Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Aver

.
V.I.P
foto.php

Ekzaminimi i ADN është kyçi, është prova vendimtare. Por nuk duan ta bëjnë, sepse e dinë që mund të jetë revolucionare për shkencën, për fenë, për gjithçka”.
Kështu hidhet në sulm Zecharia Sitchin, më luftarak se asnjëherë. Babai i historiografisë heretike, sic e ka quajtur dikush, shkrimtari 12 në 14 libra të përkthyer në 25 gjuhë ka rrëfyer me mënyrën e tij origjinën e njerëzimit, lëshon sfidën e fundit: kërkon që të verifikohen, shkencërisht teoritë që ai i mbështet prej 30 vitesh. Takimi ndodh në shtëpinë e tij në Manhatan. Janë dashur muaj që të bindet të japë intervistë. Më pas, plakushi i madh, i adhuruar nga ufologë dhe të apasionuar pas teorive të misterit në të gjithë botën, ka thënë po. Përpara telekamerave nis të thotë një histori në dukje absurde: kanë qenë alienët kolonizatorët e parë të Tokës, dhe kanë qenë ata që kanë krijuar njeriun. Fabulë për një film fantashkencor. Por Sitchin betohet se nuk ka sajuar asjë. Thjeshtë ka përpunuar gjithcka që ka gjetur të shkruajtur në fushën mes Tigrit dhe Eufratit, djepi i të parit qytetëriim të njohur. Në ata tekste antikë sumerët përmendin me qindra herë fjalët “Nibiru” dhe “Anunnaki”.

Si mund të ketë lindur njeriu?

Falë një procesi inxhinierie gjenetike. Alienët, 300 mijë vjet më parë, kanë zbarkuar në Tokë. Me një teknologji që ne e zotërojmë vetëm sot, kanë manipuluar gjenomën e disa ekzemplarëve të Homos Erectus duke i shtuar ADN-së së tyre afro 200 prej gjeneve të tyre. Homo Erectus është zhvilluar aq shumë, ka mësuar të komunikojë dhe të përdorë veglat e punës. E transformuan në Homo Sapiens. Ne jemi produkt laboratori të krijuar për një qëllim preciz: të bëjmë skllevërit për të ardhurit nga hapësira. Aq superiorë, saqë të shfaqen si perëndi.

اfarë domethënie kanë emrat Nibiru dhe Anunnaki?

Nibiru do të thotë “planeti i kalimit’ dhe shfaqet në të gjithë vëzhgimet e tyre qiellorë. Për vite tërë, astronomët modernë kanë pyetur veten: ndokush mendonte se bëhej fjalë për Jupiterin apo Marsin. Por sumerët shkruanin se prej nibirut vinin anunnakët, që do të thotë “ata që erdhën nga qielli në tokë”. Si mund të vinin nga Jupiteri, që ka temperatura shumë të larta? Apo nga Marsi, pa ajër, pa ujë, pa jetë? Absurde. Sa më shumë studioja tekstet e ashtë, aq më pak kuptoja. Kështu, një natë thirra me zë të lartë: Anunnaki! Nëse ekzistoni, më thoni prej nga keni ardhur. U zgjova në mes të natës me përgjigjen: Nibiru është një planet më shumë në sistemin diellor.

E ku mund të jetë?

Ka një orbitë shumë eliptike. I duhen 3600 vite që të rrotullohet përreth diellit. Tani është larg, sipas llogaritjeve të mia do të jetë i dukshëm pas qindra vitesh. Por annunakët do të kthehen më parë. E kanë premtuar, është shkruajtur në të gjithë profecitë e lashta, edhe në Bibël: mendoj se do të ndodhë deri në fund të këtij shekulli.

Do të vijnë për të na shkatërruar?

