Skandal: Gjyqtarët që dënuan Naun Dishon nuk lejohen në Greqi, persona me rrezik

Love

βeℓℓe â๓e
Skandal: Gjyqtarët që dënuan Naun Dishon nuk lejohen në Greqi, persona me rrezik për shtetin helen
Nga:
Sonila Beqiri

Kryetarja e gjykatës së Apelit Korcë, Entela Prifti dhe dy koleget e saj Brunilda Mano dhe Afërdita Maho, të cilat dënuan kreun e OMONIA-s Naum Disho me 1 vit burg për dhunimin e varreve, janë ndalur për të hyrë në Greqi nga doganierët grekë në kufi. Ata e kanë motivuar refuzimin e hyrjes me faktin se këto tre shtetase shqiptare janë persona me rrezik për shtetin grek.

Entela-Prifti-246x300.jpg

Në 4 prill Entela Prifti ka qenë duke udhëtuar me familjen e saj në shtetin helen, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, por është kthyer mbrapsht.
Edhe Brunilda Manon, të cilës i është treguar një fletë dy gjuhëshe shqip-greqisht me motivin e refuzimit të hyrjes në Greqi, ndërsa i është vendosur kryqi në vendin ku citohej se personi paraqet rrezikshëmri. E njëjta histori edhe për gjyqtaren e Faktit Afërdita Maho, e cila sëbashku me familjen ka tentuar të kalojë në shtetin grek, por edhe pse dy vajzat e saj kanë pasaportë amerikane sërish nuk janë lejuar nga doganierët grekë .

Menjëherë pas këtij akti të paprecedent ka reaguar Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e cila shpreh indinjatën ndaj autoriteteve duke e konsideruar moslejimin e kalimit të gjyqtareve në kufi si hakmarrje e ulët ndaj zyrtareve të drejtësisë.

Omania-150x150.jpg

“Ky veprim i ulët është një përshkallëzim i sjelljes aspak dinjitoze të deritanishme të autoriteteve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptarë që kanë lindur në trojet autoktone shqiptare të Camërisë flet për një axhendë të qartë shoviniste qe po përvijohet në nivele shtetërore greke që vë në pikëpyetje jo vetëm fqinjësinë e mirë në rajon por edhe nivelin e modernitetit të këtij shteti. A mos vallë edhe kësaj radhe bëhej fjalë për një rast të ngjashëm me mos-njohjen e toponimeve tona çame prej shtetit grek dhe kërkohet që në dokumentat e zyrtarëve tanë të shkruhet “dhikastis” dhe ” isangjeleas” në vend të gjykatësit dhe prokurorit?”,- shprehet PDIU në një deklaratë për shtyp.
Më tej në deklaratë PDIU i kërkon ministrise së Jashtme të kërkojë sqarime nga pala greke për aktin e pahijshëm ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu i bëhet thirrje edhe shtetit grek që të ekstardojë të arratisurin Naun Disho për tu përballur me dënimin e ligjshëm që ka marrë.


****************************

Diskriminimi i shtetit grek ndaj popullit shqiptar s'ka fund.
Ky eshte rasti i radhes, qe tregon sa te ulet jane ne mentalitet dhe ne shpirt keta "fqjinjet tane te dashur".
Nderkohe qeveria jone, i fshihet ketyre fakteve, si strucat..!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Skandal: Gjyqtarët që dënuan Naun Dishon nuk lejohen në Greqi, persona me rr

Epo ne kete rast duhet te reagoj "drejtesia" e "shteti" i Shqiperise e jo te qendroj ne heshtje. Po te njejtin veprim te kishte bere Shqiperia cdo do bente greqia ?
 
Back
Top