SMS e Bashos për Yllka Shehajn: O të marr ty o vdes, kujdesu për fëmijët e mi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Ilia-basho-333333-YLLKA-SHEHAJ-prere1-300x238.jpg

Leonard Bakillari

Tiranë “O të marr ty, o vdes! Kujdesu për fëmijët e mi po nuk u bë kjo”. Ky është mesazhi telefonik që Ilia Basho, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e bashkëshortes, i dërgonte të dashurës së tij, disa ditë para ngjarjes së 2 shkurtit. Bashkë me të, janë zbardhur edhe një sërë provash mbi bazën e të cilave organi i akuzës ka ngritur dyshimet për organizim të vrasjes nga Ilia Basho, për të cilin Gjykata e Apelit vendosi dje masën e sigurimit “arrest me burg”. Ky mesazh si dhe deklarimet e disa personave që kishin njohje me çiftin Basho i kanë mjaftuar prokurorisë për të ngritur ndaj të arrestuarit dyshimet si organizator dhe bashkëpunor në vrasjen e të shoqes. Mirela Zharkalli, motra e viktimës Eleni Basho, ka deklaruar në polici se marrëdhëniet bashkëshortore mes motrës së saj dhe bashkëshortit kanë qenë të mira, por kohët e fundit kishin pasur mosmarrëveshje. Një gjë e tillë është deklaruar edhe nga një tjetër dëshmitar, Vasil Dodi, i cili ka deklaruar se marrëdheniet mes çiftit Basho ishin si të çdo çifti tjetër. Sipas tij, kohët e fundit kishin filluar konfliktet dhe pakënaqësitë që kishin lindur si pasojë e xhelozisë nga një lidhje jashtëmartesore që Ilia Basho kishte krijuar. Ky fakt është pohuar në polici edhe nga Yllka Shehaj, e cila ka thënë se mes saj dhe te arrestuarit ka pasur një lidhje imtime. Kjo lidhje është deklaruar e mbyllur nga ana e Shehajt, pasi ajo kishte nisur prej disa muajsh një lidhje tjetër. Në dëshminë e tretë të saj në polici, në orën 3:30 duke u gdhirë 21 marsi, Yllka Shehaj ka deklaruar se marrëdhëniet bashkëshortore të çiftit Basho ishin tronditur, ndërsa Ilia i kishte premtuar zgjidhjen e martesës me Elenin, për t’u lidhur më pas me të. Në dëshminë e saj, Yllka Shehaj ka pohuar se Ilia e kishte porositur që takimet e punës me Elenin t’i bënte pasdite. Por gjithashtu, Shehaj ka deklaruar në polici edhe një tjetër të dhënë, të cilën ia ka thënë më parë Ilia në lidhje me marrëdhëniet mes tij dhe bashkëshortes. Dëshmitarja ka treguar se bashkëshortja e ka kanosur Ilian se do ta helmojë, nëse i merr vesh ndonje lidhje jashtë martese. Një tjetër dëshmi e paraqitur si provë nga prokuroria është edhe ajo e shtetasit Jonuz Muça, financier i kompanisë, i cili ka patur dijeni se marrëdhëniet bashkëshortore të Ilias nuk ishin normale. Sipas tij, pas vrasjes Ilia i ka kërkuar atij që të takonte shtetasen Yllka dhe t’i thoshte që për dy-tre muaj të mos e takonte dhe të mos e merrte në telefon. Lidhur me mesazhin telefonik që policia ka rikuperuar në telefonin celular të Ilia Bashos, ai i thotë të dashurës së tij, Yllka Shehaj: “O të marr ty, o vdes. Kujdesu për fëmijët e mij, po nuk u bë kjo. Kam fshehur lekë në shtëpinë time”. Por sipas avokatit, këto prova nuk lënë asnjë dyshim se klienti i tij ka organizuar vrasjen e bashkëshortes. Avokati argumenton se përmbajtja e mesazhit nuk lë vend për dyshime, pavarësisht interpretimit që i bëhet nga ana e prokurorisë. Duke iu referuar kërkesës së prokurorisë, avokati Lazër Sokoli thotë: “Ku e sheh prokurori në atë mesazh nxitjen dhe organizimin për vrasje, në një kohë kur ai në mesazh i thotë të dashurës se: “unë o të marr o do vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po s’u bë kjo që dua unë”. Dhe kjo përmbajtje ka një shpjegim të thjeshtë: personi nën hetim Ilia Basho, në gjendjen e tronditjes së fortë të martesës se tij dhe në një moment depresiv edhe për shkak të konsumimit të alkoolit, i thotë të dashurës se “nëse nuk realizon martesën e tij me të, ai do të vdesë, i kërkon të ndihmojë fëmijët e tij për të cilët ai është një baba i shqetësuar dhe i tregon për disa lekë të fshehura në ambjentet e shtepisë së tij.” ا’farë ka këtu për të fantazuar se ai po përgatitej që të vriste gruan e tij?”- ka deklaruar dje në Gjykatën e Apelit avokati mbrojtës i Bashos. Më tej, në mbrojtjen e tij avokati thotë se “në përfundim të këtyre “provave” të parashtruara, përfaqësuesi i prokurorisë, pa dhënë asnjë lidhje logjike apo juridike se përse ka konkluduar kështu, ka dalë në konkluzionin se: “Pikërisht, për shkak të kontradiktave ndërmjet tyre si bashkëshortë si dhe për shkak të krijimit të lidhjes së re intime ndërmejt shtetasit Ilia Basho dhe shtetases Yllka Shehaj, shtetasi Ilia Basho ka luajtur rolin e nxitësit dhe organizuesit të vrasjes së shtetases Eleni Basho”. Konkluzion i lehtë”- thotë avokati, duke shtuar se me këtë praktikë që na ka parashtruar përfaqesuesi i prokurorisë, tashmë janë të zgjidhura të gjitha rastet e vrasjeve, kur rezulton se martesa e viktimës ka qenë në krizë.



