Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Leximi-i-simboleve-te-rrobave.jpg


Të gjithë i kemi parë, por pak herë ua kemi kushtuar vëmendjen se çfarë duan të thonë në të vërtetë. Fjala është për simbolet e shkruara në etiketat e veshjeve tona, mosrespektimi i të cilave, shpesh na i ka dëmtuar ato.

Dora në enë me ujë

Do të thotë, që larja dhe shpëlarja e kësaj veshje mund të bëhet edhe me dorë dhe se duhet të bëhet me kujdes. Kini kujdes të mos e shtrydhni fort.

Temperatura në enë

Kur tregohet temperatura në gradë, me numra brenda një ene, tregon se ajo është maksimalja e larjes dhe se nuk duhet tejkaluar, pasi do të dëmtoni veshjet tuaja.

Trekëndëshi

Tregon se veshjet mund të zbardhen.

Rrethi me pikë

Një rreth me pikë brenda na tregon se mund të përdorim tharësen për këtë veshje. Temperatura e tharjes tregohet nga pika: 1 për temperatura të ulëta, 2 për temperatura të larta. Kurse ikona, e bllokon përdorimin e tharëses.

Kutia me tre viza

Nëse ju gjeni në etiketën e një veshje, një kuti me tre viza brenda tij, ai tregon se ajo nuk mund të centrifugohet. Dhe se duhet nderë, mbi një veshje tjetër në mënyrë që të përthahet, pa u varur sepse ju prishet.

Hekuri me pika


Simboli qe na jep dritën e gjelbër për të hekurosur një veshje. Pikat brenda tij flasin për nivelet e hekurosjes. Konkretisht, me tre pika kemi të bëjmë me veshje me pëlhura të tilla si pambuk rezistent, të cilat mund të zmadhohen në temperatura deri në 200 ° C. Kurse me dy pika, duhen temperatura të ulëta deri në 150 t° C dhe vetëm me një pikë, duhet të keni kujdes, se veshja është delikate.

tryeza
 
Pe: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

Vertet jane te nevojshme keta shenjat se ndryshe i con rrobat dem,per thjesht nje minut te vogel qe i kushton etiketes rendesi...Une i ndjek shume keta gjera e deri me tani sme ka ndodh te nxjerr jashte perdorimit ndonje rrobe...
 
Pe: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

une kur bej lavatrice i shikoj gjithmone ato simbolet ... kshu eshte kur ke ba shkollen e jetes ;)
 
Titulli: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

Tek rrobat e dimrit si pulovrat ose golfat spara i ve veshin por tek keto te beharit si kemisha, gjera te lehta i shikoj se aq duan ato dhe prishen LOL.
E hidhe posht pastaj
 
Titulli: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

Une shumicen e rrobave i ngjyros se di pse :p por shyqyr kto simbolet bejne te veten :D
 
Pe: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

Disa i dija disa jo :S
 
Pe: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

Kurse une si shof fare se i shef mami per mua :D
Per ti ditur i di si shenja se kemi pas nje lende 'ekonomi shpie' ne gjimnaz dhe i msoje kto gjerat e tilla :)
 
Titulli: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

laundry-label.jpg


me thjesht se kaq ska ku te veje LOL
 
Titulli: Simbolet, si lexohen etiketat e veshjeve

jam sh e kujdesshme me rrobat, me vjen sh keq qe per shkak te pakujdesise te demtohen...
po nganjeher jane gjera qe ndodhin...
dhe jo gjithmone na shkon mendja te etiketat, por keshillat jane shume te vlefshme :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top