Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge, kriminaliteti e prostitucioni

Flasin Shota Baraliu, Gjyste Vulaj, Gold Ag dhe Stresi: “I kemi parë me sytë tanë”
Jemi vetë dëshmitarë të shumë ngjarjeve të hidhura që po ndodhin kohëve të fundit me protagonistët e skenave muzikore. Gati çdo ditë dalin këngëtarë të rinj, ndërsa ata që tashmë kanë krijuar një bagazh të tyre, si duket (disa prej tyre) nuk po ecin në rrugën e duhur.

Ndoshta popullariteti dhe ndjekja e trendeve botërore bëjnë që edhe ata të marrin shembull këngëtarët e njohur në botë dhe duke u bërë pjesë e kategorive të njërëzve që nuk mund të merren si shembull për të mirë.
gjyste2.jpg

Lajmet mbi konsumimin e alkoolit nga ana e këngëtarëve i kemi gati çdo ditë nëpër media. Por, në skenën muzikore a ekzistojnë gjëra më të rënda, të cilat nuk mund të shkruhen dhe të thuhen? A konsumohet masivisht droga, alkooli, a ka dhunë, kriminalitet e prostitucion? A ekzistojnë këngëtare që shiten për një set fotografik, për një këngë apo një klip?

A ekzistojnë organizatorë të koncerteve që detyrojnë këngëtaret të prostituojnë? Për të hedhur pak dritë mbi këto argumente, ne realizuam një bisedë me disa këngëtarë të njohur të cilët kanë përvojë në skenën muzikore, por jo të gjithë ishin të gatshëm t’u përgjigjeshin pyetjeve tona, ndoshta nga frika ose nga ajo se çfarë duhet thënë, a se ndoshta i kishim prekur në kallo. Gjithsesi, disa më të guximshëm nuk e evitojnë, por preferojnë të thonë mendimin e tyre.

SHOTA BARALIU, ”SHUMث KOLEGث JANث FUTUR Nث RRUGث Tث GABUAR”

‘‘Të them të drejtën, besoj që ekzistojnë të gjitha nga pak në botën e artit në përgjithësi dhe këtë e them me plot kuptimin e fjalës, duke marrë parasysh që kam parë dhe me sytë e mi plot kolege e kolegë, të cilëve iu është dukur vetja shumë të famshëm apo ku ta di unë dhe janë futur në rrugët e gabuara, ku dhe sherret nuk mungojnë. Ne të gjithë ndonjëherë konsumojmë alkool kur është ndonjë rast, po sigurisht që me masë dhe më pas mbajmë veten nën kontroll. Mua s’më ka ndodhur asnjëherë të bëhem tapë fare që të mos i mbaj mend veprimet e mia. Për sherre as që bëhet fjalë, se jam person që mundohem sa më shumë të sillem mirë me njerëzit dhe me fansat.

Ndaloj në rrugë, flas lirshëm me ta, ndaj s’më ka ndodhur të kem ndonjë problem me dikë. Por kam qenë prezente në disa raste, kur kanë dashur t’i rrahin në mes të koncertit disa prej këngëtarëve dhe më ka ardhur çudi prej tyre, si mund t’i thonë vetes VIP dhe të shoqërohen me lloj-lloj njerëzish! Sa u përket organizatorëve, nuk ma merr mendja që i detyrojnë këngëtarët të futen në këto rrugë, por ata mund ta bëjnë me vetë dëshirën e tyre.

E vetmja mënyrë që t’i ndalojmë këto dukuri, është që të jemi njerëz sa më normalë, të mos fluturojmë shumë me ambicie anormale, të jemi korrektë në punën që bëjmë dhe të mirat vijnë me radhë. S’kemi nevojë të kalojmë nga shkalla e parë në të fundit, sepse asnjë njeri nuk është bërë i famshëm apo me lekë brenda një nate. Për këtë duhet punë e madhe dhe energji. Po i zbatuam këto të dyja, sigurisht që gjërat e këqija nuk na vijnë nga pas”, shprehet e shqetësuar për këto dukuri këngëtarja kosovare, Shota Baraliu.

