Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sondazhi: 40% e grave me depresion dhe ankth

15038303555472.jpg

Një sondazh që ka marrë në pyetje mbi 10 mijë femra australiane, zbuloi se 40% e tyre janë diagnostikuar nga profesionistët me depresion apo ankth.

Sondazhi mbi shëndetin e grave nga “The Jean Hailes Women’s Health”, i publikuar këtë të dielë, gjeti gjithashtu se 60% e femrave nuk përmbushin periudhën e rekomanduar prej 2.5 orësh në javë aktiviteti fizik, për shkak se shumë prej tyre ndihen “shumë të lodhura”, ose sepse e kanë tejet “të vështirë” të gjejnë kohë për stërvitje.

Dy në 5 gra të intervistuara, të grumposhave 18-89 vjeç, e konsideronin vetveten paksa mbipeshë, ndërsa 20% thanë se janë tërësisht mbipeshë. Vetëm një e katërta ishin kontrolluar për infeksione seksualisht të transmetueshme në 5 vitet e fundit. Studimi zbuloi gjithashtu se 95% e grave ishin jo duhanpirëse.

Drejtoresha e këtij sondazhi, Helen Brown tha se gjetjet kanë ngritur shqetësim veçanërisht mbi gjendjen shëndetësore të grave të reja.

“Femrat nga 18 në 35 vjeç kanë nivele të larta, përtë mos thënë më të lartat, të ankthit”, tha ajo, e cila për këtë rezultat fajëson edhe teknologjinë dhe mediet sociale.

“Mendoj se ato i dedikojnë shumë kohë dhe ushtrojën shumë presion ndaj vetvetes për të qenë ‘gjithnjë gati’ për t’u shfaqur në Instagram apo rrjete të tjera, gjë që nënkupton se në pjesën më të madhe të kohës femrat janë me telefonin e tyre në duar dhe të gatshme për të publikuar foto”, tha Brown.

Sondazhi i pyeste femrat se çfarë i shqetësonte gjatë dy javëve të fundit, e thuajse gjysma e tyre binin dakord se “shqetësoheshin shumë për gjëra nga më të ndryshmet”.

Më shumë se 40% raportuan se ndiheshin në ankth, nervoze dhe të limitet e durimit, ndërsa shumë të tjera deklaruan se ndihen rregullisht të mërzitura apo të inatosura. Shtimi i ankthit te gratë vjen edhe si pasojë e mbingarkesës së informacioneve shëndetësore në dispozicionin e tyre “online”.

/ Top Channel
 
Citim; “Mendoj se ato i dedikojnë shumë kohë dhe ushtrojën shumë presion ndaj vetvetes për të qenë ‘gjithnjë gati’ për t’u shfaqur në Instagram apo rrjete të tjera, gjë që nënkupton se në pjesën më të madhe të kohës femrat janë me telefonin e tyre në duar dhe të gatshme për të publikuar foto”, tha Brown.

hahahahahahahahhaha,tani ose psikologet kane ngele pa pune,ose grate na jane hutuar..:P
 
Kjo muzike redukton ndjeshem stresin. E testuar nga neurologe

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back