Ultrazëri është mënyra më e sigurtë për të kuptuar nëse jeni shtatzënë me binjakë
Shiko fotografinë 1728687
Rezultati “shumë pozitiv” për vërtetimin e shtatzanisë
Me termin “shumë pozitiv” të rezultatit të testit për vërtetimin e shtatzanisë nënkuptojmë që nëse e bëni testin pas 1-2 dite pas përfundimit të mujoreve, vija (apo shenja +) në test është e dukshme dhe tregon që jeni shtatzënë. Në shumicën e rasteve, nëse testi bëhet kaq herët, vija në test është e zbehtë.
Testi i shtatzanisë mat nivelin e hormonit HCG (human chorionic gonadotropin), dhe besohet që gruaja e cila bart binjakë e ka nivelin më të rritur të këtij hormoni, për këtë edhe rezultati i testit është më i dukshëm.
Shtimi i shpejtë në peshë
Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 gjer në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzanisë edhe gjer në 20 kg.
Natyrisht kjo masë e madhe mvaret edhe nga shumë faktorë të tjerë duke përfshirë edhe peshën që gruaja e ka patur para shtatzanisë, ndërsa se sa duhet të shtoni në peshë gjatë shtatzanisë më së miri do të ju këshillojë mjeku juaj. Megjithatë, mos u habitni nëse pas 6 javësh, nuk mund të vishni më garderobën e vjetër.
Neveria, të përzierat dhe lodhja e mëngjesit më e madhe
Tek shumë shtatzëna të cilat bartin binjakë, neverinë dhe lodhjen e mëngjesit e kanë më të dukshme, por edhe kjo mvaret nga rasti në rast. Disa gra, të përziera nuk kanë fare ose i kanë më të lehta, përderisa disa tjera thonë që i kanë patur simptomet më të ashpra se sa kur kanë patur një foshnje.
Megjithatë, zakonisht gratë që bartin binjakë, ankohen për lodhje të jashtëzakonshme dhe humbje të energjisë. Poashtu, në disa raste në shtatzanitë me binjakë është më evidente rrahja e zemrës dhe paraqitja e pagjumësisë.
Lëvizjet e foshnjes ndihen më herët
Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjes, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët. Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dijnë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjes.
Gjithashtu, mund të ndodh që njëra foshnje të jetë jashtëzakonisht aktive dhe nuk mund të jeni të sigurtë nëse në bark ndodhet edhe një foshnje.
Nivel shumë i lartë i alfafetoproteinës
Për shumë nëna të cilat nuk ndjejnë simptome të tjera të pazakonta, kjo mund të jetë shenja e parë që të dyshojnë se mos ndoshta presin binjakë. Rezultati i lartë i AFP testit tregon ose anomalitë tek një foshnje ose egzistimin e dy ose më shumë foshnjeve. Pas këtij testi mjeku do të ju caktojë një vizitë ultrazëri, apo teste shtesë që të vërtetohet arsyeja pse janë rezultatet e larta.
Ultrazëri
Në fund, pa marrë parasysh këto shenja, akoma ultrazëri gjatë tremujorit të dytë është siguria më e mirë dhe më e saktë nëse keni binjakë apo jo. Në monitorin e ultrazërit do të vërtetohet lehtë se a bëhet fjalë për dy fetuse apo/ose për dy rrahje të zemrave.IKUB