Varet se kush komandon tani në Nibiru, nëse janë pasardhësit e atyre që na krijuan apo nëse tashmë mbizotërojnë ata që, i lodhur me ne, donte të na linte të vdisnim në fatkeqësinë universale. Se përmbytja e madhe është nëj fakt real, që ndodhi rreth 13 mijë vjet më parë. Por unë nuk do të shqetësohesha, madje më bezdis kjo tema e vazhdueshme mbi fundin e botës, për kataklizma. Njerëzit më kot kanë frikë. Cilido të ketë qenë interesi fillestar, Anunnakët jo vetëm na kanë krijuar, duke na bërë të ngjashëm me ta, por edhe na kanë dhuruar qytetërimin. Na kanë mësuar gjithcka që dimë. Nuk kuptoj përse duhet të na shkatërrojnë. Jemi bijtë e tyre, pak zhgënjyes, jo të përsosur, por gjithmonë bij.
Prindër në kuptimin figurativ…
Aspak. Tekstet e Mesopotamisë, që për mua janë një raport historik flasin ër takime të ndryshëm mes perëndive dhe tokësorëve. Duke analizuar gjenealogjitë e tyre, kam arritur në një provë të prekshme, që e e zbuloj në librin tim më të fundit: “Kur gjigandët banonin në Tokë”. Kam zbuluar se ekziston edne një femër e anunnakit, sigurisht e vdekur, por trupi i së cilës është gjetur dhe mund të vazhdohet me analizimin e ADN-së.

اfarë mund të zbulojë testi?

Nëse bëhet krahasimi mes gjenomës së saj dhe tonës, ndoshta do të gjejmë ata 200 gjene që na kanë shtuar, ndoshta do të zbulojmë përse ne sëmuremi me kancer dhe ata jo. Mbi të gjitha do të kemi demonstrimin e ekzistencës së tyre. Dhe do të ishte një ngjarje revolucionare. Për këtë arsye i kamë kërkuar tashmë botuesit tim italian që të pyesë Vatikanin se cfarë mendon. Nëse ekziston vërtetë një zbulim arkeologjik prej ku mund të shkëpusim ADN aliene, a duhet të bëhet testi apo jo? Mund të nxjerrë zbuluar një realitet që shkenca dhe feja nuk duan të zbulohet.
Domethënë një goditje për teorinë e Charles Darëinit dhe të gjithë dijet tona…
Përkundrazi, nuk ka asnjë konflikt me teorinë evolucioniste. Përkundrazi, do të shpjegohej edhe hallka që mungon mes Homo erectus dhe njeriut modern: sepse nuk ekziston, evolucioni ka vazhduar me një kapërim nëlaborator. Gjenet e shtuar janë ata 200, që na dallojnë nga majmunët. Por edhe ajo që shkruan Bibla është e vërtetë: kanë qenë Elohimët, siç thuhet në tekstin origjinal hebraik, që krijuan Adamin dhe Evën.

Teoria

Sipas S.N.Kramer profesor i Asirologjise, qytetërimi i sumereve ka qenë mjaft i evoluar. Ne studimin e tij Sumeret dhe rrenjet e historise ai flet per njohurite e sumereve mbi kozmologjine, principet morale, ligjet, recetat e para mjeksore etj. Sumeret banonin ne territoret e Mesapotomise, Iraku i sotem. Deshmite e tyre te shkruara shkojne 3500 vjet A,C. Ne Mesopotami ishin formuar disa qytete te vogla si Ur,Lagash ,Nippur dhe Eridu. Sistemi i tyre i numurimit ishte 60-sh.Pllakat e argjilit te 3000 vjeteve A,C tregojne per kete sistem numërimi qe ishte nje simbol per 1, nje per 10, nje per 60 nje per 600 dhe nje per 3600. Ne 2000 para krishtit keto simbole u zevendesuan nga dy simbole te reja , nje per 1 e tjetri per 10. Sistemi ishte pozicional psh per te shkruar numurat e medhenj perdorej metoda ne rritje dhe 60. E meta e ketij sistemi numerik eshte qe nuk kishte zero dhe as nje simbol per te ndare numurat ( tipi i presjes sone). Evolucioni i ketij sistemi numerik eshte i deshmuar ne pllakat e argjilit ne tekstet matematikore qe permbajne nocione te karakterit tregtar e ligjor.
Nga ky sistem numurimi linden tabelat e para te shumezimit, pjestimit dhe veprimeve te tjera. Ne vazhdim do te zhvillohej algjebra. Shkrimet sumere ishin te tipit kunjoforme dhe jane shume te veshtira per tu deshifruar simbolet.
Sipas Sitchin, sumeret jane produkt i ciftimit te nje race aliene me pamje te njejte si e jona. Keto qenie inteligjente qe sumeret i quajne Annunaki dhe Bibla i quan Nefilim, vinin nga nje planet me orbite eliptike e njejte si e nje komete, qe kalonte ndermjet Marsit e Jupiterit cdo 3600 vjet. Sipas Sitchin seleksionimi natyral i Darvinit eshte produkt i primateve superore nga te cilet ne vijme. Me vone u be nje hap drejt homo sapiensit. Po sipas Sitchin gjerat duhet te kene shkuar keshtu: Anunaket kane filluar te vizitojne token dhe bemat e tyre jane ato qe lexojme ne testamentin e vjeter ose ne epiken e Gilgameshit. Ne vazhdim ata e kane kolonizuar token. Duke pasur nevoje per njerez qe do te punonin ne minjera kane krijuar njeriun qe i korespondon homo sapiensit, i cili ishte gjeneruar per te punuar ne miniera. Grate tokesore u ciftuan me jashtetokesoret, çiftim qe solli sipas autorit gjigandet, nje race perfekte (Atlantet ndoshta dhe Lemuret).

