Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Arfenilla

Themelues i Forumit
skandaloze-nj-euml-n-euml-kat-euml-r-f-euml-mij-euml-kosovar-euml-rrahet-nga-prind-euml-rit-hd.jpg

Hamdiu, fëmijë problematik dhe disi i ngadaltë në veprime që kërkojnë inteligjencë nën mesataren, shpesh rrihet nga Xheku, babai i tij. Dhunimi i Hamdiut nuk është i vërtetë, sepse ky i fundit është thjesht personazh i serialit humoristik “اka ka shpia”. Por dhuna që ai pëson në jetën joreale, është një ironizim i realitetit të vërtetë të disiplinimit të fëmijëve në Kosovë, por dhe më gjerë në Ballkan.

Sipas të dhënave kryesore të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë në Republikën e Kosovës (2013-2014), 61.4 për qind e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, deklaruan se kishin pësuar dhunë psikologjike dhe/apo fizike nga familjarët gjatë muajit të fundit nga data e intervistimit.

00---1ndeshkimi.jpg
Nga ky grup, 24 për qind, ose afërsisht 1 në çdo 4 fëmijë, pohuan se ishin ndëshkuar fizikisht, me 6 për qind të rasteve që thanë se kishin pësuar ndëshkim të rëndë fizik. Ndërsa 31 për qind e fëmijëve thanë se nuk kishin përjetuar dhunë të asnjë lloji, qoftë fizike apo psikologjike, sipas anketës së realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Ndërsa, përgjigjet e fëmijëve nga etnitë e tjera (romë, shkali dhe egjiptianë), të cilat janë trajtuar në një pyetësor më vete, raportuan për dhunë fizike në masën 40 për qind, pra për 4 fëmijë në çdo 10 syresh.

Sipas të njëjtit vrojtim të UNICEF, kultura e disiplinimit të fëmijëve përmes dhunës është e përhapur, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Në Malin e Zi, 69 për qind e fëmijëve të intervistuar (viti 2013) deklaruan se kishin qenë viktima të dhunës psikologjike apo fizike. Nga ky numër, 30.8 për qind – pra gati 1 në 3 fëmijë – deklaruan se mbi ta ishte ushtruar dhunë fizike, e cila ishte e natyrës së ashpër për 2 për qind të rasteve.

Vetëm 16 për qind e fëmijëve të anketuar në vendin fqinj, deklaruan se ndaj tyre nuk ushtrohej asnjë formë e disiplinimit të dhunshëm. اuditërisht, familjarët e rritur të shprehur në favor të disiplinimit të dhunshëm, ishin në përqindje shumë të vogël.

“Vetëm 7 për qind e të anketuarve në familje besonin se ndëshkimi fizik ishte pjesë e nevojshme e edukimit të fëmijëve, çka përbën një kontrast të theksuar me normën e përhapur të disiplinimit fizik”, thuhet në shënimet e UNICEF për Malin e Zi.

Në Serbi, 39 për qind e fëmijëve u përballen me dhunë psikologjike, ndërsa 17 për qind pohuan se kishin pësuar edhe ndëshkim fizik. Sipas të dhënave të vitit 2014, vetëm 1 për qind e fëmijëve deklaruan se ishin përballur me dhunë të ashpër fizike.

Dhuna e ashpër fizike nënkupton goditjen e fëmijës në kokë, veshë apo fytyrë, apo goditjen e fëmijës me forcë dhe në mënyrë të përsëritur. Kjo anketë ndërkombëtare ende nuk realizohet në Shqipëri si dhe në vende të tjera. /Kallxo.com/
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

epo sosin nervat ndonjehere ....
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

ne shqiperi ka qene 2 ne 1 femij
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

ne shqiperi ka qene 2 ne 1 femij

ok mundet, se kam idene ...por nisem nga cfare shoh rreth e perqark

prinder te stresuar, femije perbindesha qe vetem kerkojne dhe qurraviten,,,dhe ca fytyra prinderish qe mundohen jashte cdollogjike te bejne te kuptoj femijen se ajo qe po kerkon nuk eshte e duhura.....mision impossible
me kujtohet kjo ne fakt kur shoh skenare te tilla

