Somalia njeh pavarësinë e Kosovës

sabah

Anëtar i Respektuar
PRISHTINE- Republika e Somalisë është vendi i 69-të që e ka njohur sot, më 19 maj, zyrtarisht Republikën e Kosovës- thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit Hyseni, i cili gjendet në Neë York, Ministria e Punëve të Jashtme e Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Më tej në notën diplomatike thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Po ashtu në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe koekzistencën paqësore në Ballkan.
(telegrafi)
 
Titulli: Somalia njeh pavarësinë e Kosovës

Vendi qe na paska njohur. Shpresojme ta avancojme mardheniet me Somalin edhe ne nivel ambasadash se kemi cfare kembejme mes vete. Pirat, piroman, gangster.......sa pervoja do shkembejme :dance:
 
Titulli: Somalia njeh pavarësinë e Kosovës

Cdo shtet qe na njeh eshte per te miren tone. Insha-Allah edhe vendet e tjera nga mbare bota do na njohin.
 
Titulli: Somalia njeh pavarësinë e Kosovës

Falenderoj Somalin per gjestin fisnik ! Zoti qofte me ta !
 
Back
Top