Skandal/ Në spitalet shtetërore aparaturat për kancerin e gjirit, jashtë funksionit

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Albina Hoxha
Shekulli

Muaji tetor është quajtur muaji i sensibilizimit kundër luftës së kancerit të gjirit. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ngritën zërin dhe bënë thirrje grave për më shumë vëmendje ndaj shëndetit, kontrolle mjekësore të njëpasnjëshme. Shifrat janë alarmante numërohen 500 raste me kancer vetëm tek Onkologjiku, por ka specialistë që mendojnë se kjo shifër është akoma më e lartë se kaq, duke pasur parasysh spitalet private si dhe faktin se jo të gjithë e pranojnë që vuajnë nga kjo sëmundje.

timthumb.php


Shifrat thonë se 75% e grave e kapin me vonesë sëmundjen dhe mundësitë e kurimit janë minimale. Pikërisht në këtë kohë dhe në këtë situatë të rëndë ku kanceri jo vetëm që është përhapur shumë, por edhe kapet me vonesë, në spitalet shtetërore nuk ka aparat për bërjen e mamografisë. Mamaografia është elementi kryesorë për identifikimin në kohë të sëmundjes, është një ndër “rregullat e arta” e cila u këshillua nga Ministria e Shëndetësisë si dhe Instituti Shëndetit Publik.

“Shekulli” zbuloise në Tiranë nuk mund të bëhen mamografitë, aperaturat janë prishur dhe nuk dihet se kur mund të rregullohen. Pjesë e këtij vëzhgimi ishin edhe disa qendra shëndetësore të cilat mohuan të kenë pasur ndonjëherë aparaturën për bërjen e mamografisë në ambulancat e lagjeve. Për gratë kjo është një dramë e dyfishtë, pasi fillimisht ato e kanë të vështirë të vizitohen, bëjnë mamografinë dhe më pas të pranojnë rezultatet. Këto ditë ka psur një fluks grash nga të gjitha rrethet për të bërë mamografi, por ato janë kthyer mbrapsht ashtu siç kanë ardhur, pasi nuk kanë mundur të bëjnë mamografinë në spitalin shtetëror.
Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero mohon të ketë dijeni Ministria e Shëndetësisë për mosfunksionimin e aparaturave. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë nuk është njoftuar për këtë fakt dhe cilëson si një ngjarje të rëndë, për të cilën do të merren masa.

Pipero pranon gjithashtu se nuk janë bërë kontrolle nga ana ministrisë për të verifikuar aparaturat nëse funksionojnë apo jo. Ky është një tjetër skandal, i cili është në kurriz të qytetarëve. Kjo tregon se mjekët nuk janë të përgjegjshëm, nuk janë humanë as përballë një sëmundjeje të pashërueshme dhe vazhdojnë të drejtojnë pacientët në klinikat private për të marrë shërbimet mjekësore. Nuk raportojnë dhe nuk kërkojnë që aparatura e mamagrofisë të rregullohet edhe pse shifrat e grave të diagnostikuara me kancer janë alarmante. Kjo ngjarje e rëndë do të vazhdonte të ishte e mbuluar nëse “Shekulli” nuk do të zbulonte se ky shërbim u mungon vajzave dhe grave në kryeqytet.

Ministria e shثndetësisë

Pipero: Do të merren masa, nuk jam në dijeni për prishjen e aparaturave


Deklaratat e ISHP dhe MSH kanë bërë thirrje të vazhdueshme për gratë, duke i sensibilizuar ato për t’iu nënshtruar kontrolleve të njëpasnjëshme për të kapur në kohë sëmundjen vdekjeprurëse. I pyetur nga “Shekulli”, drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero thotë se nuk asnjë dijeni për këtë fakt. “ثshtë një javë sensibilizimi kundër kancerit të gjirit, por nuk kam asnjë informacion për konstatimin tuaj. Askush nuk më ka vënë në dijeni që aparaturat e mamografisë janë jashtë funksionit të tyre. Do të informohem menjëherë dhe do merren masa për këtë, përgjegjësit do të marrin përgjegjësitë e tyre. ثshtë për të ardhur keq”.

