Skandali në Himarë, përplasen palët

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Drejtori i shkollës justifikon anulimin e koncertit në gjuhën shqipe: Faji, i durrsakëve. Ishin jokorrektë

Drejtori i shkollës nëntëvjeçare të Himarës, i cili kishte marrë përsipër të siguronte terrenin për realizimin e koncertit të fëmijëve durrsakë në qytetin e vogël buzë Jonit, justifikon vendimin për anulimin e këtij koncerti. Irakli Likoka tha dje për gazetën "Shqip" se koncerti i planifikuar nuk u zhvillua pasi drejtuesit e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit nuk respektuan afatet për të cilat kishin rënë dakord më parë edhe me kryebashkiakun e Himarës, Vasillaq Bollano. Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Vlorës, Kozma Billo, i cili është angazhuar në organizimin e koncertit të dështuar, thotë se vendimi për anulimin ishte krejt i papritur dhe i pamotivuar nga ana e Bashkisë së Himarës.


Justifikimi

Sipas Likokës, nuk ka pasur asnjë problem me programin e këtij koncerti, por vetëm me datat që u ndryshuan disa herë, për shkak të durrsakëve. "Unë kisha biseduar disa muaj më parë me drejtorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit dhe dy persona nga Vlora që u morën me këtë punë. Kishim rëndë dakord për datën e koncertit, vendin e zhvillimit të tij dhe unë kisha marrë masat që edhe fëmijët e Himarës të paraqiteshin me tre numra në këtë koncert. Unë zhvillova dy muaj prova me fëmijët për t‘u përgatitur për koncertin, por kur erdhi data e caktuar, ata të Durrësit kërkuan ta shtynim se ishte mot i keq. Koncerti u shty e shty dhe unë nuk kisha ndërmend të mbaja më fëmijët peng, sepse ata janë me pushime tashmë", thotë drejtori i shkollës nëntëvjeçare të Himarës, i cili thotë se të premten, kur u bllokua koncerti, nuk kishte qenë fare në qytet.

Sipas tij, dështimi erdhi vetëm për shkak të afateve dhe aspak të programit. Madje Likoka thotë se personalisht nuk është interesuar fare për programin e koncertit dhe nuk ka dijeni nëse kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasillaq Bollano, ka kërkuar të informohet për këtë program.


Organizatorët

Por një tjetër person i përfshirë në organizmin e koncertit të dështuar, tregon se kryebashkiaku i Himarës ka kërkuar me ngulm të njihej me programin e koncertit dhe më pas ka urdhëruar anulimin e tij. Kozma Billo është drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Vlorë. Ai ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës për realizimin e një turi koncertesh të kësaj qendre në jug të Shqipërisë. "Unë jam angazhuar që nga muaji mars me përgatitjet për turin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, që përfshinte edhe koncertin në Himarë. Kam rreth 35 vjet përvojë në këtë lloj pune dhe nuk më kishte ndodhur ndonjëherë ajo që ndodhi në Bashkinë e Himarës", thotë Billo, i cili sqaron se "Në çdo qytet ku shkojmë, ne nuk kërkojmë leje nga bashkia, por vetëm njoftojmë policinë, siç e parashikon ligji. Por të premten në Himarë u gjendëm në një situatë absurde. Shefi i policisë bashkiake të qytetit erdhi e na kërkoi programin e koncertit, me pretendimin se do ta çonte në bashki, që atje të merrej vendimi për mbajtjen ose jo të këtij aktiviteti artistik. Disa orë më vonë ai erdhi e na tha që koncerti nuk duhet të bëhej", thotë Billo, i cili shpreh keqardhje për këtë ngjarje të shëmtuar, që të sjell ndërmend skenarin e filmit "Koncert në vitin ‘36".
gazeta shqip
 
Back
Top