Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

Lauri

Anunnak
Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike meqë u trajtua nga gazeta The New Yorker.

Shkrimi i Nicholas Schmidle, “Sillni Trupat,” u publikua pak kohë para verdiktit për rastin Medicus.

Artikulli 8,400 fjalësh është një lexim bindës. Ai gjurmon në thellësi akuzat kundër anëtarëve të ushtrisë اlirimtare të Kosovës të cilët në vitin 1999 dyshohet se kanë vrarë të burgosur në Shqipëri për t’ua trafikuar organet si dhe për rastin e fundit të transplantimeve joligjore të veshkave në klinikën Medicus.

Rasti Medicus - sigurisht shumë i komplikuar - ishte gjithmonë më shumë një vijë e qartë, siç u dëshmua me vendimet e fundit fajësuese. Hetuesit dhe prokurorët kishin dhuruesit, pranuesit dhe kryesit qartësisht të identifikuar, po ashtu edhe dëshmitë fizike të gjetura në klinikë. Pretendimet e trafikimit të organeve kundër UاK-së, ndërkohë, kanë qenë gjithmonë të errëta - pa prova imponuese.

Tani, Schmidle ka demaskuar dëshminë më bindëse deri më sot: një rrëfim nga një ish-luftëtar i paraqitur si i UاK-së i cili thotë se kishte larguar një zemër të gjallë nga një i burgosur serb.

Lexuesi, megjithatë, me gjasë do të përfundojnë shkrimin e Schmidle me ndjenjën që mund të ketë ende pak kredibilitet kundrejt dyshimeve të trafikimit të organeve nga UاK.

Shumë prej fakteve kryesore në shkrim, siç është e ashtuquajtura Shtëpia e Verdhë në Shqipëri ku dyshohet se është bërë nxjerrja e organeve, ka qenë raportuar diku tjetër më herët. Por paraqitja e tyre në The New Yorker i jep atyre peshë shtesë.

Siç vuri në dukje Schmidle në një blog të tij, në vazhdën e vendimeve për Medicusin, bindjet për transplantimet joligjore të veshkave në klinikën në afërsi të Prishtinës, po ashtu i kanë dhënë peshë akuzave kundër UاK-së duke konfirmuar se ekzistonte një operacion i trafikimit joligjor të organeve në Kosovë.

Në të vërtetë, raportet e fundit në The Independent dhe në disa gazeta kosovare kanë vënë në dyshim se Shaip Muja, deputet i PDK-së dhe ish këshilltar i shëndetësisë të kryeministrit Hashim Thaçi, është njëri prej caqeve të valës së dytë të hetimeve në rastin Medicus. Muja ka dëshmuar në gjykimet e fundit, duke pranuar që ka takuar doktorët e Medicusit por duke mohuar ndonjë njohuri në lidhje me trafikimin e organeve.

Muja nuk është i panjohur në lidhje me veprime të dyshimta. Ai ka qenë i akuzuar për uzurpim të pronës publike dhe shmangie të taksave, në mesin e akuzave tjera.

Po ashtu, emri i Mujës ishte shfaqur në raportin shumë të politizuar të Këshillit të Europës në vitin 2012, përpiluar nga politikani zviceran, Dik Marti, në lidhje me akuzat e tregtisë me organe nga UاK-ja, duke sugjeruar një lidhje të mundshme ndërmjet dy rasteve. Muja i ka mohuar fuqishëm akuzat në lidhje me trafikimin e organeve nga UاK.

Gjersa mbesin shumë pyetje pa përgjigje dhe akuzat mbesin ende të paqëndrueshme, është e qartë që shqetësimet për trafikimin e organeve nuk do të largohen.

Edicioni i ri i gazetës Prishtina Insight është botuar të premten dhe përfshin disa shkrime për transplantimet e organeve.

http://gazetajnk.com/?cid=1,983,5526
 
Titulli: Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

Sme besohet kjo gje
 
Titulli: Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

C'mendojne kosovaret qe jetojne atje!?!
 
Titulli: Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

Hmmm te besh biznes me jeten edhe e organet e njerezeve...
Disa njerez verbohen nga leket, e harojne cdo hije dinjiteti apo respekti ndaj jetes te tjetrit.
TURP!
 
Titulli: Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

C'mendojne kosovaret qe jetojne atje!?!

Tani, se cfare ka shkruar, gazeta New York, nuk e kam lexuar, por se cfare ka ndodhur ne Medikus e kemi te qart thuajse te gjithe. Aty u denuan peshqit e vegjel (megjithese e merituan dhe nga ndjeshmeria e rastit them se u denuan pak.

Biznesi Medikus, ishte biznes i ngritur enkas nga mjeku turk dhe biznesmeni izraelit, te cilet shfrytezuan vakumin ligjor ne Kosove dhe shtetitn e brisht dhe ngriten nje Medikus per te rruar para. Kjo ishte historia.

Izraeliti dhe turku tash flitet se po e bejne te njejtin biznes ne Afrike. Megjithate, ne Medikus shitsit dhe bleresit e veshkave asnjeri nuk ishte shqiptar.
 
Titulli: Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

Per vitet e luftes nuk ka gjasa teorike as praktike te kete ndodhur nje gje e tille .
 
Titulli: Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

etja per lek, tregon qe njeriu ja kalon kafshes....
dhe kini shume kujdes nga njerezit, rrini sa me larg..........
 
Titulli: Skandali i organeve në Kosovë arriti pikë historike

Tani, se cfare ka shkruar, gazeta New York, nuk e kam lexuar, por se cfare ka ndodhur ne Medikus e kemi te qart thuajse te gjithe. Aty u denuan peshqit e vegjel (megjithese e merituan dhe nga ndjeshmeria e rastit them se u denuan pak.

Biznesi Medikus, ishte biznes i ngritur enkas nga mjeku turk dhe biznesmeni izraelit, te cilet shfrytezuan vakumin ligjor ne Kosove dhe shtetitn e brisht dhe ngriten nje Medikus per te rruar para. Kjo ishte historia.

Izraeliti dhe turku tash flitet se po e bejne te njejtin biznes ne Afrike. Megjithate, ne Medikus shitsit dhe bleresit e veshkave asnjeri nuk ishte shqiptar.

Kete e pata ndegjuar edhe une
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top