Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Silikoni në gjoks, Franca rekomandon gratë ta heqin..

Ministria franceze e Shëndetësisë ka kërkuar nga mijëra gra franceze që t`i shmangen implanteve të gjinjve, të kryera nga një firmë lokale që eksporton produktet e veta nëpër vende të ndryshme të botës.

Silikoni-300x183.jpg


Sipas ministrisë, nuk ka rrezik të lartë nga kanceri, por rekomandohet largimi si masë mbrojtëse, pas shifrave jashtëzakonisht të larta të këputjeve të implanteve.

Vlerësohet se rreth 30 mijë gra në Francë kanë kryer operacione në gjinj, të kryera nga kompania “Poly Implant Prothese”.
Raportohet se më shumë se 300,000 produkte të kompanisë janë shitur nëpër botë, para ndalimit në vitin 2010, kur u konstatua se implantet kishin përbërës jo kualitativ.
Autoritetet franceze i kërkuan 30 mijë grave që të heqin protezat zmadhuese të gjoksit, pasi mund të jenë pjesë e një linje difektoze prodhimi, e cila mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin, përfshirë edhe kancerin.
Ishte gazeta “Liberation” ajo që publikoi për herë të parë skandalin, ndërsa autoritetet konfirmuan pak ditë më parë se mbushjet e silikonit kishin qenë problematike.
Ministria Franceze e Shëndetësisë zbuloi se protezat në fjalë ishin ndërtuar me një xhel silikoni të veçantë, i cili në shumë raste shpërbëhet dhe pëson rrjedhje, duke rrezikuar shëndetin e grave .
Policia franceze ka sinjalizuar marrjen e 2 mijë ankesave nga gra që kanë vuajtur këtë defekt, shumë prej të cilave kanë ngritur franceze padi ndaj firmës prodhuese, ndërsa mbi 500 e kanë hequr tashmë protezë.
Burimi: Sekrete Bukurie
 
Pe: Silikoni në gjoks, Franca rekomandon gratë ta heqin..

Eh te shkretat femra....E kam degjuar dhe ne tv kete lajm...
 
Titulli: Silikoni në gjoks, Franca rekomandon gratë ta heqin..

kame thane e keqja nga francezet vjen :P:PLOLLOL ...........jo se megjithemend eshte dicka serioze sepse i kishin bere me silikon industrial ncncncn
 
Titulli: Silikoni në gjoks, Franca rekomandon gratë ta heqin..

Dhe une e lexova kete, u bera merak ne fakt...

Per ato qe i kane dmth, jo per vete lol
 
Titulli: Silikoni në gjoks, Franca rekomandon gratë ta heqin..

Dhe une e lexova kete, u bera merak ne fakt...

Per ato qe i kane dmth, jo per vete lol

Hiq mos u be merak se dreqi i shtyri ato te bejn nje intervenim till kirurgjik per budallallaq!bota po alarmohet sot nga kanceri i gjirit dhe duku u mundu te parandalojn kete semundje e ato shkojn prekun mu aty, po keto sjan per tu dhimbsur aspak madje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back