S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi?

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Kur thuhet Siberi të gjithë na kapin “ethet” dhe imagjinojmë një vend të mbuluar nga dëbora dhe akujt, pa jetë ku temperaturat zbresin nën zero në numra dy-shifrorë.

Por jo. Kur jemi në dhjetor, në Siberi nuk ka rënë asnjë flok dëbore dhe kjo ka bërë që shumë meteorologë të ngrenë pyetjen; cfarë po ndodh?

Raportimet e “Siberian Times” dhe imazhet e përcjella prej saj në internet flasin për një ‘pranverë’ të pazakontë në lindjen e largët ruse. Në qytetin e Krasnoyarsk-ut dëborë nuk ka rënë prej muajsh, madje edhe ajo ‘e vjetra’ që kishte zënë shtresë tashmë është duke u shkrirë thuajse totalisht.

siberi-rruga.jpg


siberi-rruga1.jpg


Bimët po celin sërish dhe ujërat e liqeneve dhe të lumenjve janë më shumë se të lëngshëm. Ndryshe nga vitet e tjera kur mbizotëronte akulli, këtë dhjetor në ujërat e qytetit të Krasnoyarsk-ut sheh rosa dhe pata.

siberi-rosat.jpg


“Nuk mbaj mend në jetën time një dhjetor kaq të ngrohtë dhe pa dëborë. Në dhjetorin e vitit 1963 vërtet nuk pati dëborë, por temperaturat shënonin deri në -24 gradë celcius dhe gjithcka ishte e akullt. Kjo është hera e parë në jetën time që përballem me një situatë të tillë”, thotë Fyodor Olifirenko, 83 vjeç banor vendas.

siberi-plazhi.jpg


Aktualisht temperaturat në këtë qytet të largët të Siberisë shënojnë -3 gradë celcius, ndërkohë që minimalja historike e regjistruar në këtë rajon është -47 gradë celcius.

/Top Channel
 
Titulli: S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi?

erdh qameti Lol... crregullime te motit kudo, jo vetem ne Siberi
 
Titulli: S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi?

Duket sikur toka ka pesuar nje rrotullim te pa parapare derisa ne Siberi nuk ka bore, kurse ne Arabine Saudite ka rene bora e pare??!!
 
Titulli: S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi?

Kta dhe sikur thoshnin ...ky vit do jete dimri me i ftohte...madje e ben alarmante......dimri me i ftohte i ndodhur ndonjehere ..........krize dhe per bore tani
 
Pe: S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi?

Po ku do shikohet bora ne sibieri atje zene bora boren
 
Titulli: S’ka dëborë, çfarë po ndodh në Siberi?

Prit se dimri ska hy akoma. Janar shkurt ka per ty myt me bore siberia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top