Shefi i Politikes se Jashtme dhe Sigurise ne BE, Havier Solana ka deklaruar se misioni EULEX do te vendoset ne tere territorin e Kosoves sipas planit te veprimit te miratuar kohe me pare nga Bashkimi Evropian. Gjate nje konference per shtyp me sekretarin e pergjithshem te NATO-s Jap de Hop Shefer, Solana ka shprehur shpresen e tij qe EULEX te vendoset ne fillim te dhjetorit.
“Shpresoj qe vendosja e EULEX te filloje sa me shpejt, mundesisht ne daten 2 dhjetor dhe te shtrihet ne tere territorin e Kosoves ne baze te planit te veprimit te miratuar kohe me pare”, ka pohuar Solana.
Shefi i diplomacise evropiane ka shtuar me tej se per ligjet qe duhet te zbatoje misioni ne fjale ne Kosove ka diskutuar edhe ne takimin me sekretarin e pergjithshem te OKB Ban Ki Moon, si dhe me shefin e EULEX, gjeneralin francez Iv de Kermabon.
Top-Channel