Kresha
A pretty face can never trick me
https://postimage.org/app.php
Sistemi Periodik i Elementeve kimike i plotësuar me katër elementet e sapo-konfirmuara nga IUPAC (të paraqitura në figurë me ngjyrë të kuqe). Foto nga Robert Campion/Wikimedia; përkthyer dhe modifikuar nga Pendulum.
Unioni Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC) ka deklaruar se më në fund kanë arritur të kenë mjaftueshëm të dhëna për të konfirmuar zbulimin e elementeve kimike me numra atomik 113, 115, 117 dhe 118. Tani do të hapet procesi i emërtimit të këtyre elementeve me emrat e tyre të përhershëm dhe simbolet kimike me dy shkronja. Deri më tani, ata kanë pasur emra dhe simbole të përkohshme që rridhnin nga vendndodhja e tyre në sistemin periodik. Shtimi i këtyre elementeve plotëson periodën e shtatë.
Pas shumë vitesh përpjekjeje, shkencëtarët kanë arritur të gjejnë të dhëna të mjaftueshme për t’i konsideruar të zbuluara 4 elementet super të rënda (elemente me më se 104 protone), të cilat nuk ekzistojnë të lira në natyrë. Meqë kanë jetëgjatësi shumë të shkurtër, edhe pas arritjes së prodhimit të tyre në laborator, shkencëtarët kanë pasur vështirësi t’i riprodhojnë dhe t’i studiojnë. Këto elemente krijohen në përshpejtues grimcash, me përplasjen e bërthamave të tjera të rënda me njëra-tjetrën. Përpara këtyre elementeve, një shtim elementesh të reja në sistemin periodik është bërë para 5 vitesh kur janë shtuar Fleroviumi (114) dhe Livermoriumi (116).
Shkencëtarët që i kanë zbuluar kanë fituar edhe të drejtën për t’i emërtuar elementet e zbuluara. Ata do të propozojnë emrat e tyre të zgjedhur, të cilët sipas rregullores mund të jenë: koncepte mitologjike, emra mineralesh, emra vendesh apo shtetesh, veçori apo emra shkencëtarësh. Emrat e propozuar do të kontrollohen nga Divizioni i Kimisë Inorganike i IUPAC-ut dhe më pas do i paraqiten publikut për pesë muaj para se të bëhen emrat përfundimtarë të elementeve në fjalë. Elementi me numër atomik 113 do të jetë i pari element i emërtuar në Azi sipas The Guardian. Kjo pasi që ai është zbuluar nga grupi japonez në RIKEN duke përplasur rrezen e bërthamave të zinkut (Zn 70) me shenjën prej bërthamave të bismutit (Bi 209). Elementet 115 dhe 117 janë zbuluar nga grupi bashkëpunues mes Institutit të Bashkuar për Kërkim Bërthamor në Dubna, Rusi; Laboratorit Kombëtar Lawrence Livermore në Kaliforni, SHBA; dhe Laboratorit Kombëtar në Oak Ridge, në Tenesee, SHBA. Zbulimi i elementit 115 është vërtetuar edhe nga shkencëtarët suedezë nga Universiteti i Lundit, të cilët kanë arritur të prodhojnë me përplasjen e një rrezeje bërthamash kalciumi në një fletë të hollë americiumi. Elementi 118 është zbuluar nga bashkëpunimi i Institutit të Bashkuar për Kërkim Bërthamor në Dubna, Rusi me Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore në Kaliforni, SHBA. //npr.org
p.s. Nuk kishte nenforum rreth Kimise, ndoshta s'prish pune qe e postova ketu !