Skënder Rusi

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Ka lindur më 15.07.1952 dhe ka kryer studimet e larta për gjuhë-letërsi në vitet 1971-1975. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Pas kthimit ne Shqipëri ka punuar si mësues letërsie. Prej vitit 1986 ka qënë drejtor i Pallatit të Kulturës “V.Mio” në Korçë e që prej vitit 1992 vazhdon të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë. Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A.Z.اajupi”. Me njërën prej dramave ka marrë edhe çmim kombëtar. Po kështu poezitë janë vlerësuar e nderuar me çmime të para si në shkallë kombëtare ashtu dhe ballkanike. Ka publikuar krijime në gazeta, revista e antologji në disa vende të Europës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj. Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. ثshtë redaktor dhe botues i 120 librave në poezi e prozë të krijuesve të rinj dhe me përvojë në krijimtari. Prej 7 vitesh organizon dhe drejton aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.

ا'trishtim, në këtë qytet (vend) të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç bizhamat me vija,
Dhe numërat në shpinë apo në krah!

ا'trishtim në këtë qytet (vend) që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken!
Dua t'i marr nga koka e t'ia flak,
Por edhe ai s'më le, edhe unë nuk mundem!

ا'trishtim në këtë qytet (vend) të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg tij, sa më larg!

 
Titulli: Skënder Rusi

U dashurova me nje grua
pothuajse te kendshme,
Ajo eshte here-here
pothuajse e pazakonshme,
Eshte e pa arsye
po une, pikerisht per kete,
E kam ngritur kasollen
ne pyllin e saj te flokeve.

U dashurova me nje grua
pothuajse te rralle,
Ajo eshte here-here
pothuajse e pakuptimte.
Njelloj si une
qe jam kjo nate e bardhe,
Qe e mbeshtjell te gjithen
qe te mos me ike !

Skender Rusi

###################################

EKLIPSIN PRES

Unë me ty,si toka me diellin,
Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!

Astronomia ka ligjin e vet,
Që unë e përfill me aq sa mund!
Të të afrohem më shumë
Kam frikë se më djeg,
Të të largohem-kam frikë se më humb!

E ja,kështu,vetëm rrotull të vij,
Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!
E di që një ditë ,ti do të kesh eklips,
E atëhere,nuk do më djegësh dot!
 
Titulli: Skënder Rusi

TEPER VONE

Ti ke një moshë me time bijë,
Me babin tënd, unë, moshatar.
Kush të dha urdhër të më duash
Me hirin tim të ndezësh zjarr?!

Ata thëngjij që ishin shuar
Ti si guxon me dorë i prek?!
Kush të dha urdhër të më ndezësh
Pa patur frikë se unë të djeg?!

Ke ardhur vonë. Tepër vonë.
Kur dimri krejt më ka pushtuar,
Kur vdekja firmën më kërkon
Ndoshta në ferr për të më çuar!

Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetër-perëndi!
Me çdo të puthur m’i ul vitet,
Më kthen në moshën që ke ti!

Me këto gjysma, unë poeti,
Mund të ndërtoj tjetër planet.
Në djall pastaj të shkojnë vitet,
Dhe moshat le të shkojnë në dreq!

Po prapëseprapë një frikë ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,
Them ndoshta ik.
 
Titulli: Skënder Rusi

SINFONIA E TAKAVE

Ai ishte një regjistrues i marrë,
S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda në një kitarë,
Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!

Ia dha vetë ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!

Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!

Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!

Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.

Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?

######################################

ATA DY PLEQ

Një plak.Një plakë.Dhe një park.
Edhe një stol.Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!

Po pas një viti mbetën tre.
Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!

Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy.
Një park.Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!…

##############################

SE TI GJITHMONE SEC BEN CA GJERA

Të lashë në Korçë
E të kërkoj në Kajro!
(Ku dihet,mbase dhe ke ardhur!)
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Që çmëndurira t’i kam quajtur!

Të lashë në tokë
E të kërkoj në qiell!
(Ku dihet në ç’yll më ke pritur!)
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Sa të kam quajtur të lajthitur!


Kap një bionde nga flokët mbrapa,
Ia kthej fytyrën për ta puthur!
Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Vjen dhe atje ku s’është e mundur!

Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,
Që të tregojnë dhe më të bukur!
Ndaj ca i marrë dhe unë mundet,
Sot gjithë Kajros t’i jem dukur!
 
Titulli: Skënder Rusi

VAJZA PREJ QELQI

Vajzë e vogël,
Me sy prej qelqi,
Sa herë hyj brenda tyre,
Unë eci zbathur,
Mos thyej ndonjë gjë,
Që,dot,s’e ndreq!

Qelq,
I ke sytë,
Qelq!

Vajzë kryeneçe,
Me buzët prej qelqi,
Sa herë ndeshem me to,
Ti mua më kap rob,
Dhe robërit i trajtoke keq!

Qelq,
I ke buzët,
Qelq!

Vajzë e brishtë,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur të prek,
Kam frikë mos më thyesh vërtet!

Qelq,
Je e tëra,
Qelq!

############################

C'TRISHTIM

ا’trishtim,të jetosh në një qytet-brengë,
Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,
Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)

ا’trishim në këtë qytet që më deh,
Me erën e qelbur të vodkës!
Ku vetja herë-herë më duket,
Si Esenini rrugëve të Moskës!

ا’trishtim,në këtë qytet të çmendur,
Që më ngjan me një spital të madh!
Njerëzve ju mungojnë veç bizhamat me vija,
Dhe numurat në shpinë apo në krah!

