Skandali/ Ku shkuan 57 mln € të invalidëve? Ja dokumentet

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
[video=youtube;vaE6DSx-lz4]http://www.youtube.com/watch?v=vaE6DSx-lz4[/video]

TIRANE- Në rast se shteti nuk është në gjendje prej disa muajsh të paguajë ndihmën ekonomike për invalidët dhe kategoritë e tjera që trajtohen me të, kjo ka ardhur si pasojë e bllokimit të fondeve përkatëse të buxhetit të shtetit nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode. Kjo del nga dy dokumente, që janë pjesë e letërkëmbimit midis zyrtarëve të lartë të ministrisë së اështjeve Sociale dhe asaj të Financave.

Viti 2012
Vështirësitë lidhur me përmbushjen e detyrimit ligjor nga ana e shtetit për kategorinë e njerëzve me aftësi të kufizuar kanë nisur që një vit më parë. Më 28 qershor të vitit të kaluar. Letra e firmosur nga ish-ministri Spiro Ksera njofton Financat se, gjatë hartimit të planit buxhetor afatmesëm nga ministria e tij, ishte parashikuar një shifër prej 19.4 miliardë lekësh për pagesë të personave me aftësi të kufizuar, por Financat u dhanë për 2012-ën 12 për qind më pak fonde. Si pasojë, ministrisë së Kserës i munguan fondet për kompensimin e energjisë elektrike e telefonave, si dhe për investimin në qendrën kombëtare të romëve, që ishte edhe një rekomandim i BE.

Viti 2013
E njejta situatë përsëritet edhe këtë vit, kur në 8 korrik është dërguar letra nga ana e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Punës Ilir Ibrahimi, në të cilën theksohej se deficiti ishte thelluar edhe më tej. Në fondin përkatës për personat me aftësi të kufizuar kishte 20 për qind më pak lekë se sa nevojitej, ose 30 milionë euro më pak.
Ndërkohë, me detyrimet e bartura, deficiti ishte edhe më i madh se kaq, konstatonte Ibrahimi, sipas të cilit ministrisë i nevojitej një fond shtesë prej 6.6 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit, ose 47 milionë euro.

Ndërkohë, për ndihmën ekonomike të personave e familjeve në vështirësi financiare mungonin gjithashtu 1.3 miliardë lekë të tjera, duke e çuar kërkesën ndaj Financave në 56.4 milionë euro.
Sipas zyrtarit të Kserës, ministria nuk kishte fonde të lira për të përballuar këtë situatë. Përballë një problematike të tillë, ministria e اështjeve Sociale shpall se “jemi në pritje të akordimit të fondeve për mbulimin e shpenzimeve për këto kategori përfituesish, me qëllim shmangien e ndonjë konflikti social, pasi kjo kategori rrezikohet për të mos u paguar duke filluar nga muaji shtator i vitit 2013”.

Përgjigja
Letra e Financave në përgjigje të kësaj kërkese urgjente ka qenë e shkurtër dhe cinike. Dhjetë ditë më pas, zv.ministri Alfred Rushaj, në mungesë dhe me porosi të kreut të Financave Ridvan Bode, kthen përgjigje se duhet të gjenin zgjidhje vetë, brenda fondeve të miratuara për vitin 2013, duke i rialokuar ato.
Kjo solli në një black-out total për këto fonde me qeverinë e re Rama.

Veliaj: Kanë vjedhur, 100 kallzime në Prokurori
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, dhe dikasteri që ai përfaqëson do të dorëzojnë javën e ardhshme dosjet me abuzuesit e skemës së ndihmës ekonomike në prokuroritë e rretheve. Veliaj tha dje për A1 Report se bëhet fjalë për pushtetarë vendorë por dhe qytetarë të thjeshtë që kanë përfituar këtë pagesë pa të drejtë. “Ministria e Mirëqenies sociale ka përgatitur një seri dosjesh dhe javën tjetër, në një rreth do të behet e gjithë paketa e kallëzimeve në prokurorinë e atij rrethi. Më pas do të nisë çdo javë dorëzimi i dosjeve në prokuroritë përkatëse në rrethe.

Bëhet fjalë për mbi 100 kallëzime në një rreth, ndërsa në të gjithë Shqipërinë janë mijra të tilla”, shtoi ai. Ministri ka pohuar se në janar do të merren të gjitha detyrimet e prapambetura të ndihmës ekonomike, ndërkohë që po punohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për të siguruar çdo buxhet. Sipas Veliajt, kjo situatë ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit të fondeve nga qeveria Berisha, ku në momentin e dorëzimit të pushtetit në këtë ministri ishte harxhuar 96 % e fondit të ndihmës ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar.//Shqiptarja
 
Back
Top