Skënderbeu mes personaliteteve më të famshme, që nga Jezu Krishti e deri te Henri II

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Skënderbeu mes personaliteteve më të famshme, që nga Jezu Krishti e deri te Henri II i Francës

Screen-Shot-2017-12-27-at-10.07.07.jpg

Nga Aurenc Bebja

Francë, 26 Dhjetor 2017

Në faqen n° 196, të librit me titull “La Seconde partie du Promptuaire des medalles des plus renommees personnes commençant à la nativité de notre Sauveur Jesus Christ & continuant iusques au Treschrestien Roy de France Henri. II. du nom, à present eureusement regnant. – Pjesa e dytë e përmbledhjeve të medaljeve të njerëzve më të famshëm duke filluar që prej lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit dhe duke vazhduar deri te mbreti i krishterë i Francës, Henri II, që tashmë fatmirësisht mbretëron”, të autorit dhe botuesit francez, Guillaume Rouillé, gjejmë një medalje dhe shkrim të veçantë, dedikuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell në vijim këto informacione për lexuesin shqiptar:

Screen-Shot-2017-12-27-at-10.06.39.jpg

“Skënderbeu (i quajtur kështu nga turqit, pasi u bë synet, sepse më parë quhej Gjergj Kastrioti) u dha peng nga babai i tij, mbret i Epirit dhe Shqipërisë, vende të njohura më parë si Maqedonia, Muratit, perandorit të shtatë të turqve, i cili pasi eksperimentoj aftësinë e tij gjatë përshleshjeve, e bën atë shefin e tij të ushtrisë kundër hungarezëve, të cilëve Skenderbeu u dorëzua, për fat të keq të turqve. Për më tepër, detyroi Bashën, sekretarin e turqve, që t’u shkruajë drejtuesëve të Krujës, që ai është dërguar nga vetë Murati për të drejtuar qytetin e lartpërmendur. Kështu e mori në drejtim vendin e tij…Murati u nis për Epir me një fuqi të madhe, duke e mbajtur Krujën të rrethuar pa sukses për disa muaj, vdiq nga trishtimi.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-12-27-at-10.07.07.jpg
    Screen-Shot-2017-12-27-at-10.07.07.jpg
    364.6 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-12-27-at-10.06.39.jpg
    Screen-Shot-2017-12-27-at-10.06.39.jpg
    303.6 KB · Shikime: 0
Artikull i komplikuar dhe jo i qarte/mjaftueshem ... asgje nuk merret vesh , kuptova ... vetem qe qenka ne liste me Jezu Krishtin e Henryn e dyte ....e qe qenka dhene peng nga babai i tij ?! :confused:
 
Me sa e di une nuk iu dorezua hungarezeve, por nuk u ndesh fare me ta. E ktheu rrugen dhe vazhdoi per Kruje.

Mund te jem gabim.
 
e bukur si identifikojne synetllekun me fen islame, si te krishteret qe kan pagezimin. Me pak fjale njeri te mbyt tjetri ta pret :cool1:
 
Nuk eshte per t'u besuar asgje nga keto "zbulimet" e reja per figurat e medha.
Historine tone e njohim e s'ka nevoje te na e tregojne e mesojne te huajt
Te huajt bejne mire te merren me historine e tyre.
 
Redaktimi i fundit:

po normal e quajten Skender beu... sepse ky prej moshes se vogel ka shku ne Turqi, atje u rrit u shkollu etj.

Prej moshes 18 ka qene zakon si i ngritur mentalisht dhe ushtarakisht te iu jipet emer nderi Beu.... i njejti rast eshte edhe te ky.



se qenka ber synet... tani e degjova, po normal se ka qene tu jetu ne Turqi....

pffff le se do behet nami.... sa njerezit jan ber synet deri tash, dhe direkt drejtimin e kundert e kan zgjedh.



 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top