[video=youtube;nojWJ6-XmeQ]https://www.youtube.com/watch?v=nojWJ6-XmeQ[/video]
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

ok mundet, se kam idene ...por nisem nga cfare shoh rreth e perqark

prinder te stresuar, femije perbindesha qe vetem kerkojne dhe qurraviten,,,dhe ca fytyra prinderish qe mundohen jashte cdollogjike te bejne te kuptoj femijen se ajo qe po kerkon nuk eshte e duhura.....mision imposible
me kujtohet kjo ne fakt kur shoh skenare te tilla

[video=youtube;nojWJ6-XmeQ]https://www.youtube.com/watch?v=nojWJ6-XmeQ[/video]

jo te ne e kane ushtruar njesoj sikur luajne lojen candy crush, dmth ashtu ishin edukuar qe te na edukonin.
imagjino... dhe zyshave u thonin: nqs ben gabim rrihe
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

jo te ne e kane ushtruar njesoj sikur luajne lojen candy crush, dmth ashtu ishin edukuar qe te na edukonin.
imagjino... dhe zyshave u thonin: nqs ben gabim rrihe

po flas per kete brezin e patatinave ....ku ska zot nene ti ver ne vije
edhe kur bejne gabime , ne vend ti japesh ti ndonje shuplake, te kthehet femiut boomerang me bresheri shpullash....e kto qe po them i kam pare

brezi i dikurshem, ok nuk jam dakort edhe per ate lloj dhune psikologjike por gjithsesi....ja ku jemi te forte dhe te "edukuar" ne maksimum lol
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

po flas per kete brezin e patatinave ....ku ska zot nene ti ver ne vije
edhe kur bejne gabime , ne vend ti japesh ti ndonje shuplake, te kthehet femiut boomerang me bresheri shpullash....e kto qe po them i kam pare

brezi i dikurshem, ok nuk jam dakort edhe per ate lloj dhune psikologjike por gjithsesi....ja ku jemi te forte dhe te "edukuar" ne maksimum lol

shiko si eshte puna, ta mbeshtetesh dhunen eshte keq dhe disa prinder dhe atehere e tepronin pasi truri i tyre nuk njeh limite por dhe vetem me te mira apo me fjale nuk meren femijet, ndonje dacke vitheve si ben dem asnjerit dhe as nuk e le me pasoja "mendore" po eshte teme e gjate mendoj per diskutim dhe sbesoj se dalim ne ndonje perfundim te sakte pasi ka te bej me menyren e sjelljes se njerzve ne pergjithesi jo ne vecanti.
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Me dhune nuk fiton asgje, bindja eshte menyra me e mire per qeniet njerezore.
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Une per vete kam qene femije trazovac, kam bere plot budalleqe kur me eshte dhene rasti....por cuditerisht deri me sot nuk kam ngrene as nje "dack", e po i pyeta prindrit e mij sdo thone qe kam aritur keq apo kam mungesa edukate.
Pra ata kane ditur perhere te gjejne rrugen te me shpjegojne qe mufkat kane pasoja edhe me kane mesuar ti paraprij... (imagjinoni ju babajn lab une:P)
Tani, te kesh femije ne radhe te pare duhet ti deshirosh....SI pasoj do vij dhe durimi per ti shpjeguar e per ti ndejtur pas, per ti pranuar disa budalleqe e per ta mesuar te arrij dikush.
Nqs e mesoni me dacka, do e mesoni qe edukata behet vetem me dhune, qe respekti imponohet e nuk fitohet, qe nqs je femije duhet te nenshtrohesh e keshtu me radhe.
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Nje detaj duhet kuptuar mir cdo prind.. se me te keqe kurr nuk mund ta edukosh apo afrosh femijen ... fjal shum fjal madje dhe durimi ne max do merr edukat te mir cdo femije ..por kjo mvaret edhe te kultura e familjes sa posedojn ata vet kultur per te percjell ne brezin e ri
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

E kam honger nje te rrahur nga nena qe s'dijne gishtat me ju tregu.

Isha ne klasen e shtate dhe ne nje moment i thash do te largohem nga shtepia pergjithmone. Nuk me kujtohen detajet por e di se pas asaj fjale u shfaqen disa re te zeza, nje cunami, dy tornado dhe kater termete 9.9 shkalle.

