Skedat e leksikut të shqipes, drejt zhdukjes

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Oliverta Lila

Në kartotekën e leksikut të shqipes ruhen 5.5 milionë skeda. Një pjesë e tyre, në mungesë të kushteve klimatike, po bëhen të palexueshme. Kartoteka ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që këto skeda, mbi të cilat është hartuar Fjalori i Gjuhës Shqipe, të mos degradojnë më tej

Rreth 5.5 milionë skeda të leksikut të shqipes janë drejt zhdukjes. Prej vitesh ato ruhen në dy salla të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, në kushte aspak të përshtatshme. Lagështira është e dukshme, ndërkohë që po aq edhe boja e fshirë në disa prej këtyre skedave. Problemin e ka ngritur Ardian Marashi, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike gjatë konferencës “Trashëgimia etno-kulturore në bashkëkohësi”, e mbajtur dje në Ditën Botërore të Kulturës. Sipas Marashit, kartoteka e leksikut të shqipes është një nga fondet arkivore që vuajnë nga mungesa e kushteve të përshtatshme klimatike. “Kartoteka e leksikut të shqipes përmban rreth 5.5 milionë skeda të shkruara retro dhe verso. Gjatë gjithë kohës së ekzistencës së Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, shumë specialistë, përfshirë اabejn, Rizën etj., kanë punuar me këto skedarë. Në bazë të tyre është bërë fjalori i vitit 1981, pastaj fjalori i 2006-s dhe po punohet me fjalorë të tjerë. Normalisht pa këta skedarë, nuk mund të arrijmë te krijimi i asaj që quhet thesarusi i gjuhës, siç e kanë të gjitha vendet e qytetëruara. Në këtë kartotekë ndodhen të gjitha unitetet leksikore dhe frazeologjike që disponon një gjuhë. Këto fonde janë një bazë e domosdoshme për një punë të tillë. Nëse do ta lëmë për një moment të dytë, atëherë kur ne do të kemi mundësi ta bëjmë realisht, nuk do të kemi fondet e kartotekës, sepse do të jenë degraduar”, ka thënë Marashi. Në fakt, kushtet e rënduara në të cilat gjendet kartoteka e leksikut të shqipes i pranon edhe drejtori i Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë, sipas të cilit, procesi për të ndërhyrë në mirëmbajtjen e tyre është i vonuar. Po në këtë institut, përveç kartotekës së leksikut gjenden edhe katër kartoteka të tjera. Gjatë konferencës, Ardian Marashi prezantoi projektin për informatizimin e kartotekës së leksikut, një projekt që së paku do të mund të ruajë në formë elektronike përmbajtjen e këtyre skedave. Disa skeda janë në gjendje të mirë, por ka skeda të tjera që kanë filluar të degradohen, të tjera që janë degraduar shumë dhe të tjera që kanë degraduar tërësisht e janë bërë të palexueshme. Gjatë konferencës, Marashi ka treguar disa fotografi që kanë dokumentuar gjendjen e tyre. I pyetur për faktin se pse nuk është ngritur më herët kjo problematikë, Marashi shprehet se gjendja e skedave bëhet e dukshme në momentin që i përdor. “Kur kemi punuar për informatizimin e kartotekës së leksikut, kemi zgjedhur një kuti të rastësishme pa u nisur nga ndonjë rend i përcaktuar dhe aty kemi parë gjendjen e tyre”, tregon Marashi. Në fakt, prej vitesh, herë pas here specialistët kanë folur për gjendjen e mjeruar të ambienteve ku ruhen fondet arkivore, veçanërisht për kushtet klimatike, por deri më sot situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Marashi propozon ndërhyrje të menjëhershme për të mos lejuar që të dëmtohen edhe më shumë skeda në vazhdim. “Duhet të mos arrijmë deri aty sa skedat të bëhen të palexueshme. Me një impenjim financiar jo shumë të rëndë mund të arrihet që brenda vitit të shpëtohet gjithë kartoteka dhe pastaj të vihet në funksion të leksikologëve dhe të përdoruesve”, ka thënë Marashi. Drejtues të institucioneve të tjera përgjegjëse për trashëgiminë kulturore kanë mbajtur referatet e tyre në këtë konferencë, organizuar nga MTKRS, Zyra e UNESCO-s në Tiranë dhe Instituti për Studimin, Ruajtjen dhe Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe ka bërë një panoramë të investimeve në ruajtjen e monumenteve, duke thënë se së fundi fondet e vëna në dispozicion janë shumë më të larta. Nuk la pa prekur as faktin e projekteve për ngritjen e lokaleve në Kalanë e Lezhës e Ndroqit, sipas tij pjesë e rijetëzimit të këtyre monumenteve, por që janë kundërshtuar nga segmente të caktuar që Baçe i quajti negativë. Drejtoresha e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Miaser Dibra, foli për problemet dhe fenomenet e lirikës popullore në ditët e sotme; Olsi Lafe, drejtor i Trashëgimisë Kulturore në MTKRS, për politikat e ruajtjes dhe mbrojtjes të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore në përputhje me standardet evropiane; etnologia Afërdita Onuzi iu referua veshjeve folklorike dhe rolit të tyre në aktivitetet etno-kulturore, ndërsa Agron Xhangolli referoi për folklorin dhe turizmin kulturor.
 
Pe: Skedat e leksikut të shqipes, drejt zhdukjes

Gjithcka, qe ia vlen po shkon drejt zhdukjes, cfare trishtimi dhe politikanet ngelen duke u merakosur per nje cope karrige de kush e kush te futi sa me shue lek ne xhep.
Duhet bere dicka per ruajtjen e vlerave qe po shkojne drejt humbjes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top