S’ka dashuri pa dhimbje

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
S’ka dashuri pa dhimbje


• Sado që të mundohesh të rrish larg diçkaje që të intereson ... është shumë e vështirë !

• Arsyeja se përse njerëzit shpesh herë i fshehin ndjenjat, është sepse kanë frikë se nuk do t'ju kthehen në të njëjtën mënyrë!

• Të tjerët ndoshta qeshin me mua që unë jam ndryshe?! Kurse mua më vjen keq për ta, sepse janë të gjithë njësoj!

• Të gjithë themi që nuk na interesojnë fjalët e të tjerëve... Por ndonjëherë disa fjalë vrasin shumë!

• Pa dhimbje, pa punë, pa djers, pa mundim... Nuk egziston as fjala “Fitim”!

• Kurrë mos i gjyko njerëzit për pak kohë, sepse çdo shenjtor ka një të shkuar dhe çdo mëkatar ka një të ardhme.

• Kërkojeni këshillën e të moshuarve, sepse sytë e tyre kanë parë fytyrën e viteve, ndërsa veshët e tyre kan dëgjuar zërat e jetës.

• Ngjarjet më të bukura janë ato që nuk planifikohen.

• Mundësitë nuk trokasin dy herë. Ato vijnë dhe nëse nuk të gjejnë gati lënë një letër ”Më vjen keq, më humbe!”

• Mua më intereson më tepër ndërgjegjia ime sesa mendimi i të tjerëve .

• Do ishte mirë sikur të ekzistonte edhe një semafor për jetën:
që të na tregonte kur të vazhdonim përpara, kur të bënim kujdes dhe kur të ndalonim.

• Dituria është i vetmi bagazh... që nuk do valixhe për ta mbartur me vete!

• Kërkimi i lumturisë është çëshjte e secilit...
Kjo nuk është çështje egoizmi, por altruizmi, sepse ti nuk mund të shpërndash diçka që nuk e disponon..!

Kurajo është të ngrihemi dhe të flasim, guximi është të ulemi dhe të dëgjojmë.

• Isha inteligjente dhe doja të ndryshoja botën... tani jam e mençur dhe po e ndryshoj vetveten...

• Nëse të gjithë njerzit do të kishin nga një trendafil në zemër, fjalët do ti nxirrnin me aromë...dhe do të deheshim nga aroma e mirë që do të përçonim...

• Mos u shqetësoni nëse Zoti nuk i plotëson menjëherë lutjet tuaja, por shqetësohuni përse nuk ju ndëshkon menjëherë për mëkatet tuaja!

• Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës pemë.

• Dashuria është mysafiri i pa respektuar i zemrës, pa lajmëruar vjen dhe përsëri pa lajmëruar shkon!

• I vetmi mashkull i cili do të më bëjë të vrapoj mbas tij, është ai që do më thotë:
'' Mami të lutem më ndihmo"...!

• Sa herë që kujtojmë fluturimin përmendim veç krahët dhe harrojmë qiellin...

• Nga të gjitha lojrat që ka bota, njerzit zgjedhin të luajn me ndjenjat.

• Ndonjëherë jeta s’të jep atë që meriton, ndonjëherë po, ndonjëherë të jep më shum nga ç'ka ti imagjinon?!

• Vidheni kohën në mënyrë të pamëshirshme, sepse ajo, nuk falë!

• Ka disa njerez që njihen pa u parë. Ka disa të tjerë qe e kalojne nje jete bashke dhe nuk arrijne te njihen !

• Lufta është një biznes shumë i trishtuar, sepse shumica e njerëzve nuk duan të jenë në të.

• Hapi i parë për të përjashtuar gjërat e padëshiruara nga jeta është kjo: Vendos çfare do.

• Lindja dhe vdekja na imponohen... mënyra e të jetuarit mvaret nga ne!

• Besoj që sëmundja më e madhe nga e cila vuan bota sot, është mungesa e dashurisë...

• Shoqëria thotë:"Sa herë që të kesh nevojë për mua, unë do të jem aty!"
- Kurse Dashuria e vërtet thotë:"Nuk do të kesh kurrë nevojë për asgjë, sepse do të më kesh mua!"

• Për shkak të së Vërtetës janë krijuar Qiejt dhe Toka, për shkak të dashurisë ekzistojnë.

• اdo njeri ka mangësi, andaj mbuloj mangësitë të mos kenë pasoja afatgjate!

• S’ka dashuri pa dhimbje, tha lepuri dhe përqafoj iriqin...

• ثshtë e vështirë të luftosh kunder dëshirës, sepse ajo dëshiron çdo gjë të blen me çmimin e shpirtit!


Autor: Anum
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top