Skandal: 20 tonë drogë nga Shqipëria në Angli për Lojërat Olimpike 2012

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Kamioni-me-droge-Greqi.jpg


Janinë, NOA.al – Një sasi shumë e madhe lënde narkotike hyn në Greqi përmes ujërave shqiptare, kishte destinacion Britaninë e Madhe.

Burime zyrtare nga policia greke thanë se janë bllokuar plot 20 tonë marihuanë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga policia greke.

Vetëm 24 orët e fundit janë bllokuar tre fugonë me tre tonë marihuanë kurse në total gjatë operacioneve që kreu policia tha se ka bllokuar plot 20 tonë marihuanë. Sipas policisë, droga vinte nga Shqipëria në Greqi me motoskafë.

“Kjo sasi droge kishte si destinacion Britaninë e Madhe dhe nga hetimet doli se ishte e destinuar për përdoruesit e marihuanës gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike të Londrës këtë vit”, - saktësoi policia lokale, citon noa.al. Ajo konfirmoi se operacioni antidrogë u zhvillua nga policia greke në bashkëpunim me Interpolin, por nuk përmendi Shqipërinë të jetë pjesë e këtij aksioni dhe hetimi.

ثshtë zbardhur sakaq edhe skema e këtij trafiku ndërkombëtar të drogës. Lënda narkotike në sasinë 20 tonë, e ka origjinë nga India. Ajo është futur me anije në Shqipëri.

Më tej droga është transportuar pjesë-pjesë me motoskafë nga jugu i Shqipërisë në Greqi.

Policia tha se ka arrestuar tre persona ku njëri është shqiptar 38 vjeç dhe u publikua vetëm emri i tij, Ilir, njohur në Greqi me emrin Ilia. “Ky person shihet si kapobanda i këtij trafiku ndërkombëtar droge”, - deklaroi policia.

Në pranga ka rënë edhe një 42 vjeçar grek, Jorgo M., nga burgu i Hios. Po ashtu u arrestua edhe bashkëshortja e tij, emri i saj Xhuli, shtetase bullgare.

NOA
 
Titulli: Skandal: 20 tonë drogë nga Shqipëria në Angli për Lojërat Olimpike 2012

Kjo esht lufta ndaj "KRIMIT TE ORGANIZUAR" qe ben Shteti Shqiptar. Lejon te futen 20 Ton Droge si te ishin 20 Ton patate.
 
Titulli: Skandal: 20 tonë drogë nga Shqipëria në Angli për Lojërat Olimpike 2012

Mos more se ngelkan pa furrnizim klientela e paster e lojrave olimpike .
Kushedi sa rekorde boterore do ngelen pa u thyer .
 
Titulli: Skandal: 20 tonë drogë nga Shqipëria në Angli për Lojërat Olimpike 2012

po asgje nuk kekan .. nuk bien ne sy hiq... bah.. sepse nuk ka droge ne britani lool do ta ken blere me gjys cmimi :D
 
Back
Top