Skandaloze, polici i revoltuar kërcënon qytetarin: Unë të fus plumbin!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


TIRANث- Jo rrallë policët kanë qenë pjesë e kronikave për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve si atë verbale ashtu edhe fizike.

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon që polici edhe të vret nëse e shan. Ndërsa një grup efetiktivësh policie kanë ndaluar një djalë të ri, një prej policëve, që me sa duket është shefi, përveç fjalorit aspak të përshtatshëm, e kërcënon hapur dhe i thotë se ‘unë të fus plumbin’.

“…Të q*** robt! Ti shan policinë, ti shan policinë?! Unë të fus plumbin ore”, thotë polici.

Ndërsa personi që ndodhet mes policëve, përsërit “ku shava more, ku shava”. Nuk dihet se përse është ndaluar i riu dhe as nëse ka kryer veprime për të sjellë atë reagim të policit, që gjithsesi është jashtë çdo rregulli dhe ligji.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Skandaloze, polici i revoltuar kërcënon qytetarin: Unë të fus plumbin!

Eshte e tmerrshme te mendosh te ecesh ne rruget e Shqiperise e te hasesh kesisoj njerezish. Mua me ndodhi ne Itali me nje shqiptar te tille dhe i vura pas Policine direkt!

Edhe ne pyll te ishin rritur nje fare civilizimi do e kishin marre keta "egersira" (Dhe eshte pak).
 
Titulli: Skandaloze, polici i revoltuar kërcënon qytetarin: Unë të fus plumbin!

6 sekonda vidio na sjelle dhe quan sjellje vagabonde e skandaloze te policit :liber:te pshurrsha e ta dhjefsha nje gazetari te tille :liber:

Tani se ka sjellje dhe te renda te policise edhe ka dhe ato jo rralle jane objekt trajtimi i Inspektoriateve te ndryshme por qe ka sjelle egersirash te qytetarise ndaj policeve kjo sdo koment.

Mos te harrojme se fyerja ndaj policit eshte pengim ne kryerjen e detyres zyrtare dhe nje gje e tille ne shume vende te botes ndeshkohet mjaft rende.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top