Avokati i Bashos: Eleni, konflikt me një të liruar nga burgu

Mbrojtja e Ilia Bashos nxjerr në dritë prova të reja, sipas së cilave viktima kishte një konflikt të vjetër me një person të arrestuar për drogë dhe se shtëpia ishte bërë pre e një grabitjeje


Në mbrojtjen e tij, të bërë gjatë seancës së zhvilluar dje në Gjykatën e Apelit, avokati i Ilia Bashos ka paraqitur të dhëna që tregojnë se viktima Eleni Basho, përveçse ka pasur një konflikt të mërparshëm me një person të liruar nga burgu, banesa e tyre në një rast është bërë objekt i një tentative grabitje. “ثshtë deklaruar që në fillim se në shtëpinë e të arrestuarit dhe të viktimës në mesin e muajit dhjetor, në dhomën e djalit të tyre, natën rreth orës 01 30, ka hyrë brenda një person, i cili pasi është ndjerë nga djali i tyre është larguar nga shtëpia pa marrë asgjë”- ka deklaruar avokati. Sipas tij, të nesërmen e kësaj ngjarje janë gjetur shkallët me të cilat ishte ngjitur në dritare, larg banesës së çiftit Basho, në një kanal. Më tej, avokati ka sjellë në vemendje të gjykatës edhe një diskutim të bërë mes familjarëve, ditën e ceremonisë mortore, ku është diskutuar një konflikt i mëparshëm që viktima kishte pasur me një person me precedent penal. “ثshtë diskutuar gjatë vakisë se kur viktima ka punuar në një firmë turistike, ka pasur një problem me një person i cili është arrestuar pasi transportoi lëndë narkotike në autobuzin e shoqërisë, dhe që ka dalë nga burgu tashmë”- ka deklaruar avokati. Sipas tij, një tjetër pistë ku duhet të hetojë prokuroria është edhe pretendimi i Ilia Bashos se viktimës i janë dhënë për t’u derdhur në bankë shuma prej 25 mijë euro që ende nuk dihet ku ka përfunduar.



Apeli lë sërish në qeli Ilia Bashon

Tiranë Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi dje të lërë në qeli Ilia Bashon, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e dy shkurtit në periferi të kryeqytetit, fare pranë banesës së çiftit Basho. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, avokati i Bashos, i cili apeloi vendimin e shkallës së parë kërkoi nga apeli ndryshimin e masës së sigurimit për klientin e tij, pasi nuk ka asnjë provë që fajëson atë. Sipas tij, nuk ekziston rreziku i ikjes së Ilia Bashos, pasi veç biznesit që ai ka në kryeqytet, tashmë ka detyrimin ligjor të kujdeset edhe për dy fëmijët e tij. Gjithashtu avokati ka argumentuar se prokuroria nuk ka asnjë provë direkte që mund të përfshijë klientin e tij si organizator në vrasjen e bashkëshortes. Por prokurori ka paraqitur në gjykatë provat e mbledhura nga hetimet e deritanishme, ku përfshihen dëshmitë e të njohurve të çiftit, si dhe mesazhe telefonike të rikuperuara nga telefoni celular i Ilia Bashos. Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila caktoi ndaj Bashos masën e sigurimit “arrest me burg” Ilia Basho akuzohet nga prokuroria si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho.


Avokati:

Prokuroria mbahet vetëm te “dyshimi i bazuar në prova” se:

Shtetasi Ilia Basho ka kryer tradhëti bashkëshortore

Se ka qene i martuar me dy fëmijë

Se nuk e dashuronte më gruan e tij

Se kishte krijuar një lidhje intime

Se dashuronte marrëzisht deri në dobësi njerëzore shtetasen Yllka Shehu

Se i kishte dhënë fjalën të dashurës se do të divorcohej me gruan, për t’u martuar me të

Se për këto rrethana kishin dijeni bashkëpunëtorët kryesorë në punën e tij dhe të gruas, motra dhe vëllai i të ndjerës.

MAPO
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top