Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Skandal: Shtatorja e Isa Boletinit vendoset ilegalisht në Saraj?

Sipas burimeve të Fakte.net në komunën e Sarajit-Shkup, shtatorja e veprimtarit të madh kombëtar Isa Boletini në sheshin e fshatit Saraj po vendoset ilegalisht. Sipas këtyre burimeve, në planin urbanistik është paraparë vetëm sheshi por jo edhe vendosje e ndonjë shtatoreje.
Si rezultat i kësaj, nuk ka as një leje për vendosjen e shtatores së Isa Boletinit në përvjetorin e vrasjes së tij, por gjithë kjo ceremoni nga funksionarët e BDI-së po bëhet në mënyrë ilegale.

Zyrtarët e komunës së Sarajit nuk deshtën të prononcohen për Fakte në lidhje me këtë skandal, duke u arsyetuar se këtyre ditëve janë të stërngarkuar në lidhje me evenimentin në fjalë.

Ndryshe, partia shqiptare në pushtet BDI disa vite me radhë ka premtuar vendosjen e tre bustave të veprimtarëve shqiptarë në qendër të Shkupit, për të cilët kishte marrë “leje” nga partneri i tyre maqedonas, por as kjo deri më sot nuk ka ndodhur. Zyrtarë më të lartë të kësaj partie kanë rënë në grackën e kolegëve të tyre maqedonas dhe ishin fotografuar me shtatore maqedonase duke menduar se janë shqiptarët “e tyre”, transmeton Almakos.

Qytetarët shprehen se vendosja e shtatores së Isa Boletinit në fshatin Saraj është vetëm një klithmë e partisë së Ahmetit në tentim të përfitimit të ndonjë pike politike para zgjedhjeve parlamentare, duke u ballafaquar me mllefin dhe urrejtjen e madhe të popullit shqiptar ndaj paaftësisë dhe dështimit të tyre, por dhe posaçërisht ndaj vasalitetit të tyre ndaj partnerit maqedonas.

Kjo është shtatorja e dytë e veprimtarëve të nëdhenj shqiptarë që po vendoset në territorin e komunës së Sarajit, pas asaj të Adem Jasharit legjendarë që ishte vendosur në fshatin Radushë. /Telegrafi/
skandal-shtatorja-e-isa-boletinit-vendoset-ilegalisht-n-euml-saraj_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back