Gratë dhe vajzat nga rrethet, kthehen pa u diagnostikuar

Koço Gliozheni: Nuk ofrohet këtu ky shërbim

Pranë spitalit Universitar Obsetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Qendrën e Gruas nuk ofrohet shërbimi i mamografisë për gratë dhe vajzat, madje nuk dinë të na thonë se prej sa kohësh nuk ofrohet ky shërbim. Gratë që takuam në këtë spital u shprehën se nuk kishin informacion se ku mund të bëhej mamografia, e kishin kërkuar në spitalet shtetërore, por të gjitha rrugët i dërguan tek një spital privat. Në pamundësi për të paguar nuk i janë nënshtruar këtij kontrolli, por janë rikthyer në shtëpitë e tyre. Në këtë qendër takuam edhe gra, të cilat kishin ardhur nga rrethet vetëm për të bërë një mamografi, por që nuk arritën ta bënin. “Kam pyetur disa herë për të bërë mamografinë, por mjekët më kanë dhënë vetëm emrat e klinikave private. Asnjëherë nuk jam kontrolluar për kancerin e gjirit”, shprehet Nadireja, një zonjë 52-vjeçare, e cila vjen nga Elbasani.

Mbretëresha Geraldinë: Aparatura e mamografisë është prishur

Ndërsa në qendrën e gruas pranë Maternitetit Mbretëresha Geraldinë rezulton se aparati i mamografisë është prishur prej disa kohësh dhe nuk dihet se kur mund të rregullohet. Punonjëset të lënë të kuptosh se në fakt nuk kanë filluar akoma të rregullohet, ose askush nuk është në dijeni të prishjes së kësaj aperature. Edhe në këtë qendër gratë të cilat kanë dëgjuar thirrjet për kontrolle të vazhdueshme për të identifikuar në kohë kancerin e gjirit largohen të zhgënjyera, pa bërë mamografinë. “Do mundohem ta bëj në privat, dëgjova se një spital i kishte falas në këtë javë sensibilizimi, ishalla nuk ka shumë radhë”, shprehet një zonjë duke dalë nga qendra e gruas. Ajo që të vret është mënyra se si pa asnjë keqardhje mjekët i dërgojnë pacientet në privat. “ا’të bëj unë, nuk kam gjë në dorë, aparatura është prishur, kështu më tha mjeku”, tregon një zonjë e shqetësuar por pa dashur të japë më shumë detaje.

Por ç’ndodh në ambulancat e lagjeve?

Sipas ISHP-së dhe MSH mamografia mund të bëhej edhe në ambulancat e lagjeve, por nga verifikimet që bëmë nuk na rezultoi të jetë e vërtetë. Në ambulancat e lagjeve nuk ka aperatura mamografie, por edhe nuk ka mjek që mund të bëjnë këtë kontroll. Infermieret çuditen kur u drejtojmë pyesim nëse bëhet këtu mamografia. Sipas tyre kjo është e pamundur pasi nuk e kanë ofruar këtë shërbim asnjëherë. Gjatë bisedë me to duket që ato janë të frikësuara dhe nuk dinë ç’të thonë përveçse: “Të lutem shko te një ambulancë tjetër, ne na gjete, e kemi të ndaluar të flasim, ne nuk dimë gjë...” nga ana tjetër banorët shprehen me ironi dhe jo vetëm që nuk e kanë këtë shërbim në lagje por nuk besojnë që do të vijë një ditë që kjo të jetë e mundur: “Shyqyr që kemi një infermiere për gjilpërat, pa këtë që thua ti për herë të parë e dëgjoj”, shprehet një zonjë e cila sapo ka bërë një gjilpërë në ambulancën e lagjes.
 
Pe: Skandal/ Në spitalet shtetërore aparaturat për kancerin e gjirit, jashtë funksion

Dhe besoj se gjithe keta mjeket shteterore kane klinikat e tyre private,dhe i sugjerojne pacientit : Kjo aparatura nuk punon,faj i shtetit qe le mrapa shendetesine,por cke ti kam une nje aparature ne kliniken time private,kushton pak por per njeriun e shpise duhet bere apo jo?...
 
Titulli: Skandal/ Në spitalet shtetërore aparaturat për kancerin e gjirit, jashtë fun

Shqiperia asht kuku me mmmmmmmmmmm besa
 
Back
Top