Sllovakia njeh pasaportat e Kosovës për “arsye humane”

Kresha

A pretty face can never trick me
Edhe pse nuk i njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës, Sllovakia ka filluar t'i pranojë ato, ndërsa zyrtarët e këtij shteti e kanë arsyetuar këtë njohje me "arsye humane".


Në udhëzuesin aplikues për vizë në ueb-faqen e ambasadës së Sllovakisë në Beograd, është përfshirë rubrika për qytetarët me pasaportat e reja të Kosovës, kanë bërë të ditur mediat sllovake.

Shefi i Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Sllovakisë, Boris Zala, ka thënë se ky hap nuk nënkupton rritje të legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe as që Sllovakia pajtohet me njohjen e Kosovës.

Në një prononcim për agjencinë sllovake, SITA, ai e ka krahasuar këtë "gjest human" me mbështetjen sllovake për misionin EULEX në Kosovë. "Me gjithë se nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, për arsye humanitare jemi pro misionit që duhet të sigurojë që ajo (Kosova) të funksionojë", ka thënë Zala, duke shtuar se Sllovakia ka vënë kusht që kjo të mos jetë hap drejt njohjes së Kosovës.

Shefi i diplomacisë sllovake, Jan Kubis kohë më parë e kishte refuzuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu që Bratislava të njohë pasaportat e Kosovës, përkundër faktit se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa pushteti sllovak kishte thënë se qytetarët me pasaportat e reja të Kosovës nuk do të mund të hynë në Sllovaki, madje edhe nëse kanë vizën Schengen të ndonjë shteti tjetër të BE-së. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top