Skandal në spitalin psikiatrik të Elbasanit, pacientët ushqehen me plehra

Love

βeℓℓe â๓e
Skandalet vënë sërish në qendër të vëmendjes spitalin psikiatrik të Elbasanit.

timthumb.php


Pas skenave brutale të disa muajve më parë që u bënë publike në media, ku infermierët ushtronin dhunë mbi pacientët, tashmë këta të fundit tregojnë një indiferentizëm dhe neglizhencë të hapur karshi pacientëve që vuajnë nga sëmundjet psikike.

Kjo video amatore e filmuar nga një shikues i Televizionit A1 REPORT!, tregon mjaft qartë se si dy pacientë ushqehen në plehra, e për ta askush nuk tregon kujdes. Video tregon se si pacientët ushqehen pranë koshave të plehrave, ndërsa nuk askush nuk mban përgjegjësi për ta. I gjithë veprimi i të sëmurëve u pa nga mjeket, të cilat nuk reaguan fare nga kjo skenë, madje e shpërfillen si të ishte diçka normale.

Një veprim i tillë mund të krijojë fare lehtë sëmundje e më pas një epidemi ne spital. Pacientët, sipas rregullores, duhet të qëndrojnë brenda ambienteve të spitalit, të survejuar nga bluzat e bardha, por kjo nuk ndodh dëshmuar nga këto pamje. Nga ana tjetër shikojmë edhe se si infermieret në orarin e punës blejnë rroba në tregun e veshjeve të përdorura.

Pas këtyre pamjeve dalin në pah kushtet skandalozë në të cilat kalojnë ditët të sëmurët, si dhe mungesa e pastrueseve në këtë spital, duke i lënë pacientët psikik jo vetëm pa ushqim e vëmendjes, por edhe pa kushtet më minimale higjieno-sanitare.
Shekulli


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top