burimi
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Një alien ka krijuar qenie të tjera?
Po alienët kush i krijoi?

Kjo tezë si një fluskë sapuni, shumë jetëshkurtër!
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Teza mund te jete si nje fluske sapuni, poaq sa mund te jene edhe tezat tjera fluska sapuni per nje tjeter; duke filluar qe nga pyetja se a ekziston me te vertete zoti dhe se si mund te duket ai. Apo pyetja, kush e krijoi zotin?

Rrjedhimisht teoria e Sitchin, ashtu si gjitha teorite tjera, eshte nje teori qe ja vlene te diskutohet perderisa nuk e kemi nje teori tjeter per te cilen mund ekzistoje nje pajtueshmeri e pergjithshme. Mua mu duk interesant si shkrim, por kjo s'do te thote qe me rrembeu dhe qe nga sot do te filloj dhe t'a marr kete teori si te mireqene dhe te pakundershtueshme. Eshte thjeshte nje teori qe nxit me shume debat, me shume kerkime, me shume mospajtime... e qe ne fund mund te rezultojne me teori akoma me te avancuara.
 
Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Aver,

nëse alienët janë krijuar vetvetiu, po aq gjasa ka edhe njeriu
të krijohet vetvetiu. Zoti bie në kategori tjetër.
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Ne cfare kategorie Ricky?

E di qe diku ne libra fetar pershkruhet si 'nur mbi nur', por cfare eshte kjo 'nur mbi nur'! Une nuk mund t'a zberthej per vete.
Personalisht besoj ne zot, sepse duhet te jete dikush qe na ka krijuar neve dhe te gjitha keto qe na rrethojne (natyren), si dhe harmonine apo balancen.. por si mund te duket krijuesi. E ka pare dikush, e ka pershkruar dikush ne menyre pak me te detajuar? etj.

Dmth jane pyetje e pyetje qe e ngacmojne gjithmone kurreshtjen e njeruit. Prandaj edhe teorite e ndryshme si ajo ne hapjen e temes psh.
 
Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Ne cfare kategorie Ricky?

E di qe diku ne libra fetar pershkruhet si 'nur mbi nur', por cfare eshte kjo 'nur mbi nur'! Une nuk mund t'a zberthej per vete.
Personalisht besoj ne zot, sepse duhet te jete dikush qe na ka krijuar neve dhe te gjitha keto qe na rrethojne (natyren), si dhe harmonine apo balancen.. por si mund te duket krijuesi. E ka pare dikush, e ka pershkruar dikush ne menyre pak me te detajuar? etj.

Dmth jane pyetje e pyetje qe e ngacmojne gjithmone kurreshtjen e njeruit. Prandaj edhe teorite e ndryshme si ajo ne hapjen e temes psh.