STRESI, ”KA SHUMث KثNGثTARE Qث PثRDORIN LثNDث NARKOTIKE”
”Asnjë nga këto s’është gjë e mirë. Thjesht është një realitet që duhet të përballemi ditë për ditë në jetën sociale. Ka shumë këngëtare femra që përdorin lëndë narkotike ose ndryshe quhet kokainë, marihuana, ekstazi, heroinë. Kam parë me sy shumë dhe më vjen keq për ato. Gjithashtu ka shumë raste që ato shesin trupin e tyre për famë ose, më saktë, të arrijnë deri diku në tregun shqiptar. Kjo është e keqja e këtij realiteti, sepse ka shumë viktima që i shtyn kurioziteti të harrojnë realitetin e vërtetë”, thekson me shumë kurajë reperi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi).

GJYSTE VULAJ, ”SHQIPTARثT Tث Kujdesen për FثMIJثT E TYRE”

”Skena shqiptare shyqyr është larg nga këto të këqija, por ka një numër të vogël që mund t’i numërojmë në gishta të dorës, të cilët konsumojnë drogë, por deri më tani nuk kanë kaluar dozat e përdorimit, jemi fukarenj për ta ekzagjeruar. Sa i përket alkoolit, e konsumon pothuajse çdo njeri i rritur (pak a shumë) dhe të paktë janë ata që s’dinë të kontrollohen. Prostitucion në muzikën shqiptare mendoj që nuk ka. Nuk jam në dijeni për këtë dhe s’kam dëgjuar kurrë për diçka të tillë. Sa u përket organizatorëve, ata janë njerëz që bëjnë organizime me seriozitet, kurrë nuk mund të kenë ata atë lloj imuniteti që të detyrojnë të bëjnë diçka të tillë, kjo është absurde.

Muzika shqiptare ka kushtet e veta, të cilat organizatorët duhet t’i plotësojnë, përndryshe s’mund të lidhin asnjë lloj marrëveshjeje apo kontrate. Unë për një shfaqje kërkoj këto kushte: ”Shuma e të hollave për një shfaqje të bëhet me parapagesë që në ditën e marrëveshjes për datën dhe orarin e caktuar, hotelin me 4 yje e përpjetë, për mua dhe stafin tim, kujdestare etj. Mendoj dhe shpresoj falë mentalitetit tonë dhe rrethanave ku jetojmë, se edhe shumë breza të tjerë do ecin në rrugë të sigurt. Populli shqiptar nuk është edhe aq i ngarkuar apo i mbytur me punë, sa të mos kenë kohë të edukojnë fëmijët”, përfundon këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj.

GOLD AG, ”SHPRESOJ NJث DITث Tث PENDOHEN”

”Për fat të keq ka dukuri të tilla në botën e muzikës mbarëshqiptare. Sa u përket lëndëve narkotike, ka raste të shumta, por shpresoj që një ditë të pendohen për atë që bëjnë, sepse më mirë vonë se kurrë. E sa u përket rasteve të këngëtarëve që arrijnë majën e suksesit pa talent por në mënyra të tjera, ata janë të përkohshëm dhe nuk do përmenden gjatë. E sa u përket organizatorëve, një gjë e tillë nuk është në listën time të trurit, por shpresoj që të moa ketë raste të tilla. Këto dukuri të këqija luftohen vetëm atëherë kur të gjithë vetëdijësohen dhe e kanë nën kontroll punën e tyre, me talent nga Zoti dhe pa asnjë lloj dehje, duhet të jesh ai/ajo që je”, thotë reperi Gold Ag.

BLERAND REXHEPI PANORAMAPLUS
 
Pe: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Asgje me pak as me shume se gjithe bota...
 
Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Sapo na zberthene teorine e Ajinshtajnit keta ......
 
Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Skandali eshte qe : "Drogaxhinjte tan jan te perfshire ne historira kenge" jo e kunderta :)
 
Pe: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Jan per te ardhur keq
 
Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Ne fakt nuk duket ndonje çudi e madhe, yjet e hollywood zakonisht kte ritem kane ndjekur...dhe kta artistet tane kerkojne te ndjekin gjurmet e tyre por ne versionin fshatarçe me shume :P
 
Dmthn ne vend te mesojne per te mire nga yjet e botes, mesojne vetem zakonet e keqia:P.

Eh ne fakt smund te jesh VIP nqs nuk pi cik droge, cik alkool e cik duhan...Eshte jete e veshtire te jesh i njohur.... duhet te kompensosh disi.
 
Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Gjera pak a shume normale .. E kam fjalen qe ska skandal .
 
Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

E Vërtetë është qe pa pakez Alkohol,Bari apo Droge nuk behesh VIP shum i njohur

Por pse Prostitucioni ???
 
Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Njerzit me te ulte ne shoqeri jane ata qe bejne prostitucion 'konsumojn droge ' alkool etj . E si ka mundesi keta njerz qe i bejen keto vepra te shemtuara te quhen ylle !!! Per qfare eshte ylle apo i famshem ai ? Per veprat me te ndyta qe i ben ai- per veprat djallezore. Mos u mashtroni mbas ketyre cytjeve te djallit 'e ti quani njerzit me te prishur ne shoqeri me keta emera! sejeta e tyre eshte e devijuar ne tersi.
.Jeten te cilen ebejn shume njerze si'' kengtaret ' aktoret.........'' dhe njerzit ne arte te tjera ' aty ke megjet vetem mekate 'shfrenim 'degjenerim e ''SHTROHET PYETJA'' a duhet ti pranojm keto arte qe jane ne shkaterrim te shoqeris ' e asgje me shume .
E qka eshte me e keqja keto vepra te djallezuaara ' te njerzeve injorant rrethe te vertetes ' tere diten reklamohen nga mediate.
Une po e cek vetem nje citat Kuranor- '' Shembullin me te mire e keni ne Pejgamberin tuaj'' .Per mua ylle apo njeriu me i ngritur ne ket bote nga devoteshmeriaa eshte po ai njeri i cili e ka shembull Pejgamberin -Muhamedin a.s. E jo ylle te quhen dorogirashat 'narkomanat ' muzikanetet apo kushdo qofshin ata.
 
Pe: Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Njerzit me te ulte ne shoqeri jane ata qe bejne prostitucion 'konsumojn droge ' alkool etj
Kujdes me paragjykimet,pasi dikush qe perdor alkol nuk eshte i ulet...Po te kujtoj gjysherit tane qe e kane pjek rakine e veren ne shtepite e tyre,po flas ne nje kohe kur feja ndoshta nuk kishte keta perhapje si sot...E smund te thuash njeri i ulet dike me perdorim alkoli...Mos fut ne nje kategori as prostitucionin as drogen...Prostitucioni eshte profesioni me i vjeter ama eshte zgjedhje e personit,kushtet e te cileve nuk dihet pse e shtyjne,ndoshta ekonomia ndoshta gjera te tjera ,nejse muhabet tjeter ky...Droga eshte pune qejfi prap zgjidhje e individit...

Po ndalem me shume tek alkoli,per alkolin kane thene pije por mos e ler te te pije...Me kete dua te them qe ka persona qe pijne alkol por e pijne me mase,nje gote vere,nje gote raki nje shishe birre etj etj...Dmth nuk e teprojne por vec thyejne cik rutinen apo humorin duke mos u bere problematik per shoqerine apo familjen...Nese eshte nje profesor dhe pi raki per ty eshte njeri i ulet??Nese eshte nje femer mjeke me grada profesor/doktoreshe dhe pi nje gote vere eshte person i ulet??Kur te dy keta mund te jene karaktere pozitive,njerez te mire,familjare??Me duket se kap gjerat ne extrem ti...Pasi me ty jam dakord kur behen rrezik per shoqerine,kur burri vjenpishem godet grua,femije thyen prish shkaterron etj etj keta po qe jane njerez te ulet,por ato qe te permenda me lart nuk kane kategori te njejte me rastin tjeter...Mos bej paragjykime,pasi sje askushi per te tilla gjera,te gjithe pijme nje shishe birre,te gjithe pime nje gote vere ama smund te na quash njerez te ulet,e sjane njerez te ngritur ato qe nuk pijne...
 
