Sjellja e keqe e të tjerëve

"Sjellja e keqe e të tjerëve nuk duhet të ndikojë në gjendjen tonë të brendshme. Ndaloni të pyesni veten dhe të ankoheni për sjelljen e keqe të qenieve njerëzore. Dijeni një herë e mirë se ata janë në gjendje të japin më të mirën e tyre, por fatkeqësisht edhe më të keqen. Merrni vendimin për të mos u kujdesur për të metat e tyre, gabimet e tyre, pasi kjo shkakton vetëm reagime negative tek ju. Dhe duke qenë se ka një korrespodencë midis asaj që bëni dhe gjendjes që ndjeni më pas, nëse jeni kaq të ndjeshëm ndaj veprimeve të këqija të të tjerëve, do t'ju pushtojnë ndjenjat armiqësore: zemërimi, agresioni, inati, etj. Dhe një ditë edhe fytyra juaj do të pasqyrojë të gjitha ndjenjat negative që keni ushqyer. Njerëzit inteligjentë nuk e bëjnë gjendjen e tyre të brendshme të varur nga sjellja e të tjerëve. Ju do të thoni se zemërimi dhe indinjata shpesh janë të justifikuara. Po, pa dyshim, por dijeni se as zemërimi dhe as indinjata juaj nuk do t'i ndryshojnë njerëzit"

✍️Omraam Mikhaël Aïvanhov
Në shqip by Lauri 👍

..do dëshiroja të jemë në atë gjëndje të mos influencojë tek unë sjellja e keqe e të tjerëve.
Nga ana tjetër them; ok nxirre jashtë atë anën e kundërt tënde dhe tregoje ashtu siç është. Edhe ky është një mësim për vetën tënde...të njohësh dhe të pranosh edhe atë anë, është e jotja(e imja)...por më karar 🙂
 
Sjellja keqe sme ndikon fare. Njerezit te tille mundohem ti mbaj larg jetes teme. Dhe nese jam e detyruar te kem komunikim me to nga rretha te ndryshme per mu eshte thjesht nje person i panjohur
 
Eh sjellja e keqe.
Më rastisi të punoj me një të njohurën time.
Më egoiste dhe më të paedukatë se ajo nuk kishte.
Nga 5 fjali që nxirrte nga goja,4 i kishte me ofendim.
Madje arrita deri aty saqë po vija karakterin tim në dyshim.
Nëse jam e aftë apo jo...
Shyqyr që shpëtova nga ajo..
 
Sjellja keqe sme ndikon fare. Njerezit te tille mundohem ti mbaj larg jetes teme. Dhe nese jam e detyruar te kem komunikim me to nga rretha te ndryshme per mu eshte thjesht nje person i panjohur
Unë i mbaj afër se dua ti luftoj 😁
Më duhen si replikë, ana tjetër e kundërt është e domosdoshme naqe 🤗
S'ka kuptim e mira pa të keqën pranë, ashtu si dita me natën... asgjë s'do ketë vlerë pa anën e kundërt.
Edhe ne vetë kemi anën e mirë gentile mirësinë e tjera vyrtyte të tjera, po ashtu kemi secili nga ne ka edhe anën e errët që mundohemi t'a fshehim ( e dikush e nxjerr shumë lehtë).
Edhe vetë Perendia ka nevojë për kundërshtarin e tij.👹...😁
 
Sigurisht që e mira dhe e keqja shkojnë bashkë. E keqja duhet për ta vënë të mirën në provë, që e mira të forcohet dhe të përmirësohet. Por e keqja në mënyrë të pashmangshme do të ndikojë në gjendjen psikologjike të njeriut, nuk mund të luftosh dhe të jesh i qetë njëkohësisht. Atë pjesën e luftës dhe nervozizmin nuk e shmang dot, se ndjenjat janë natyrale dhe nuk i komandon dot me buton. Ashtu siç e mira ka nevojë për të keqen, edhe njeriu ka nevojë të provojë ndjenja të mira dhe të këqija, qetësi dhe shqetësime.
Ajo që mund të bësh më pas, është një shëtitje e gjatë në ajër të pastër, ku të qetësohesh dhe harrohesh, e ta largosh mendjen nga mendimet e këqija.
 
Kur shoh në forum Desen psh, me gjithë mirësinë e sajë, dashurinë dhe ëmbëlsinë që ka, mbushem me gëzim.
Fytyra më qesh në mënyrë instiktive, sytë më ndriçojnë deri në thellësi të shpirtit😍
Më transmenton ndjesi paqeje në çdo qelizë të trupit..ndjehem shumë mirë 😇🤷
IMG_20230115_145119.jpg
 
Vallai njehere ndoshta ma ben sjelljen e keqe nga budalliku i sinqeritetit tim,me iden e nje mundesie apo kush e di si i ka rrethanat tjeteri/a them,e ajt nje mundesi.
Dyten largohesh nga rruga e ime.
 
Cdo njeri tregon karakrerin e tij. Gjithmone e ruaj karakterin tim dhe nuk e lejoj ta ul veten ne nivelin e askujt. I dua dhe njerezit negativ, me pelqen ti luftoj dhe gjeja qe di te bej me mire ti acaroj nga me fjalet me te bukra te mundshme.
Asnjeher skam treguar ane negative. Valle nuk kam? Apo nuk ka ardhur momenti?
 
Top