"Situata politike dhe ajo çka pret populli i majtë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nëse PD-së i duhet një mandat për të krijuar qeverinë, PS-së i duhen 4 mandate për të balancuar forcat. E, në këtë proces, roli i LSI-së është vendimtar.

Tashmë kjo forcë politike ka në dorë nëse Shqipëria do ketë një qeveri të djathtë e të qëndrueshme, apo një qeveri teknike që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Qëndrimi zyrtar i LSI-së ende nuk është bërë publik.

Kjo vonesë e dëmton atë. Deklarata e z. Prifti, se do bashkoj votat me z. Berisha për krijimin e qeverisë së re të djathtë, e ka komplikuar shumë gjendjen. Po të shikosh edhe disa deklarime të eksponentëve të lartë të kësaj partie, del se ata bëjnë përgjegjëse PS-në për rezultatin e marrë nga LSI-ja.

Sipas gjykimit tim, pavarësisht se PS-ja bëri njëfarë fushate negative ndaj LSI-së, sipas parimit "çdo votë për LSI-në është votë për Berishën", fakti që një deputet i saj deklarohet në mbështetje të z. Berisha, krijon bindjen në elektoratin e majtë se PS-ja ka pasur të drejtë.

Përpos kësaj, që në fillim LSI-ja ndoqi një taktikë të gabuar elektorale. Zoti Meta, si një politikan me përvojë të gjatë në politikën shqiptare, nuk arriti të kuptojë që krijimi i një koalicioni do e dëmtonte shumë atë.

Siç dihet, LSI-ja krijoi një koalicion disapartiak, ku spikatnin parti të tilla si PSV91-shi e z. Koçi, Partia e Gjelbër e z. Guri dhe një parti tjetër e minoritetit egjiptian, parti të cilat, pak a shumë, nuk kishin as një vit jetë në skenën politike shqiptare.

Në këtë mënyrë, z. Meta bëri një autogol për partinë e tij, pasi rriti pragun e përfaqësimit në Kuvend, nga 3% si parti më vete, në 5% si koalicion.
Po të shikosh dhe të analizosh me vëmendje rezultatet nëpër qarqe, sheh që LSI-ja e ka kapur pragun e 3%-shit me shumë lehtësi në shumë prej tyre. Në rast se kjo parti do futej e vetme, unë besoj se nuk do binte poshtë 10 mandateve.

Prandaj, reagimi i eksponentëve të saj si z. Vasili, për të bërë me faj Kodin Zgjedhor, është i pavend. Pikërisht ky kod është shumë favorizues për një forcë politike si LSI-ja, gjithnjë nëse ajo futet e vetme në zgjedhje. Ajo e kishte eksperiencën e 2005-ës dhe nuk kishte pse të bënte akrobaci.

Për këtë arsye, gjetja e shkaktarëve tek Kodi apo hartuesit e saj, nuk është gjë tjetër veçse një justifikim për të nxjerrë nga situata e vështirë z. Meta, që e rriti pjacën e propagandës gjatë fushatës zgjedhore, nga 35 mandate, në 40 mandate. Kjo forcë politike duhet të analizojë shumë shpejt këtë situatë dhe të mos merret me fajtorët që i shikon në PS, sepse nëse ka të humbur nga ky Kod, është vetë PS-ja.

Z. Meta duhet të distancohet nga deklaratat e z. Prifti, të lidhë urat e bashkëpunimit me z. Rama dhe PS-në, por jo në kushtet e parafushatës që ai është lideri i së majtës dhe do jetë Kryeministri i ardhshëm, por në funksion të zgjidhjes së kësaj situatë të rëndë politike, gjithnjë në favor të spektrit të majtë.

Vetëm në këtë mënyrë, ai do rikuperojë sadopak efektin domino që ka sjellë deklarata e z. Prifti, e cila, uroj të mos jetë në atë shkallë sa e gjithë anëtarësia e LSI-së të humbë besimin tek lidershipi i saj e ta braktisë atë dhe forcën politike që ka votuar.\Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top