Po hyn në biseda që vetë nuk i ke të kjarta.

Qenie = njeriu,
Qenie = Alien,

Alien është e barabartë me njeriun, zotërat bien në kategori të zotrave.

Duhet që alienët të konsiderohen zotra, që të bien në kategori më
lartë se qeniet e tjera, e në këtë rast të njeriut.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Une e pranoj qe ne fillim se nuk pretendoj te qendroj ne lartesine e duhur per diskutime te tilla per vet faktin se ne te kaluaren nuk kam qene kushedi sa i interesuar as per gjenezen e as per religjionet. Por, pyetjet qe une ngrej jane pyetje te thjeshta e qe une mendoj se jane te bazuara ne logjike te thjeshte.

Per sa ke thene.. nese...

Njeriu = qenie
Kolonimi = qenie

Qe dmth i pari mund ta krijoj nje qenie tjeter. E njejta ka mundur te ndodhe edhe ne teorine e Sitchin, por ne ate rast eshte nje Alien.

Sa i perket zoterave. Cfare argumente kemi se ne cilen kategori bien perderisa nuk e dijme as si mund te duket/en!

p.s. pyetjet apo dilemat qe une i shtroj ne teme jo domosdoshmerisht te drejtohen ty personalisht. Jane pyetje qe mund t'i pergjigjet kush te doje.
 
Po mor djalë,

po kush e krijoi alienin?

E sheh se duhet së pari të zgjidhet problemi
i vetëkrijimit?
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Me ate logjike lind edhe pyetja, kush e krijoi Zotin?!
 
Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Me ate logjike lind edhe pyetja, kush e krijoi Zotin?!

Po më trego së pari si vetëkrijohet diçka, e mandej ta jap unë
përgjigjen e Zotit. (megjithëse ka tema ku kam dhënë mendime për zotin).
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Rrjedhimisht teoria e Sitchin, ashtu si gjitha teorite tjera, eshte nje teori qe ja vlene te diskutohet perderisa nuk e kemi nje teori tjeter per te cilen mund ekzistoje nje pajtueshmeri e pergjithshme.

"Teori" ne thojza, pasi Sitchin eshte e bazuar ne 60 vjet pune profesionale, me perkthime te teksteve sumere. Pra nuk ka top qe ja luan sepse kane nje baze te vertete.
 
Pe: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Po më trego së pari si vetëkrijohet diçka, e mandej ta jap unë
përgjigjen e Zotit. (megjithëse ka tema ku kam dhënë mendime për zotin).

Une nuk e di, prandaj edhe pyes.

Do te isha falenderues nese e sjelle ndonje link ku e ke dhene mendimin per zotin.
 
Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Po rri ricky, na mbush gjithmone me video. Sitchin i lexoj libra une, nuk i shoh video te bera nga ata qe nuk i pershtaten shkrimet e tij.
Logjike kundershtimi religjoz se ngelen pa Zotin qe ju predikojne besimtarve..;)
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e par

Une nuk e di, prandaj edhe pyes.

Do te isha falenderues nese e sjelle ndonje link ku e ke dhene mendimin per zotin.

Kërkimi nuk punon, andaj vështirë që do të mundesha të gjej diçka,
por hulumto vetë dhe besoj se do të gjejsh dskutime, për Zotin,
nëse më herët nuk kanë humbur!

ti nuk e din, dhe pretendon se kjo teori është e vertetë, ose
e mundur? Faktet? Apo krejt i merr kallëp (shabllone) të këtij teoristi
e sharllatani që ka për qëlli t¨mbush xhepat me para?

Po lëmë anash alienët dhe njeriun, po ku mbetet materia e Universi?
Ato kush i krijoi?

Nëse diçka vetëkrijohet, atëherë pse njeriu të mos vetëkrijohet?
Po edhe nëse alienët, njeriun e kanë krijuar, cili do të ishte
qëllimi i krijimit?

Dikush që sjell këso teori, duhet të jetë edhe i gatëshëm të jep
përgjgigje këso lloj pyetjeve!
 
Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Po rri ricky, na mbush gjithmone me video. Sitchin i lexoj libra une, nuk i shoh video te bera nga ata qe nuk i pershtaten shkrimet e tij.
Logjike kundershtimi religjoz se ngelen pa Zotin qe ju predikojne besimtarve..;)

Po sigurisht, edhe librat atij ia kanë sjellë alienët! :uff:
Bullshit.
 
Pe: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njer

Kërkimi nuk punon, andaj vështirë që do të mundesha të gjej diçka,
por hulumto vetë dhe besoj se do të gjejsh dskutime, për Zotin,
nëse më herët nuk kanë humbur!

Mund ti perserisesh nese i ke sjelle vet dhe nese nuk perton natyrisht.

ti nuk e din, dhe pretendon se kjo teori është e vertetë, ose
e mundur? Faktet? Apo krejt i merr kallëp (shabllone) të këtij teoristi
e sharllatani që ka për qëlli t¨mbush xhepat me para?

Ne asnje moment nuk pretendova qe mund te jete e vertete. E kam shkruar edhe me larte se eshte nje teori qe ja vlene te lexohet dhe te mirret parasyshe, perderisa nuk kemi nje teori rreth se ciles ekziston pajtueshmeri e pegjithshme.

Po lëmë anash alienët dhe njeriun, po ku mbetet materia e Universi?
Ato kush i krijoi?

Nese duhet te ekzistoj nje renditje atehere pyetje qe i prine kesaj larte eshte: kush e krijoi zotin?

Nëse diçka vetëkrijohet, atëherë pse njeriu të mos vetëkrijohet?
Po edhe nëse alienët, njeriun e kanë krijuar, cili do të ishte
qëllimi i krijimit?

Nese e ke lexuar me kujdes teorine e Sitchin, aty nuk behet fjale per krijimin e universit por vetem per krijimin e njeriut. Prandaj eshte mire qe diskutimi te reduktohet vetem ne kete pike dhe te mos mjegullohet akoma me shume.

Dikush që sjell këso teori, duhet të jetë edhe i gatëshëm të jep
përgjgigje këso lloj pyetjeve!

Jo, une nuk e shoh keshtu. Secili anetar eshte i lire te hap cfaredo teme qe te deshiroje perderisa nuk ben shkelje te regulloreve te forumit. Prandaj edhe une e hapa kete teme ne te cilen mund te diskutojme pa qene e nevojshme qe te kemi ndonje kualifikim superior.
 
Titulli: Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Po sigurisht, edhe librat atij ia kanë sjellë alienët! :uff:
Bullshit.

Ata personazhe qe paganet i quanin Perendi, dhe me vone me monoteizmin ja ngjeshen te gjithe historine nje Zoti te vetem, jane pikerisht ata-alienet qe religjoni jua sjell perpara ne menyre dogmatike.
Kleri e di shume mire Emrin e Zotit, dhe biri i kujt eshte..;) Po ju nuk duhet ta dini, se ku qendron besimi religjoz pastaj nqs nuk mbahehet sekret. Ku do hane buk gjithe ajo mori krelikesh qe fshehin te vertetat..;)
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar

Mund ti perserisesh nese i ke sjelle vet dhe nese nuk perton natyrisht.

Ne asnje moment nuk pretendova qe mund te jete e vertete. E kam shkruar edhe me larte se eshte nje teori qe ja vlene te lexohet dhe te mirret parasyshe, perderisa nuk kemi nje teori rreth se ciles ekziston pajtueshmeri e pegjithshme.

Nese duhet te ekzistoj nje renditje atehere pyetje qe i prine kesaj larte eshte: kush e krijoi zotin?

Nese e ke lexuar me kujdes teorine e Sitchin, aty nuk behet fjale per krijimin e universit por vetem per krijimin e njeriut. Prandaj eshte mire qe diskutimi te reduktohet vetem ne kete pike dhe te mos mjegullohet akoma me shume.

Jo, une nuk e shoh keshtu. Secili anetar eshte i lire te hap cfaredo teme qe te deshiroje perderisa nuk ben shkelje te regulloreve te forumit. Prandaj edhe une e hapa kete teme ne te cilen mund te diskutojme pa qene e nevojshme qe te kemi ndonje kualifikim superior.

