Skandal seksual në Policinë e Shkodrës .

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
Zbardhet historia e rrjetit social “Facebook” që çoi në pezullimin e Arjan Bozhajt nga policia.


shkoder-policia-analizon-punen-per-stinen-e-veres-me-pak-krime.jpg

Një histori e publikuar në rrjetin social në internet “Facebook” ka çuar në pezullimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arjan Bozhaj. Bëhet fjalë për një skandal seksual, me protagonistë kreun e policisë dhe sekretaren e kësaj drejtorie, që tashmë po hetohet nga strukturat e posaçme, pasi ende nuk dihet nëse është një trillim ndaj tyre, apo ngacmim seksual. Zyrtarët e policisë nuk e kanë pranuar një histori të tillë, duke dashur mos të njollosin strukturat drejtuese policore, por “Shqip” ka mundur të zbardhë të gjitha bisedat që janë publikuar në faqen e sekretares me iniciale D. K.

Gjithçka mendohet se ka nisur në muajin maj, kur dyshohet se drejtori i Policisë së Shkodrës fliste me mesazhe në internet me sekretaren e tij. I fejuari i sekretares, i cili është protagonisti i publikimit të kësaj historie, ka filluar të dyshojë në fillim të muajit maj për vajzën, me të cilën kishte menduar të kalonte jetën. Sipas shpjegimeve të tij në “Facebook”, duke qenë se kishte fjalëkalimet e sekretares, ai ka mundur të hyjë në adresën e saj dhe të shikojë të gjitha bisedat, që ajo kishte me drejtorin e Policisë së Shkodrës, Arjan Bozhaj. Por, duke parë kontekstin e bisedave, ai ka vendosur t’i ruajë këto biseda dhe i ka publikuar këtë javë, po në adresën e saj. Të gjitha bisedat, të cilat të lënë të kuptosh një histori intime mes drejtorit të policisë dhe sekretares, janë publikuar me orën dhe me ditën e saktë të bisedave mes tyre.

Gjithashtu bie në sy gjuha e ulët e përdorur prej të dy protagonistëve të policisë, për të cilët janë ngritur dyshime për një lidhje jashtëmartesore dhe ngacmime seksuale. Megjithatë, burime të besueshme policore tregojnë se një nga protagonistët e ngjarjes është shprehur se është trillim, pasi nuk ka asgjë të vërtetë. Madje, adresa e drejtorit të Policisë së Shkodrës nuk ekziston më në “Facebook”, ndërkohë që ajo e sekretares së tij vazhdon të jetë e disponueshme, ku lexohen të gjitha bisedat e bëra mes saj dhe drejtorit të policisë.

Duke marrë shkas nga publikimi i kësaj historie, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës, pavarësisht se ai nuk e ka pranuar një akuzë të tillë. Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka komanduar në vend të tij, Drejtuesin e Parë, Ilia Nasi. Grupi i punës ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha bisedat dhe për të parë se nga çfarë kompjuterësh janë realizuar ato për të marrë një vendim sa më të drejtë në lidhje me fatin e Arjan Bozhajt, por edhe të sekretares së policisë.

Ndërkaq, denoncuesi i kësaj historie ka rrëfyer në “Facebook” se kishte tentuar të kontaktonte me drejtorin e policisë, por ai i ishte fshehur. Në një pasazh, ai shprehet se kishte shkuar për të folur me drejtorin e policisë, por ai nuk kishte pranuar dhe ishte shtirur sikur nuk ishte aty. Më tej, ai shpjegon edhe arsyen pse kishte vendosur t’i publikonte këto mesazhe, pavarësisht se, sipas tij, janë fshirë nga adresat përkatëse, megjithëse i ka ruajtur për prova. Për këtë histori, policia ka nisur hetimet edhe për gjetjen e personit nga Kosova, me qëllim për ta pyetur në lidhje me skandalin e publikuar që ka tmerruar jo vetëm Policinë e Shkodrës, por të gjithë Policinë e Shtetit, që ende nuk ka bërë një deklaratë publike.


[Shkodra-Ws]
 
Pe: Skandal seksual në Policinë e Shkodrës .

po deshet ju jap dhe adresen e fb :)
 
Pe: Skandal seksual në Policinë e Shkodrës .

Si telenovelat spanjolle pak a shume :D ......po tashi kto pune kshu e kane ...privacy s'ka asnjehere ...
 
Pe: Skandal seksual në Policinë e Shkodrës .

e paskan mbyll facebook e asaj se pata me hull disa mesazhe qe jan shkemby :)
 
Pe: Skandal seksual në Policinë e Shkodrës .

po kujt i interson mor aman kjo gje,,,kush dhe me ke pfffffff
 
Pe: Skandal seksual në Policinë e Shkodrës .

Pse ka sekretare sidomos ne Al qe nuk i fryn klarinetes ???
 
Back
Top