Sonata e Sonadës

1651562387254.png
Nga Ben Blushi


Isha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave.

– Të të bëj një fotografi?- e pyeta.

– Nuk është e mundur,- tha ajo.

– Fotografia ime nuk është për keq,- i thashë.

– Ky është Ben Blushi,- tha një grua tjetër,- pranoje, nuk ka problem.

– Për çfarë i bën këto foto?- tha vajza.

– Dua të bëj një libër me njerëz të bukur,- thashë unë.

– Mendon se jam e bukur?

– Shumë,- i thashë.

– Mirë, por a mund të më nxjerrësh vetëm me kurriz?- tha vajza.

– Të paktën në profil,- i thashë.

– Sot jam pak e skuqur,- tha vajza.

– Si quhesh?- e pyeta.

– Sonada.

– Sonata?

– Ma ngatërrojnë shumë njerëz, Sonada, jo Sonata!

– Kur je mbuluar?

– 14 vjeç.

– Je e lumtur?

– Shumë e lumtur.

– Po mami është e mbuluar?

– Mami u mbulua 2 muaj përpara meje.

– Pra ti u mbulove nga mami?

– Unë u mbulova, sepse e ndjeva.

– Po motra është mbuluar?

– Motra është praktikante, nuk është mbuluar, por mezi po pret.

– Dëgjon muzikë?- e pyeta.

– Është e ndaluar,- tha Sonada.

– Po si mund të jetosh pa muzikë, a ka gjë më të bukur?- e pyeta.

– Është e provuar që muzika dëmton veshët- tha Sonada.

– Po në dasma shkon?

– Kam shkuar,- tha Sonada.

– Nuk ke kërcyer asnjëherë?

– Pothuajse nuk kërcej,- tha Sonada.

– Duhet të dëgjosh muzikë,- i thashë,- nuk ka asgjë të keqe.

– Këngët kanë shumë fjalë të papërshtatshme,- tha Sonada.

– Sa vjeç je?

– 19.

– Çfarë shkolle ndjek?

– Për infermieri.

– Të lejojnë në shkollë të mbuluar?

– Po aty ka dhe vajza të tjera si unë.

– Kur do martohesh?

– Kur ta vendosë Zoti.

– Po si do njihesh me dikë kur nuk del, nuk dëgjon muzikë, nuk shkon në disko dhe nuk të lejohet të takosh djem?

– Përmes lutjes,- tha Sonada.

– Pra ti lutesh edhe për të gjetur një djalë?- e pyeta.

– Unë kam përcaktuar karakteristikat e njeriut me të cilin dua të jetoj dhe lutem që ai të shfaqet.

– Po a gjendet burri duke u lutur?

– Edhe familja mund të ndihmojë,- tha Sonada.

– Pra do fejohesh me mblesëri?

– Mblesëria nuk është e keqe, por familja nuk do bëjë asgjë pa më pyetur mua.

– Çfarë është Zoti për ty?

– Zoti është diçka kaq e madhe sa nuk përshkruhet dot me fjalë.

– A mund ta hedh foton tënde në Instagram?

– Mund ta hedhësh.

– Je një vajzë shumë e mirë Sonada.

– Duhet të iki,- tha Sonada.

– Do marrësh abdes?- e pyeta.

– E mora abdesin, tani do lutem.

– Lutje të mbarë!- thashë unë.

– Faleminderit!- tha Sonada.

Albanianpost.com
 
"Muzika dëmton veshët."
Edhe thikat janë armë që vrasin, por e përdorim për të prerë bukën. Jo vjehrrën 😄🙈
 
Po me mbushet mendja qe ky Blushi i sajo vete keto histori. Sinqerisht! lool
Ate tipin qe e kish fotografuar tek xhamia Dine Hoxha, shume njerez qe falen perdite ne ate xhami sikur kishin thene qe nuk e njihnin :D Cudi!

Dhe nepermjet ketyre rrefimeve, po t'i lexosh thellesisht, Ben Blushi nuk eshte aq naiv. Po sjell ne menyre shuuuuume te rafinuar ate qe do Blushi te paraqese. :D

Ku s'me doli njehere para t'me beje mua 1 foto e t'perfundoje duke ul shikimin Blushi, e jo une! 😋
 
Ben Blushi ... I ben foto se do te bej nje liber me njerez te bukur loool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top