Hapjuni shoqnise edhe ju tani se jam i bindur qe e keni honger minimum nje dajak te mire gjate jetes.
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

LOL Aver.

Une ne fakt kam qene femije i prap por drurin ne familje e hante vllai im.Nuk mbaj mend ne jeten time te kem ngrene ndonje shpulle. Me denonin sme linin te luaja jashte sa qe lutesha per te me rraf e te dilja te shpetoja nga denimi. LOL
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Kujtohu mire kujtohu... se ndonje shkulje flokesh do t'a kesh provu edhe ti :p
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

LOL Aver.

Une ne fakt kam qene femije i prap por drurin ne familje e hante vllai im.Nuk mbaj mend ne jeten time te kem ngrene ndonje shpulle. Me denonin sme linin te luaja jashte sa qe lutesha per te me rraf e te dilja te shpetoja nga denimi. LOL

kshu shkon kjo pune, prinderit rrahin vellain kurse vellai te rreh ty :P
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Cuditerisht une isha ajo qe e mbroja dhe e rrifja vellain. Kur ishim te vegjel se tani qe u rritem u beme burra rrafim te tjeret dhe mbrojme krahet e njeri tjetrit. :p
 
good. e bera save as kete per kur te me prezantosh vellain :P
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

E kam honger nje te rrahur nga nena qe s'dijne gishtat me ju tregu.

Isha ne klasen e shtate dhe ne nje moment i thash do te largohem nga shtepia pergjithmone. Nuk me kujtohen detajet por e di se pas asaj fjale u shfaqen disa re te zeza, nje cunami, dy tornado dhe kater termete 9.9 shkalle.

Hapjuni shoqnise edhe ju tani se jam i bindur qe e keni honger minimum nje dajak te mire gjate jetes.

Lol. o Zot sa kam qesh.. Edhe une e kam ngrene nje dajak nga mami. Babi kurre s'me ka gjuajtur, as mami, ama mbaj mend kam qene diku te 10 vjec, kur ecja mbaja nje sy mbyll. Dhe mami shpesh me thoshte: hape syrin? i thoja jo se me vret dielli, ne fakt prej diellit mua me kaloi ne zakon. E me ka rraf nje dit mu ne rrugice te lagjes, lol . S'di ne ka pas njerez ne rrugice apo jo, ama di qe nga ajo dite i hapa syte te dy e i mbaja si poc hapur.. haha... Kjo eshte rrahja e vetme dhe qe s'do e harroj sa tjem gjalle.

Une ne fakt kam qene femije i prap por drurin ne familje e hante vllai im.Nuk mbaj mend ne jeten time te kem ngrene ndonje shpulle. Me denonin sme linin te luaja jashte sa qe lutesha per te me rraf e te dilja te shpetoja nga denimi. LOL

Te familja ime ishte e kunderta, vellai i prapti, por te bertiturat i haja une :(. Arsyeja e thjeshte: Mami qe i bertiste vellai: G... te erdha te mbyta(ama kurre s'ia prekte nje fije floku).. Une qeshja dhe vellai direkte ja plaste te qares duke thene: O ma, shiko si me tall Ola mua! E mami linte ate e mu kthente mua duke me bertit a thua se po i binte mendja atij vertet pse qeshja une...

C'me kujtuat femijerine e bemat e shumta tani,,,,

Sa per temen: Prinderit shqiptar e duan femine me shpirt ama edhe e mallkojne, edhe e rrafin, edhe atje ku nuk duhet. Femijet shqiptar edhe kur rrezohen e vriten, te shkretet, skane hallin se u vran e u doli gjak nga gjuri po kane hall se do hane dhe nje dru nga prindi se pse u rrezove. Fatkeqesisht!

Do sjell kete tregimin me poshte, ku brenda ka dhe pergjigjen dhe kendveshtrimin tim. Kush eshte prind ju lutem lexojeni!