ا’trishtim në këtë qytet që flet përçart,
Që as në gjumë nuk e heq paruken!
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por edhe ai s’më le,edhe unë nuk mundem!

ا’trishtim,në këtë qytet të pushtuar nga vdekja,
Që po më vdes edhe mua pak nga pak!
Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,
Sa më larg prej tij,sa më larg!…

###################################

SE SI...

Se si po më ikën jeta!Se si!
Pa më pyetur fare,
Sikur të mos jetë imja!
Kam çaste kur edhe vetë nuk e di,
Nëse duhej ose jo,të lindja!

Se si po më ikin ditët!Se si!
Rrokullisen,rrokullisen,si toptha të vegjël!
Unë vrapoj pas tyre,kërkoj t’i arrij,
T’i ndaloj,t’i pyes,ç’do të bëhem nesër!?

Se si po më ikin ëndrrat!Se si!
Edhe në gjumë më kanë hyrë,
Edhe m’i kanë vrarë!
Ato që kanë shpëtuar kanë marrë arratinë,
Duke më lënë mua një të vdekur-të gjallë!

Se si po më ikin dashuritë!Se si!
Një sot.Një nesër.Një tjetër pas një jave!
Marr kokën mes grushtash,
I bie me zemërim,
Sikur të ketë bërë mijra faje!

Se si po më ikin dëshirat!Se si!
Si ata zogjtë shtegëtarë që dimrit i tremben!
Po ç’them edhe unë,
Do të ishte një mrekulli,
Të ishin zogj shtegëtarë që ikin e kthehen!
 
Titulli: Skënder Rusi

Ti nuk më do?!
S’ka gjë,
Të dua unë!
Jam mësuar të jap
Dashuri që s’më kthehet…

S. Rusi
 
Titulli: Skënder Rusi

VEا Nث NJث DHOMث E NDEZIM DRITثN
-Nadjas edhe Erisit-

U rritën fëmijët edhe ikën,
Në shkolla,nëpër botë,tutje!
Veç në një dhomë e ndezim dritën,
Në dhomën tjetër kemi puthjet!

Si dy të huaj kemi mbetur,
Veç hapat tanë na ndjekin pas!
Dhe kur dëgjojmë ndonjë të qeshur,
Te dhoma e tyre shkojmë në çast!

Po prapë e gjejmë të vetmuar,
Askush nuk qeshi atje brenda!
Jam unë dhe ti që prapë gabuam,
Te dhoma e puthjeve hynë zemrat!

U rritën fëmijët edhe ikën,
Sa bosh i madh që ata mungojnë!
Veç në një dhomë e ndezim dritën,
Dhe për ta fikur e harrojmë!

S. Rusi - 17 shtator 2012
 
Titulli: Skënder Rusi

MACJA E EGثR

Dua të të dua prapë, po s’mundem!
Ti je kthyer e gjitha në një tjetër!
Nëpër hone humnerash do pranoj të puthem,
Por jo më me ty,macja ime e egër!

Dhe në se rrëzohem vetë do të ngrihem,
S’i lutem askujt, ty-aq më tepër!
Varka ime ecën, drejt deteve më shpie,
Por jo më me ty, macja ime e egër!

Unë edhe mund të mbytem, atje ,në ata dete,
Mund të ndodhë sot,mund të ndodhë nesër!
Do të jem pastaj një dallgë më vete,
Por jo më me ty, macja ime e egër!

Do të t’i marr ditët që jetuam bashkë,
Do t’i fsheh,që kurrë, mos t’i gjejë një tjetër!
Por në dashuri nëse bie prapë,
Veç me ty do bie, macja ime e egër!

_________________________________________________________________

NJث LUMث I KEQ

Ndonjëherë më merr trishtimi me vete,
Ai është ky lumë, ku rri e zhytur mbrëmja!
Në ujrat e tij është mbytur mëngjezi,
ثshtë mbytur mesdita(imja,jo tëndja!)

Gjithnjë i jam shmangur
këtij lumi të keq,
Nëpër ujrat e tij kurrë nuk jam futur!
Këdo që është i dobët ai e rrëmben,
E sodomos kur të sheh
që s’je i lumtur!

Ndonjëherë më merr trishtimi me vete,
Ai më mban peng pa patur asnjë shkak!
اdo lumë është i rrezikshëm
kur nga shtrati del,
Po më i rrezikshëm është ky,
që s’ka asnjë shtrat!
 
Titulli: Skënder Rusi

PA DASHJE

Pa dashje kam plagosur një grua!
(S’e dija që më desh aq marrëzisht!)
Ajo ishte një yll,nga qielli larguar,
E zbritur në tokë rastësisht!
Pa dashje,kam fyer një grua!
E putha në faqe në një natë pa drita!
Pastaj dhe në ballë një puthje të dytë,
Ia shtypa pak hundën me gisht,edhe ika!
Pa dashje , kam vrarë një grua!
(Eh,gratë u vrakërkan kaq shpejt!)
Ajo iku në qiell,prej nga ish larguar,
Të vuante zhgënjimin e vet!


#################################


MBI KOKE ME RRI EDHE ME NDRIT

Gjithnjë po bëhesh më e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokës!
Unë jam atje,në sytë e rrudhur,
Ku është fillimi i gjithë botës!
Gjithnjë po bëhesh më e vockël,
Ku e ke futur gjithë atë shpirt!?
Si hënëz e ngrënë brenda dhomës,
Mbi kokë më rri edhe më ndrit!
Gjithnjë po bëhesh më e lehtë,
Mos ke ndërmend që të largohesh!?
Më bëj një shenjë e ngjitem vetë,
Qiellit t’i them që do vonohesh!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top