Një tjetër kosovar është vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Mediat në Prishtinë shkruajnë se Burim Demolli nga Kolovica e Prishtinës është vrarë në Siri. Ai kishte shkuar në Siri me gruan dhe katër fëmijët e tij, ndërsa nuk ka asnjë informacion për këta të fundit.
Ndërsa Policia e Kosovës nuk e pranon këtë ngjarje, pasi sipas tyre, nuk kanë ende informacione. Deri më tani, rreth 20 kosovarë kanë humbur jetën duke luftuar në Siri e Irak.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, mbi 100 kosovarë kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak.
/Shekulli