Një ditë, teksa babai po kthehej nga puna, gjeti djalin tek dera e shtëpisë në pritje.
Me ta parë, djali pesëvjeçar i tha:”Babi, unë jam çun i mirë.”
Babai e pyeti:”Pse, çfarë ke bërë?”
Djali i thotë:”Pyet mamin!” Kur burri hyri brenda, e gjeti të shoqen të nervozuar dhe gati të shpërthejë.
Ajo që kishte ndodhur, ishte se djali kishte dashur të lajë enët. Meqë rubinetin nuk e kishte arritur dot, kishte vendosur të marrë ujë nga frigoriferi, por për shkak të moshës së njomë, shishja i kishte rënë përtokë duke u thyer dhe mbytur vendin në ujë.
Nëna e tij, nuk kishte reaguar si shumë nëna në një rast të tillë. Ajo i ishte afruar dhe me të butë e kishte pyetur:”Përse e bëre këtë?”
Djali i ishte përgjigjur:”Doja të laja enët mami.”
Nëna e pyeti:”Po përse nuk përdore rubinetin por more ujë nga frigoriferi?”
Djali:”Nuk e hapja dot rubinetin.”
Nëna e pyeti:”Po a e sheh çfarë ke bërë?”
Djali i tha:”Po.”
Nëna e pyeti:”Po tani, çfarë mendon se duhet të bëjmë?”
Djali i përgjigjet:”Mendoj se herën tjetër, duhet ti marr pjatat dhe ti laj në banjo.”
E ëma i thotë:”Jo. Herën tjetër, merr një karrige, afroje tek lavapjata, ngjitu mbi karrige dhe fillo të lash pjatat.” Mandej nëna e pyeti:”Po këtë që ndodhi sot, si ta rregullojmë?”
Djali iu përgjigj:”Do të sjell facoletat që ta thajmë ujin.”
Nëna i tha:”Edhe unë do të shkoj të marr leckën që të ndihmoj.”
Dhe të dy ia filluan punës derisa e pastruan vendin. Kur erdhi babai, e gjeti djalin në formë të shkëlqyer dhe krenar se kishte bërë diçka të mirë. Dhjetë minutat që nëna do e shante, do i bërtiste dhe mund edhe ta rrihte djalin, ajo i shfrytëzoi për orientimin e të birit dhe stimulimin e tij.
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Mami me ka pas ndejt tek koka kur beja detyrat e shpise. Ne klase te pare, kur mesonim si te shkruanim tek ato fletoret me viza dhe une dilja noihere nga vizat dhe si beja shkronjat mire, ma jepte noi dacke mami.
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

un jam djal i vetem dhe me kete shpjegohen shume pikpyetje
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

ne kemi qene dy motra. Ajo 6 vjet me e madhe se une
une kam qene femije i prapte...qe te shpjegohem, skam qene qaramane e as grindavece e as e pasjellshme...perkundrazi shume e urte dhe e degjuar.
i vetmi problem i imi ka qene se qe kalama *flas per moshen 5-6 vjec* kam qene nje bredharake e papare.

Blloku i pallateve ku jetonim ne ishin me kontribut vullnetar , per ata qe se dine (prinderit punonin vete pervec punes se shtetit ,ne menyre qe te merrnin hyrjen) gjithsesi.Duke qene pallate te reja , familjet ne te ishin si ne me nga dy femije dhe relativisht brezi pare moshatarme time moter , i dyti me mua.
Kur dilnim jashte im ate e porosiste time moter, kujdes motren
une duke lozur isha...por sdi si gjindesha tek piramida, tek kinema ali demi, tek bulevardi dhe fat qe asokohe skishte makina e maniake rruga se sdo kisha gjet rrugen e kthimit. Di qe organizohej lagjja te me gjente dhe sigurisht fjalet i hante ime moter,pasi babi e akuzonte se harrohej pas lojes duke mos patur kujdes per mua.
Gjithsesi ajo hate ulerimat, une fjale te embla nga babushi te tipit...mos u largo e kshu gjerash....
Por ime moter kishte nje zakon , nuk harronte kurre!
kalonin edhe dy dite dhe ne momentin e pare vetem , me hakerrehej me fjale e ndonje shpulle bythve sepse ajo nuk ishte kujdestarja ime.
me pak fjale se historirat e mia jane per tu bere liber lol....ime moter ka qene ajo qe me ka persekutuar deri sa bera 18....dhe nje dite te bukur i thashe mjaft tashi se e ke dhi mhb gjithe kto vite ....
Sot do doja pafund te kthehej ajo kohe :(
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

E kam honger nje te rrahur nga nena qe s'dijne gishtat me ju tregu.

