Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

Lauri

Anunnak
Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-itSIRI - Naman Demolli, i vrarë javën e kaluar në Siri, nuk është shqiptari i vetëm i rrjeshtuar në krah të rebelëve sirianë, që luftojnë për çlirim nga regjimi i Presidentit Bashar al-Assad.

Agjencia Ina citon fotoreporterin Vedat Xhymshiti, i cili ka thënë se ka takuar së paku dy grupe shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik.

Xhymshiti ka qëndruar disa muaj në vatrat ku janë zhvilluar luftimet, nga ku ka raportuar për disa media të mëdha ndërkombëtare. Tani ai është në Kosovë dhe ka treguar për takimet me bashkëkombësit e tij në shtetin ku nga marsi i vitit të shkuar ka filluar kryengritja e armatosur kundër Presidentit Al-Assad.

“Shqiptarët më kanë kërkuar që t’ua ruaj privatësinë dhe që identitetin të mos e paraqes për publikun dhe normalisht nuk kam shkruar. Veç, mund të konfirmoj se ka shqiptarë në Siri që luftojnë në krahun e forcave rebele”,- shprehet ai.

Kontaktin me grupin e parë të shqiptarëve që vepronin në qytetin Rastan, i cili ndodhet në provincën e Alepos, Xhymshiti thotë se e ka realizuar m e ndihmën e një komandanti të kryengritësve, i cili ia dinte prejardhjen dhe kombësinë. Ndërsa me grupin e dytë, thotë të jetë takuar rastësisht.
Balkanweb | Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it - Kosova
 
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

Kemi fillu me bo luftra ne tani , po per cfar luftojm per ideal, apo per idiotsi ?
 
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

hallall ju koft inshAllah kthehen gjall ne kosove :D
s'eshte lufta e vetme kjo qe bejne shqiptaret kan marre pjes ne shum luftera si spanje , kroacio , bosnje etj.
 
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

Allahu te na liroje dhe nga ju...nisuni se lufta s'ka mbaruar akoma. Beni bilete vetem vajtje, mos harxhoni para per kthim..:P
 
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

Allahu te na liroje dhe nga ju...nisuni se lufta s'ka mbaruar akoma. Beni bilete vetem vajtje, mos harxhoni para per kthim..:P

S'kem qa lypim atje pa jau hek kryt do tjerve ktu :D
 
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it


Lauri verehesh se je ne zor... po sakt ne Kosovaret do te shkojm sepse jemi musliman -te dorezuar Zotit.

Ne Kosova nuk jemi sikur Shqiperia, atje shum jan ateista. Edhe kur ne ne Kosov ishim ne luft, Shqiperia sishte askund edhe pse ishte shtet ne veti. Pastaj krejt Kosovaret thojn keshtu: ne e duam Shqiperina, a ata neve sna duan se kurr sna kan ndihmuar, e çesht kjo tani?

Ne kemi besuar Zotin dhe nuk i duam gjerat e padrejta -neqoftse shkojm atje -pasi po na e bani dert ju nga Shqiperia.



Poashtu pse po vendosen diteve te fundit artikuj veq per Fe islame ketu, per tu hap konfliktet. Kerkoj te na leni te qet, sepse edhe pse jam muslimane, ska nevoj askush te na bej kryt vrr-vrr ter kohen per Fe, sepse jeta ka edhe drejtim tjeter, pastaj shikoj kundershtaret e hapet anti islam ne forum virtual.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

Dashuria e shqiptarve te Shqiperise ndaj kosovarve eshte e vertete qe duhet te vihet ne dyshim. Qe ne luften e dyte botrore komunistet e Enverit perveç se e shiten Kosoven, bene edhe masakra ndaj tyre, si ajo e Tivarit. Haxhi Lleshi thoshte ne nje interviste qe: "Kosovarve ua beme mire se ishin reaksionare" Prandaj ne Al dihej qe ka kosovart jane shqiptar dhe kaq. Kjo ishte politika e "xhaxhit"
 
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

Eshte turp ndoshta te pyes, por kush eshte ASSADI?
Se ka edhe sh terma te tj qe skuptoj.
 
Titulli: Siri, grupe shqiptarësh në luftë kundër Assad-it

Assadi eshte Presidenti i Sirise, Bashar Al-Asad
 
Back
Top