Simulohet matematikisht fillesa e jetës në Tokë

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Martin Novak, biolog dhe matematicien i Universitetit të Harvardit, me modelin e tij matematik ka arritur të shpjegojë se si ka filluar jeta në Tokë duke i shprehur vargonjtë e ADN-së dhe ARN-së si rend numrash binarë, ku, sipas tij, rendet me informata të ndryshme binare zhvillohen në shkallë dhe shpejtësi të ndryshme.
Nisur nga kjo logjikë, ka arritur në përfundimin se rendet që janë të paraprira të rriten më ngadalë (bashkëdyzime të bazave purine dhe pirimidine) janë më të papëlqyeshme për mutacion, dhe si të tilla janë më të rralla. Kjo në kuadrin e evolucionit do të thotë se aftësia e një grumbulli përbërjesh të ndërlikuara aminoacidesh për të ndryshuar vetëvetiu me bashkëveprim të enzimave, nënkupton veçori themelore për zhvillimin e jetës: shumëllojshmërinë gjenetike, përzgjdhjen dhe mutacionin, dhe si e tillë i paraprin zhvillimit të jetës në Tokë, gjë që Novaku e quan sistem para-jetësor.


link Using Math to Explain How Life on Earth Began: Scientific American
 
Back
Top