Skandaloze: Arrestohet drejtori i Urologjisë pasi kërkoi 100 euro nga pacienti

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Drejtori i Repartit të Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i kërkoi 100 euro ryshfet nga një pacient. Siç mëson Gazeta Express, Kasumaj i kishte kërkuar para pacientit për t’u operuar pa rend.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës

“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policore, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për ti kryer shërbime mjekësore”, tha policia.

Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes.l_2016b-Laura_Hasani150286580215168824051530883656.jpghttp://zeri.info
 

Attachments

  • l_2016b-Laura_Hasani150286580215168824051530883656.jpg
    l_2016b-Laura_Hasani150286580215168824051530883656.jpg
    69.4 KB · Shikime: 0
Sa keq!

Do ike e ky ne Gjermani tani . :(

Une se kam problem,se s'me lidh puna me ata,se per hob shkruaj ketu,por shume keq per ne qe humbim keta talente.

Ky kur u diplomua hymnin e Hipokratit e kish mesuar permendsh. :D
 
Back
Top