Skandali i pagave/ Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve
Tiranë- Pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve.
Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë.
Ndërkohë që sot skandali është thelluar me me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.
Ndërkohë që po sot AMA ka njoftuar mediat për shqetësimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë thirrje që të respektojnë ligjin. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.
Ekskluzive/ Skandali 3, dalin në pazar edhe databaza me targat e 530 mijë shqiptarëve
Një tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e shqiptarëve.Gazeta Shqip disponon listën, në databazë listohet targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.
Është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.
Prej dy ditësh në rrjetet e komunikimit online kanë qarkulluar dy databaza të tjera. Njëra prej tyre përmban listën e pagave të shqiptarëve për muajin Janar, ndërsa tjetra i përket muajit Prill. Kjo e fundit krahas pagave, zbulon edhe numrat e celularëve të qytetarëve.
Targat i ka Policia, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, AMF dhe cdo kompani siguracionesh, Permbaruesat, Noteret
Deri më tani janë pyetur 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Në pyetje janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndërsa Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.
Pas këtij skandali kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve që ishin pjesë e dokumentit me të dhëna personale. Ai i bëri thirrje prokurorisë të zhvillojë hetime të imtësishme, ndaj atyre që sipas tij me këtë akt synojnë të sjellin konfuzion dhe destabilitet.
Rama theksoi se investimet në zhvillimin e këtij sektori do të jenë të pandalshme për të garantuar edhe më shumë siguri. Opozita fajësoi Partinë Socialiste duke e quajtur këtë një skandal pasues të atij të patronazhistëve. Basha deklaroi se Rama duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve.
©Copyright Gazeta Shqip