Skandali, Aeroporti i Tiranës e njeh Prishtinën si pjesë e Serbisë(!)

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
prishtinakosovejoserbin.png

Tiranë, 2 Mars 2012 NOA - Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë,
ai në Rinas pranë Tiranës, marrë me koncesion nga një kompani e huaj, e
njeh kryeqytetin e Republikës së Kosovës, si pjesë e Republikës së
Serbisë.

Skandali ka ngjallur reagim tek qytetarë të cilët kanë denoncuar pranë
agjencisë së lajmeve NOA.al faktin duke u shprehur të zemëruar e duke e
konsideruar si të papranueshëm.

Edhe mëse katër vjet pasi Kosova më 17 Shkurt 2008 u shpall Republikë
dhe u njoh nga Shqipëria dhe 88 shtete të tjera të botës, edhe pse kanë
kaluar të paktën 13 vjet nga koha kur Serbia e humbi Kosovën e mbajtur
për disa dekada padrejtësisht, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë
Tereza”, e njeh Prishtinën si pjesë e Republikës së Serbisë.

Në foto që ju sjell noa.al, dhe që duke u klikuar shihet me rezolucion
më të lartë, ju shikoni qartësisht sesi në oraret e fluturimeve,
destinacioni Prishtinë siglohet nën emrin e Serbisë që ndërkombëtarisht
njihet me shkurtimin RS (Republika Srpska).

Sikundër dalloni, kompania e fluturimeve Jetairfly mbulon dhe
destinacione si Prishtina në Republikën e Kosovës dhe Tiranën në
Republikën e Shqipërisë. Por vetë kjo kompani tregohet e kujdesshme në
faqen e saj zyrtare ku dallohet se Prishtina emërtohet si destinacion i
Kosovës. Krejt e kundërta ndodh me të vetmin aeroport ndërkombëtar në
Shqipëri, që Prishtinën e bën pjesë të Serbisë.

Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport "Nënë Tereza"
menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana
International Airport SHPK (TIA), raporton noa.al. TIA mori përsipër
menaxhimin dhe operimin e aeroportit nga Qeveria Shqiptare, e cila ka
qenë pronarja e vetme e aeroportit që nga koha e ndërtimit të tij. Si
një firmë konçensionare TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e
aeroportit për 20 vitet e ardhshme.

Më e pakta që mund të bëjnë autoritetet e këtij aeroporti, është që të
zhdukin menjëherë një emërtesë të tillë që ka prekur ndjenjat e mbarë
shqiptarëve që e shohin një fakt të tillë të papranueshëm.

e.t/noa.al
 
Back
Top