A po e don edhe një torte me krem?
Ti po kujton që unë jam në gjendje të
mbaj mendt të gjitha gjërat që kam diskutuar
prej 2008?
Të thash se kërkimi nuk punon, apo dëshiron ndonjë
përkthim në ndonjë gjuhë tjeter?
Si dhe disa herë postimet kanë humbur.....
Kërko vëlla vet, nëse gjen, gjen, nëse jo s'kam ç'të bëj!

Unë nuk thash se Sitchin foli për krijimin e Universit,
por pyetja lind vetvetiu, kur flitet për krijim
nuk mundesh të flasësh për krijimin e jetës dhe njeriut,
pa e prekur edhe krijimin e materies dhe Universit.

Ai flet se ata neve na krijuan, ndërsa asnjë fjalë kush
i krijoi ata?

Kam thënë disa herë në tema të ndryshme,
se vetëkrijimin e jetës e anuloj, përshkak të shumë fakteve
që flasin se qeniet janë të krijuara, por jo nga alienët.
Jeta është aq e përsosur sa që një vetëkrijim do të ishte
i pamundshëm.

Nëse materia ka aftësi të njëjta krijuese në tërë Unviersin,
atëherë edhe njeriu do të ishte vetëkrijuar, s'ikurse janë
krijuar alienët.
Nëse dikush apo diçka i ka krijuar alienët, atëherë Ai do të
na kishte krijuarë edhe ne.

Se jeta është e programuar, vetëm leje xhizën pakëz le të prishet,
dhe nuk do të vonon deri sa të paraqiten krimbat e parë.
S'ka nevojë të vijnë alienët.

Sidoqoftë, siç thash edhe më lartë, kjo teori është si fluska sapuni...
 
"Pertej mendjes se Zotit"

Nqs deshironi te hapni dritare te reja ne horizontin tuaj, ju rakomandoj nja dy libra: "Libri i humbur i Zotit Enki" me autor Zecheria Stichin, ku i riferohet perkthimeve te shkrimeve antike sumere ne pllaka argjili e shkrime ne pllaka guri .
Dhe "Pertej mendjes se Zotit" me autor Alessio e Alessandro de Angjelis, ku merr per baze me teper shkrimet e librave antik.

Shiko fotografinë 1850650

Shiko fotografinë 1850651
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Perralla me mbret, per halloween shiten f0rt.
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

O Laur,

akoma bullshit po na sjell?

Të kam pasë thënë, s'ikur të kishin aq info (dituri) rreth
DNA-së, së pari do të ndryshonin DNA-në e vet,
të mos duken aq të shëmtuar, e pastaj të përmiresojnë
majmunët. Njese, sinqerisht më pëlqejnë majmunët...
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Lereni Zotin per tek nenforumi i fese. Ketu eshte nenforumi i shkences.

hajduti
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Teori utopike e pavertetuar mgjate subjekt i bukur filmi te stilit Don Brown.
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Teori utopike e pavertetuar mgjate subjekt i bukur filmi te stilit Don Brown.

Nuk jane fantazi te nxjerra prane nje tavoline duke shkruar nje roman, si Don Brown. Por rezultat i disa dekadash studime realiste, arkeologji e studime librash.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Une i besoj shkences se vertetuar per sa kohe ska vertetime ngelet vetem teori pa baze.
 
Titulli: Sitchin: kështu alienët mund t'a kenë krijuar njeriun e parë

Laur, postimet jashte teme, midis teje dhe loverboyt shkuan ne kosh dhe edituan, (fshi) pjesa qe ska lidhje me subjektin dhe u la vetem ajo qe ke replikuar me marlen me qe i ke brenda po te njejtit postim per te mos humbur rrjedhen e diskutimit, sa per postimin nr 22 te sygjeroj ta hapesh si teme te re para se ta dergoj ne kosh, e ke gati merre copy nga ketu sepse subjekti eshte tjeter.

Me t`mira.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top