Isha ne klasen e shtate dhe ne nje moment i thash do te largohem nga shtepia pergjithmone. Nuk me kujtohen detajet por e di se pas asaj fjale u shfaqen disa re te zeza, nje cunami, dy tornado dhe kater termete 9.9 shkalle.

Hapjuni shoqnise edhe ju tani se jam i bindur qe e keni honger minimum nje dajak te mire gjate jetes.

hahahaha tani eshte per te qeshur se atehere te qaje tere diten. Ja si ty dhe une nje here, pashe yjet ne mes te dites por jo nga mami, me dha babi nja dy shpulla te mira o nene o nene :yje::yje::yje::

Megjithate dhuna tek femijet nuk eshte zgjidhja e nje problemi sic eshte kapricoja, perkedheljet e femijes apo tekat.
Monique me siper me te drejte foli per disa femije vertet perbindsha ne kuptimin e sjelljes me prinderit. kam pare edhe une, femije qe bertasin, qe ulerasin e madje edhe gjuajne gjyshet ose nenat e tyre ne rruge per nje teke qe kane. Ka femije te moshave 4-5-6 vjec qe jane qaramane dhe duan me patjeter dicka..... Mendoj se kjo eshte edhe faji i prinderive, madje pasojat e menyres sesi keta prinder jane sjelle qe ne vogeli me femijen e tyre...... per te ndejtur pak qetesi, apo ne kafe me shoqerin ca bejne nenat e sotme???? ato i plotesojne deshirat femijeve, ose i marrin nje pako patatina, akullore qe tju "mbyllin" gojen femijeve....dhe normal qe femija mesohet me keto kaprico qe i plotesohen duke protestuar e duke u grindur.......... Thuhet: Te behesh prind eshte e lehte e thjeshte, por te prinderosh nuk eshte e tille...
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Mami me ka pas ndejt tek koka kur beja detyrat e shpise. Ne klase te pare, kur mesonim si te shkruanim tek ato fletoret me viza dhe une dilja noihere nga vizat dhe si beja shkronjat mire, ma jepte noi dacke mami.

Eff syte xixa :P
 
Pe: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Nejse, po më duket pakëz e tepruar kjo "skandaloze".

Nuk ka më mire se të edukosh femijën pa përdorur
dhunën, si atë psikike po edhe atë fizike, mirëpo
ja që rrethanat shumë shpesh vendosin metodën
e edukimit, bile ndonjëherë deri në atë masë sa që edhe
nje i rritur nuk do të duronte, e lerë më një fëmijë.
Mirëpo, kur humbin nervat e kontrolli, kufinjtë nuk njihen.
Pra duhet kuptuarë edhe fëmijët, por edhe prinderit. Fëmija
nuk t'i din hallet, a ki a s'ki, ai vetëm parashtron kërkesat,
ndërsa për prindërit është vështirë të ruajnë gjakftohtësinë
as në kushte normale, e lere më në kushte tejet ekstreme
jetësore.

Në kohën time, besa çfarë kemi bërë, mirë na kanë duruar.
Prindërit me 1 qind mijë telashe për të siguruar kafshatën e gojës,
ne veç çka s'iu kemi pshurrë mbi kokë.
Mirëpo, prap se prap, dashuria nuk ka munguarë. Mbështetjen e prindërore
në çdo moment na kanë ofruar.

Në anën tjetër, aso kohe ka pasur më shumë urtësi, se sot kur
njerezit janë me fakultet, ku karriera është më me rëndësi
se sa familja. Sakrifikimi për familje ështe më i vogël se atëherë.
Familja nuk është aq kompakt si më parë.
 
Titulli: Skandaloze: Një në katër fëmijë kosovarë rrahet nga prindërit

Rrahet apo ndeshkohet ne njefar menyre.

Une per vete ndoshta qenkan ne mesin e ketyre prinderve ndeshkues.

Rrahje, them se rrahje nuk se kam bere por ne ndonje rast nuk se kam lene pa perdore ne njefar menyre nonje dhune kshu: ngrehje veshi, ndonje terheqje zhelesh dhe ndonje ndeshkim kshu pak me te zbutur.

E kam bere ndaj goces dhe e beje prap ndaj cunit. Ndoshta une nuk jam treguar aq i shkathet sa te gjeje vetem mjete gjuhe
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top