Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Skandal: Ja emrat e banorëve të Pustecit të Shqipërisë me letërnjoftime false të Maqe

Janë zbardhur emrat e 424 personave që kanë përdorur letërnjoftimet e paligjshme apo false për të votuar në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se janë 424 letërnjoftime që janë dhënë në mënyrë të paligjshme dhe se ato u janë dhënë qytetarëve apo shtetasve shqiptarë nga Pusteci i Shqipërisë, një pjesë e të cilëve njihen dhe deklarohen se janë me origjinë maqedonase. Por nga ana tjetër nuk dihet rrethanat se si ata kanë pranuar të pajisen me këto letërnjoftime.

Skandali i tillë ishte denoncuar edhe më parë nga opozita maqedonase, e cila theksoi se banorët e Pustecit në mënyrë të organizuar kanë hyrë në Maqedoni dhe votonin për partinë në pushtet VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ministri i Brendshëm Spasovski theksoi se të gjitha këto letërnjoftime janë shfrytëzuar për të votuar në vendvotimet e Komunës Qendër, ndërsa pronarët e dokumenteve kanë qenë të vendosur nga 20 deri 30 persona në një adresë banimi, përkatësisht në banesat me pronësi të shtetit.

“Në vitin 2011 këta persona nuk kanë ekzistuar në Listën zgjedhore. Lista ka filluar të mbushet në vitin 2013, pastaj në vitin 2014 është plotësuar dhe është zgjeruar Lista Zgjedhore me persona të rinj nga Pusteci, të cilët votojnë në Komunën Qendrën. Kulmi i mbushjes me persona nga Pusteci i Listës zgjedhore është arritur në vitin 2015”, deklaroi Oliver Spasosvki, Ministër i Brendshëm.

Sipas tij, këtë kriminalitet e kanë pranuar të punësuar në sektorin e punëve administrative të MPB-së, ku dhe jepet letërnjoftimet.

“Shërbimet e MPB-së dhe sektori përgjegjës për çështje qytetare kanë pranuar zyrtarisht se kanë dhënë në mënyrë të paligjshme letërnjoftime, me atë që nuk kanë dhënë vendime për banim”, deklroi ministri Spasosvki.

Hetimet e Ministrisë së Brendshme do të vazhdojnë, pasi ekzistojnë dyshime se jo vetëm në Komunën Qendër, por dhe në vendvotime të tjera në komuna të ndryshme janë shfrytëzuar karta të paligjshme identiteti.lehternjoftim-640x320.gifhttp://www.shkupi24.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back