Titulli: Pe: Titulli: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

Feja ime ne te cilen une i perkas thote - nje njeri i cili bene prostitucion' konsumon drogen 'pijen alkoolike jane prej njerzzeve te cilet i shkelin rregullat.E ai njeri qe i shkel rregullat ben deme ' e ne shume mire i dijm demet nga alkooli ' sa vrasje ndodhin si shkak i alkoolit ne komunikacion 'dhuna ne ne ato familje ku kosumohet alkoolo eshte me ndjeshme ' pastaj perdhunimet seksuale qe ndodh si shkak i alkolozimit ' e shume veprime te tjera te demshme. E une smund ti beje keta njerze te larte e nderuar 'kur keta veten spo e ngrisin me veprat e tyre. Se e vetmja gje qe na dallon prej krijesaave tjera eshte menjda ! E me alkool njeriu mendjen po e ''humb'' . Eshte shume lehte te kuptosh urtesin e kesaj feje te cilen ti sdeshiron te studjosh per rregullat e saj .
Pas te gjitha atyre demeve qe bejn narkomanet aman si ti ngris ata njerz larte po e perseris. Une Mjek i tham atij qe nuk konsumon alkool ! Qfar mjeki eshte ai qe pin alkool more! kur se ruan ai shendetin e vet 'si te me kuroj ai mua !!! Kur duhet vete te kurohet se pari.
E feja jote qe se rregullon kete qeshtje rrethe alkoolit ' apo traditat te cilat i kemi pas smund te jen arsye ' te arsyetojm nje konsumim te tille . Dhe te kuptoj shume mire se je prekur 'por qellimi im u kan ne shkrimin tim ' qe te largohemi prej veprave te tilla e te ngritemi larte siq na ka hije si njerz . E jo te jemi si qen endacak nepr rruge te shtrir si shkak i droges ' dhe nje njeri qe ben kurveri e te infektohet me semundje te ndryshme.
Ne ate qe shkruajta asgje skam paragjykuar ' une keshtu do te mendoj deri sa te vdes per keto vepra te njerzeve per mua skan respekt faare ' e sidomos ata qe i thojn vetit mysliman. Pija alkoolike eshte prej mekateve me te medha per nje mysliman ' ashtu edhe prostitucioni . E si te behet dallimi ather mes meje dhe atij 1.une i tham vetit mysliman po nuk pi pije alkolike 'nuk marre droge 'nuk bej prostitucion kurse 2 .si ka mundesi ti thote vetit ai-ajo mysliman qe te gjitha keto i ben. Ata vetem veten e mashtrojn ! myslimani nuk pin pije aalkoolike 'nuk ben prostitucion!!!
Une nuk jame fare extrem ne mendimet e mia! mendimi im po mbeshtet ne argumenete' e ti smund te pretendojsh qe jam ne extrem .Nje njeri qe e ruan shendetine veteveten 'familjen e vete 'shoqerin e vete nuk do te thot extrem. Por rruge e drejte e zgjedhur. Edhe feja eshte ndjenje e nderuar! e cila prej kur eshte krijuar njeriu bashk me te eshte e krijuar edhe kjo ndjenje per te besuar.

Pas te gjitha demve qe behen nga keto llojeve te veprave ' aman ati njeriut smund ti them Yll - i famshem ! por njeri i mjere per jeten e bere. E kete qe po e shkruaj une askush nuk po e thote ne publik.
 
Pe: Skandali, këngëtarët tanë të përfshirë në histori droge

"Shef rrushi-rrushin dhe digjet"
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top