Skandal në Fier, policia dhunon një femër në stadium

ana88

vlonjate tipike
Policia e Shtetit shqiptar këtë radhë ka tejkaluar çdo cak në tentativën për të mbajtur rend në stadiumet shqiptare. Në një kohë kur të gjithë mendojnë si të afrojnë femrat pranë futbollit në Shqipëri, një polic i Fierit ka treguar kulturën e tij duke nxjerrë zvarrë një tifoze femër nga stadiumi i qytetit.
Në filmimin e siguruar nga mediat shqiptare shihet qartë punonjësi i policisë që tenton të largoje me dhunë tifozen në fjalë, pasi kishte larguar më parë dy tifozë të skuadrës së Teutës që luante ndaj Apolonisë vendase.
Kjo situatë ka përshkallëzuar në përplasje mes tifozëve dhe policisë ku si zakonisht më të humbur kanë dalë tifozët pasi shumë prej tyre kanë përfunduar në komisariatin policisë. Ajo që është më absurde në këtë situatë, është se pavarësisht kësaj ngjarje dhe pamjeve filmike, askush nuk do të marr mundimin të dënojë personin që kreu këtë akt mjaft të turpshëm që njollos institucionin e policisë shqiptare, ndërsa ai do të vazhdojë i pashqetësuar të kryejë detyrën si “mbrojtës i rendit” në qytetin e Fierit./top-channel
 
Titulli: Skandal në Fier, policia dhunon një femër në stadium

Nje fenomen i shmtuar per ne por qe shum kujt si ben pershtypje pasi jemi mesuar me te tilla fenomene.. Dhe sa do te ankohet kjo vajz per akte akte te shmtuar askush nuk ja hap deren dhe askush nuk merr pergjegjsi per kte xhest .. Femrat ne stadiumet tona jan te pakta ne fakt i numron me gishta dhe kto vitet e fundit kan filluar te frekuentojn stadiume me perjashtim kur luan kombtarja qe i gjen ne nje numer te konsiderushem neper shkallet e stadiumit, do me behej qejfi te shikoja dhe ne te ardhme akoma me shum ferma qe i afrohen dotes se futbollit ne shqiperi , por me sa duket te tilla ngjarje i largojen akoma dhe me shum larg botes se futbollit , stadiumet tona nuk ofrojn asnje siguri dhe asnje garanci per tifozet perkundrazi ata qe dhunojn me tepeper jan vet policia e shtetit dhe te merr frika te shkosh ne stadium se mos ha ndo nje shkop gome a ndo nje grusht nga policat tan.. Dhe me e bukura se cfardo qe ndodhe mbyllet aty dhe askush smerr pergjegjsi per te tilla fenomene. Dhe esht e kot te ankohesh se ske ku ankohesh..
 
Pe: Skandal në Fier, policia dhunon një femër në stadium

Femrat ne stadiumet tona jan te pakta ne fakt i numron me gishta

pak jane vertet, por 1 femer ne stadium=6 burra,..se ka bere kot polici ate veprim
 
Titulli: Pe: Skandal në Fier, policia dhunon një femër në stadium

pak jane vertet, por 1 femer ne stadium=6 burra,..se ka bere kot polici ate veprim

Po te nisemi kshu si thua ti i bije qe mos te shkojen fare femrat ne stadium sipas teje... Plus pse duhet ber nje veprim i till te nxjerresh nje femer zvarr nga stadiumi ?? Jo femren qe jo e jo po dhe as cunat skan pse ti nxjerrin zvarr nga stadiumet...
 
Titulli: Skandal në Fier, policia dhunon një femër në stadium

Pfff sa te trashe sidomos policet tane..
Me uniforma palare, me ze te trashe duke bertitur ku shkon ku vete, si kafshe
Te pakulture fare, kur duhet te jete e te shihet si person per mbrojtje.
Po skane faj ato, ka faje shteti qe i pranon me 8 vjet klase.
 
Titulli: Skandal në Fier, policia dhunon një femër në stadium

Nuk dua te mbroje policin dhe ai duhet te mbaje pergjegjesi per gjestin e bere, por nga shkrimi, perkunder se shkrimi eshte shume i manget mesoje per nje intervenim policore duke nxjerre dy tifoz nga stadiumi dhe pastaj edhe nje vajze dhe me vone duke derivuar ngjarja ne nje problem mes tifozeve dhe policise.

Pra, nese ka pasur problem brenda stadiumit tifozet e sidomos tifozet shqiptar ne keto stadiume duhet te mesojne se stadiumet nuk jane arena boksi por stadiume futbolli.

Pra lajmi eshte i manget dhe nuk dua te paragjykoje por duhet te hetohen sjellja e policit por edhe e vajzes. :kapele
 
Titulli: Skandal në Fier, policia dhunon një femër në stadium

Pfff sa te trashe sidomos policet tane..
Me uniforma palare, me ze te trashe duke bertitur ku shkon ku vete, si kafshe
Te pakulture fare, kur duhet te jete e te shihet si person per mbrojtje.
Po skane faj ato, ka faje shteti qe i pranon me 8 vjet klase.

pajtohem me mendimin tend, aq me pak kur gjoja policia esht per tmbrojtur njerezit jo per ti dhunuar ato
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top