Skandal/ “Përdhunohen dy vajza në shkollën 9-vjeçare nga ‘çuni me tatuazhe’”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Skandal/ “Përdhunohen dy vajza në shkollën 9-vjeçare nga ‘çuni me tatuazhe’”[/h]
perdhunim-586x330-2.png

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet publikimit të denoncimeve nga qytetari dixhital zbuloi ngjarjen e rëndë të Kavajës, ku u abuzua seksualisht nga 7 adoleshentë me një vajzë 13-vjeçare.

Ndërkohë, sot ish-shefi i qeverisë ka postuar sërish në Facebook një denoncim të rëndë në ndodhur në Selenicë, ku thuhet se dy vajza të një shkolle 9-vjeçare janë përdhunuar dhe ngjarja është fshehur nga drejtoresha e këtij institucioni.

Sipas denoncuesit abuzuesi është një “djalë me tatuazhe”, ndërkohë që theksohet se edhe policia e Vlorës është në dijeni për ngjarjen por nuk ka marrë masa për të arrestuar përdhunuesin.

POSTIMI I SALI BERISHثS:

Përdhunime dhe prostitucion me nxënëset e mitura te shkollës!

Denoncohen përdhunime dhe prostitucion te nxënëseve te shkollës 9 vjeçare Selenice dhe fshehje e krimit nga narkozyrtaret e Kakistokracise.

Lexoni mesazhin rrënqethës të nxeneses dixhitale! sb

Përshëndetje i nderuar z. Sali Berisha. Jam nxënëse e shkollës 9 – vjeçare te Selenicës ne rrethin e Vlorës. Po ju shkruaj për një skandal te rende abuzimi me dy shoqe te mia nx te shkollës qe ka ndodhur tek ne para tre javësh dhe drejtorja është përpjekur ta fshehe ngjarjen. Abuzimi nuk u krye ne shkolle por jashtë saj me dy vajza te klasës time te shtate kur luanin ne shtëpinë e njërës prej vajzave e cila jeton me gjyshen sepse e ëma është ne Greqi . Jo kjo por vajza tjetër u tregoi prindërve se diçka i kishte ndodhur te shtëpia e shoqes kur një çun i rritur me tatuazh ne dore kishte abuzuar me ato te dyja. Këtu flitet se vajza qe jeton me gjyshen ka te përsëritur histori te njëjta biles edhe me te renda se ato qe kane ndodhur me vajzën ne shkollën e Kavajës. Me ne fund pasi u be problem dhe e mori vesh gjithë shkolla se drejtorja një socialiste e thekur po fshihte skandalin ajo ose prindërit e njërës vajze kane denoncuar ngjarjen e rend ne policinë e Vlorës, këtë me tha vet njëra nga vajzat se policia i dine te gjitha. Edhe ne këtë raste flitet se për njërën vajze ekziston gjithashtu një video erotike.

Megjithë këtë deri sot policia nuk ka marre asnjë mase ndaj përdhunuesit por as ndaj drejtores dhe psikologes qe donin te mbyllini skandalin. Unë ju shkruajta ju me besim se do te bëni publik këtë skandal qe kërkojnë ta mbyllin por ju lutem me ruani anonimatin. Unë dhe tani nuk po flas me adresën time po me një adrese fallco sepse kam shume frike.
 
Back
Top