Sirianët pranë kufirit, pritet dyndje në Shqipëri

Malsi

Anëtar i Nderuar
01_NW17ALB_1205801k.jpg

Tashmë mbërritja e sirianëve në Shqipëri është e pashmangshme. Përpos agjencisë gjigante të lajmeve “Euronews”, e cila paralajmëroi përdorimin e Shqipërisë si vend transit edhe gazeta britanike “Sunday Time” e konfirmoi dje një gjë të tillë.

Kjo gazetë paralajmëron sërish se Shqipëria rrezikohet nga fluksi i emigrantëve për shkak se Maqedonia ka vendosur kontrolle të ashpra në territorin e saj.

Ndërkaq, Shemsi Prençi, drejtor i emergjencave civile pranë Ministrisë së Brendshme, tha se “do të kthejmë tre ish-qendra ushtarake në vende pritjeje për emigrantët”. Më tej ai ka shtuar se “nëse nuk do të jetë e pamundur të ndalim fluksin, do t’i akomodojmë emigrantët në disa hotele shtetërore që janë përdorur për pushimet e ushtarakëve në bregdetin shqiptar”.

Lajmi se Shqipëria mund të shërbejë si rrugë kalimi për emigrantët e ardhur nga Siria u bë i ditur disa muaj më parë. Një gjë e tillë u pohua edhe nga autoritetet vendase përfshi edhe Kryeministrin Edi Rama. Referuar burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, Gjirokastra, Saranda dhe Korça janë tri zonat ku kanë nisur përgatitjet, nëse sirianët do të vërshojnë drejt Kakavijës, Kapshticës dhe Qafë-Botës. Prej kohësh është paralajmëruar ndryshimi i linjës Greqi-Maqedoni.

Organizata të huaja si UNHCR, IOM, Kryqi i Kuq, “Save the Children”, UNICEF etj., u kërkojnë vazhdimisht autoriteteve shqiptare që të merren masat. Ato kanë ofruar çadra, kontejnerë, ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe mjete të tjera për këto raste. Pra, mes masave përfshihet edhe ngritja e të paktën 5 mijë çadrave në Gjirokastër, Sarandë dhe Korçë.

“Euronews” shtoi se vala e refugjatëve do të përshkruajë Shqipërinë për të mbërritur në gadishullin Prevalka të Kroacisë, duke kaluar më parë në Malin e Zi. Para pak javësh, përfaqësues të UNHCR-së, gjatë bisedimeve me zyrtarët shqiptarë kanë hedhur idenë për strehimin në Shqipëri të 3000 deri në 4000 emigrantëve sirianë.

opinion.al
 
Titulli: Sirianët pranë kufirit, pritet dyndje në Shqipëri

edhe keta na duheshin ne kete kohe neve....ne mire qe spo hame njeri tjetrin me dhembe lol

ishalla qellojne familje , e jo nga ata qe sa shohin nje femer shqyhen 4tsh, se i bi me u mbyll ne shpi fare :P
 
Titulli: Sirianët pranë kufirit, pritet dyndje në Shqipëri

Hej po gjithe kjo lufte ter keta te vrare akoma su shfarrosen keta,ku gjenden ter keta rrefugjate perdite,cudi e madhe skane mbarim keta!!!
 
Titulli: Sirianët pranë kufirit, pritet dyndje në Shqipëri

Hej po gjithe kjo lufte ter keta te vrare akoma su shfarrosen keta,ku gjenden ter keta rrefugjate perdite,cudi e madhe skane mbarim keta!!!

moj ti goce , po flasim per Siri , jo per shqiperi....

gjithsesi perpos ketyre batutave , pa kripe , sinqerisht si njerezore qe jam prekem.
por do kerkoja qe mos te shkelnin doren qe ju dha buke.....vetem kaq!
 
Titulli: Sirianët pranë kufirit, pritet dyndje në Shqipëri

moj ti goce , po flasim per Siri , jo per shqiperi....

gjithsesi perpos ketyre batutave , pa kripe , sinqerisht si njerezore qe jam prekem.
por do kerkoja qe mos te shkelnin doren qe ju dha buke.....vetem kaq!

E une per ata fola moj..sa e sa rrefugjate kane dale e sa jane vrare,ka me akoma,keta ne vend te pakesohen me shume po shtohen! Dhe nuk e them se jam cnjerrezore thjeshte po bej cudi nga gjenden ter keta...!
 
Titulli: Sirianët pranë kufirit, pritet dyndje në Shqipëri

kur lexova titullin se kuptova mir, thash eh tmerrshme Isisi ne Shqiperi :( :( edhe pse mund te jemi me tvarfer sesa europianet do i hapim dyert edhe per sirianet. Mbi tgjitha jemi njerez se gjynof ;( :( ka humb ndjenja e humanizmit e gjith bota esht inferiore ndaj ketyre njerezve :qan:
 
Back
Top