Skandali/ Albpetroli u shit me 52 milion USD naftë gjendje në depozita

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
albpetroli-godine-1.jpg


Tiranë- Albpetroli është tashmë zyrtarisht pronë e biznesmenit Rezart Taçi. Për të mbyllur historinë e aludimeve se kush qëndron pas kompanive të konsorciumit, vetë Taçi doli para mediave dhe dha lajmin se kompania me qendër në Singapor, pjesë e konsorciumit fitues, ishte e tij dhe e krijuar prej tij.

Taçi nuk dha shpjegime se përse u desh që ai të krijonte një kompani në Singapor që të hynte në garë për blerjen Albpetrolit dhe nuk hyri direkt kompania me qendër në Tiranë. Padyshim që kjo manovër duhej për të justifikuar dhe përballur valën e parë të kontestimeve që blerësi nuk është ai por disa kompani të huaja si dhe për të krijuar tymnajen se blerësi do të jetë amerikan.

Por kjo nuk është dritëhija e vetme e shitjes së Albetrtolit. Pak ditë para shpalljes së rezultatit zyrtar të ankandit për shitjen e Albpetrolit, Ministria e Ekonomisë shpalli në media një njoftim për shitjen me ankand të një sasie nafte bruto prej 100 mijë tonësh, me një vlerë të përafërt në treg prej 52 milion dollarë.

Kjo naftë ishte akumuluar nga Albpetroli në depozitat e saj dhe nuk ishte shitur e as përpunuar. Por vetëm pak ditë pasi u shpall njoftimi publik për shitjen e kësaj sasie nafta, media njoftoi se Ministria e Ekonomisë e anulloi ankandin. Pra nafta që ishte akumuluar në depozitat e Albpetrolit, e papërpunuar, nuk u shit dhe paratë që do të siguroheshin prej saj nuk shkuan në buxhetin e shtetit.

Specialistë të naftës, në momentin e shpalljes së ankandit, hodhën dyshimet se nafta e papëprunuar, nga blerësi i mundëshm do të përfundonte në pikat e karburantit për tu shitur e përzierë me karburantin e importit, pasi uzina e përpunimit në Ballsh thuajse nuk punon.

Ndërkohë që tashmë nuk dihet se cfarë do të bëhet me këtë sasi, por ajo që dihet është se Rezart Taçi e bleu Albpetrolin me një rezerve nafte prej 52 milion dollarësh gjendje, shumë që padyshim duhej të ishte administruar nga shteti për llogari të buxhetit të tij, para se kompania t’i kalonte pronarit të ri.

Ministria e Ekonomisë nuk ka bërë të ditur se çfarë do të bëhet me këtë sasi, do t’i falet ajo blerësit të kompanisë apo do të vazhdojë të konsiderohet si pasuri publike./Idea
 
Pe: Skandali/ Albpetroli u shit me 52 milion USD naftë gjendje në depozita

Nuk ja vlen me komentu

kacakat dhe Rrugaçet kane marre ne dore gjithcka ...
 
Titulli: Skandali/ Albpetroli u shit me 52 milion USD naftë gjendje në depozita

Per te ven duart ne koke, korrupsion i hapur dhe i pacenueshem....kjo eshte shqiperia, na rrofte patriotizmi ne njerzve te thjeshte!!!!!!!
 
Titulli: Skandali/ Albpetroli u shit me 52 milion USD naftë gjendje në depozita

Njerzit qe shesin veten si ne pjesen me siper,,nuk kan bertitur ndonjeher per shqiperine,,por per vete,,sepse ju dhemb shume fakti qe shqiperia sesht Rrugaçë e tyre.
 
Titulli: Skandali/ Albpetroli u shit me 52 milion USD naftë gjendje në depozita

Un sjam specajalist persa i perket ksaj fushe,,,por njerzit qe jan Rrugaçë mund ti lexoj ne 4 shkronja,,dhe ta jap me garanci maksimale qe patriote te tille,,,po te ken gje ne dor,,, do te shtoheshin dita dites zogjt e lir
 
Titulli: Skandali/ Albpetroli u shit me 52 milion USD naftë gjendje në depozita

Kane lene me gje pa shitur..!
Nuk kane me as turp as cipe.. nje dite do shesin dhe breket e tyre, ptuu qeveri e qelbur..
 
Back
Top