Shqetësimi është raportuar nga shumë pacientë, pasi disa produkte, shiten pa “bar code-t” përkatëse, që vërtetojnë certifikimin e tyre në lidhje me skadencën.
Disa nga ilaçet që shiten pa “bar cod”, janë Leponex , Amoxicilina, Enalapril dhe Atenolo l.
Ata bëjnë me dije edhe pse janë ankuar në Ministrinë e Shëndetësisë, askush nuk ka shfaqur interesim për t’i takuar.
Leponex është një ilaç që përdoret për sëmundjet mendore, e madje individët që kanë nevojë për të nëse është i skaduar mund të shkaktojnë edhe tragjedi, krime sociale.
Ky lloj ilaçi është e pamundur të blihet jashtë vendit sepse kërkohet receta e mjekut që e njeh farmacisti jashtë Shqipërisë. E të sëmurët tonë e marrin të skaduar gjë që në këtë rast provohet që në etiketë nga mungesa e elementit të certifikimit.
Amoxicilina, antibiotiku i parë në listën e ilaçeve, nuk bën asnjë efekt, por as ka mundësi të marrësh një tjetër nga lista se ligji e do që pasi të provohet se nuk jep efekt mund të merret i dyti! Pasi magazinat e ilaçeve të skaduara të kalojnë në trupat e fëmijve, e të provohen që s’bëjnë efekt mund të nisim me të dytat më pak të skaduara. Madje edhe një ilaç i skaduar si Amoxicilina mund të merret vetëm pas katër ditësh kur vjen vërtetimi nga antibiograma.
Enalapril dhe Atenolo l, e gjithë mosha e tretë që vuan me tension është e detyruar ti marrë, askush nuk i merr më, asnjë efekt nuk bëjnë, kush e provon të njëjtin ilaç të blerë në itali, Gjermani, e kudo në perëndim kupton që ska pasur kurrë mjekim me ato që merrte në Shqipëri.
Risi e skandalit është se së fundmi është hequr plotësisht vitamina D që është e domosdoshme për profilaksinë ndaj raketizmit, pra fëmijët që lindin raketikë nuk munden më të kenë as mjekim vitaminoz nga lista e rimbursimeve. Mjaft të shikohet lista e 2015 dhe lista e 2017 dhe duket qartë që mungon./opinion.al/
Redaktimi i fundit: