Sms-ja për Berishën, reagon Besnik Sulaj

Pas pretendimeve të Sali Berishës se ka marrë një sms kërcënuese nga Besnik Sulaj, i cili njihet ndryshe edhe si Beso i Tajvanit, ky i fundit ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp dërguar mediave.

“Mendoj qe ky eshte nje episod i pakendshem per te gjithe. Shpresoj qe asnje biznesmen dhe asnje qytetar te mos perndiqet politikisht si une per me shume se 15 vjet periudhe gjate se ciles jo vetem me kane detyruar te paguaj gjoba por mjerisht jam bere pjese e leksikut poitik te ketyre viteve, une punoj drejt!”, – shkruhej në njoftimin e Sulajt.

“Gjithkush mund ta kontrolloje punen time. Une nuk dua qe femijet e mij ashtu sic deshiroj per femijet e kujtdo tjeter te rriten ne nje vend ku barra e proves bie mbi te akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e ben ate antar partie” – përfundonte ai.

Mapo
 
Back
Top