Back
Top