Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sociale / britani e madhe - njث milion njerثz pثrdorues tث kokainثs

Sipas një studimi të Ministrisë së Brendshme britanike, numri i përdoruesve të kokainës në Britaninë e Madhe është rritur me 25 për qind vetëm brenda një viti.
Kjo rritje veç të tjerash është tepër shqetësuese, pasi bëhet fjalë për moshat nga 16 deri në 24 vjeç, që rezultojnë se janë më shumë se gjysma e një milion konsumatorëve të kokainës, njoftoi e përditshmja "Daily Mail", që citon burime nga Ministria e Brendshme.
Sipas të përditshmes britanike, ekspertët theksojnë faktin se droga mund të kushtojë edhe më pak se një gotë verë. Një ndikim të madh te rinia ka edhe fakti se kokaina përdoret shpesh edhe figurat e famshme të shoqërisë. Por ka edhe nga ata që fajësojnë qeverinë se ka dështuar në luftën kundër përdorimit të drogës.
Nga studimi rezulton se 439 mijë prej atyre që përdorin kokainë, janë rreth 20 vjeç. Më tej një person në dhjetë pranon se të paktën një herë ka provuar të përdorë kokainë, tre herë më shumë se 15 vjet më parë.
Alarmi është dhënë më së shumti për adoleshentët, sepse sipas shërbimit shëndetësor kombëtar, gjatë këtij viti rreth 60 adoleshentë të moshës 18-vjeçare janë shtruar në spital për abuzime me përdorimin e kokainës. Në vitin 1999 kjo shifër ishte vetëm 16 në vit. Ndërsa Kolegji i Emergjencave Mjekësore deklaroi se shtrimi në spital i të rinjve me probleme kardiake të provokuara nga përdorimi i kokainës, tashmë është bërë rutinë.
Rezultati i këtij studimi konfirmon alarmin që u dha një muaj më parë nga OKB-ja. Sipas OKB-së, Britania e Madhe është "kryeqyteti evropian i kokainës". Dhe për sa i përket emergjencave spitalore që provokon ky fenomen, mjekët kërkojnë një rregull të ri me "tolerancë zero", shkruan e përditshmja Independent
ShtypiDites
fotoLajmet.php
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back