Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale
Teksa tenton të gjesh një punë si kameriere, balerinë, apo masazhatore, shumë lehtë mund të përfundosh si punonjëse seksi. Këto janë vetëm disa mënyra kamuflimi në Tiranë për të ofruar shërbime seksuale.
Skandali është zbuluar nga gazetarët e Fiks Fare gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj "pune". Fiks Fare solli mbrëmë 2 raste, ku gazetarja kërkon punë si kameriere, ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si "punonjëse seksi"
Rasti I
Për të kuptuar sa më qartë sesi është organizuar ky mekanizëm i jashtëligjshëm, bashkëpunëtorja e Fiksit kërkoi punë në një lokal nate, që njihet si tallava në Kamëz. Fillimisht i telefonojmë numrit të lokalit dhe kërkojmë punë si kameriere.
Përgjigjja ishte pozitive dhe lëmë një takim për t'u takuar. Shkojmë një ditë më pas dhe takojmë pronarin e lokalit. Edhe pse biseda ishte bërë për punë si kameriere, ai thotë se nuk ka nevojë, pasi ka kamerierë meshkuj, por do balerina. Sipas tij, është një punë që ka shumë lekë dhe mund t'ia dalësh mjaft mirë.
Madje, pronari na ofron dhe shtëpi me qira, ku mund të strehohemi së bashku me vajzat e tjera. Ai thotë se ka mjaft vajza që punojnë. Gjatë bisedës, për ta joshur dhe më shumë, ai i thotë gazetares së Fiksit: "Je femër e mirë dhe t'i lësh pa bukë vajzat e tjera". Për të na bindur, ai na fton për të parë ambientin poshtë, pra lokalin e tallavasë.
Shkojmë poshtë dhe aty na shpjegon si funksionon e gjitha, çfarë duhet bërë dhe aty nga thotë se ka klientë që duan edhe qejf pas muzikës, me pak fjalë seks. Për të mësuar më shumë, e pyesim për pagesën dhe sa e sigurt është e gjitha kjo?
Ai thotë që merret vetë me këtë pjesë, gjen klientët dhe është pikërisht ai që bën pazarin, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi. "Shkon edhe 100 euro ora", thotë pronari. Pasi mbarojmë dhe na siguron gjithçka, largohemi për t'u takuar në darkë te puna, por mbase edhe më përpara nëse gjen ndonjë klient.
Rasti II
Një tjetër ambient për të ofruar shërbime seksuale janë sallonet e masazhit. Janë disa qendra masazhi, ku masazhatoret kryejnë masazhe erotike.
Fiks Fare shkoi në një nga këto qendra, ku një punonjëse na tregon se bën masazh të fortë dhe të gjithë kërkojnë atë. Ka klientë që lënë bashkishe 100 euro, ndërkohë që masazhi kushton 3 mijë lekë të reja. Të gjithë e dinë që ajo punon si estetiste thonjsh, ndërkohë që punon masazhatore dhe bën masazh të fortë.
Ne katin e pestë, ku ndodhet qendra në zonën e ish-Bllokut dhe gazetarja e Fiksit takon një nga punonjëset e qendrës. Interesohen per pune për punë dhe u thote se nuk ka as eksperiencë, as certifikatë apo kurs për masazhatore.
Masazhatorja e qendrës thotë se nuk përbën problem dhe se qendra ka shumë nevojë për masazhatore, pasi ka vetëm dy vajza, ndërkohë që janë tri dhoma. Ajo shton se klientët i gjen pronarja dhe se pagesat shkojnë shumë mirë, pasi ka shumë punë dhe bakshishe. Gjithashtu, ajo thotë se nuk duhet të tentosh të marrësh klientët e punonjëseve të tjera, pasi është klienti i saj. Ajo thotë se më shumë ka rëndësi si e pret klientin dhe si e trajton.
Pas bisedës "mikpritëse", vjen pronarja e qendrës dhe diskutohet për punën. Ajo shprehet se më shumë do një vajzë të shkathët dhe të sillet mirë me klientët. Lihet qw të fillojë punë të nesërmen. Ditën e parë, Fiksi hyn të bëjë masazh, por më pas takohet me pronaren, pasi klienti nuk kishte ardhur vetëm për masazh...
Pronaren e pyesim se çfarë mund të bëjmë, pasi klienti donte shërbime të tjera nuk kishte ardhur për masazh? Ajo na shprehet se na ka punësuar për masazhatore dhe nuk i intereson sesi e menaxhon situatën. Kërkon thjesht që klienti të kënaqet dhe të kthehet sërish te qendra.
Fiks Fare do të vijojë nesër me të tjera raste në sallonet e masazheve, ku do të denoncohen fakte të reja tronditëse sesi vajzat rekrutohen për shërbime seksuale.
/ Top Channel
[

Redaktimi i fundit: