Skamja e Ambasadës Shqiptare në ShBA

Love

βeℓℓe â๓e
fullscreen_capture_382013_41223_pm.jpg


Top Channel raporton se ka në zotërim një letër që Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, z. Gilbert Galanxhi i drejton Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiu, dhe për dijeni, Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Jashtëm Edmond Panariti.

Në letër Ambasadori ankohet se fondet që shteti i dërgon ambasadës nuk mjaftojnë as për të siguruar jetesën.

Top Channel do të japë më shumë detaje sonte në mbrëmje, por mësohet paraprakisht se Ambasada jonë në ShBA nuk ka fonde për mirëmbajtje, pastrim, karburant dhe nevoja të tjera bazë.
Nga sa kuptohet, shumat e vëna në dispozicion të stafit nuk marrin parasysh kostot e jetesës në ShBA, duke e shtrënguar stafin diplomatik të shkruajë kërkesa për fonde.

Kërkesa e më shumë fondeve është e natyrshme për burokratët, por duket se situata e Ambasadës Shqiptare në ShBA është vërtetë dramatike.

Vjen natyrshëm shqetësimi se nëse kjo është situata në vendin më të rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, cfarë ndodh me ambasadat e tjera?

Foto: Google StreetView, kati i katert i kesaj ndertese eshte ambasada jone.
Tch

 
Back
Top